Paralajmërimi i Berishës/ “Ky vend do të kthehet në çerdhe trafikantësh”
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar se me kët...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra, ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se qyteti bregdetar po boshtatiset dhe kjo nga keqqeverisja e tij.
Sharra ka theksuar se në këtë mënyrë qeveria po vret të ardhmen e rinisë duke vjedhur, grabitur e rrezikuar rëndë demokracinë e pluralizmin.
Fjala e plotë e Hysni Sharrës:
Të dashur miq!
Vij sot këtu përpara jush nga Vlora, nga qyteti i mrekullueshëm, të cilit prej 9 vitesh i është shkatërruar identiteti, i është shkatërruar trashëgimia dhe historia.
Sot Vlora nuk njihet më!
Sheshi i Flamurit u përgjysmua e shkatërrua sipas delirit e vulës së kryedelirantit.
Dikur dukej Monumenti i Pavarësisë dhe Shtiza e Flamurit.
Sot Monumenti i Pavarësisë ngrihet mbi disa shkallë të lyera me ngjyrë të zezë!
Për Vlonjatin, Sheshi i Flamurit ka qenë dhe është shtëpia e shpirtit të shqiptarëve, britmë, reflektim.
Ndryshimi, zhvendosja, zhdukja e simboleve nga vendet historike, nuk janë vetëm tallje apo teka të një njeriu mendjemadh, e vanitoz që ka vendosur të ndërtojë një histori tjetër e të shpikë simbole të tjera nga ato që na kanë lënë të parët.
Është një akt i pastër tradhtie!
Edhe Sheshi i Skelës është mbushur me piramida dheu e betoni për Liderin Global.
Të dashur miq! Vlora nuk ka më idenditet!
Në mendjen e krydelirantit të Shqipërisë, monumentet e heronjve, teatri, stadiumi, sahati, parqet, shkolla tregtare, çdo gjurmë e historisë, traditës e trashëgimisë nuk duhen më! Të prishen!
Madje këtij sekti nuk i duhen as vlonjatët e as shqiptarët.
Dhe Vlora po boshatiset.
Rinia po largohet, po largohen dita-ditës dhjetëra e qindra të rinj.
Sepse Edi Rama dhe sekti i tij që qeveris këto 9 vite është duke i larguar përdhunshëm nga Vlora dhe Shqipëria duke ua vrarë përditë shpresat. Përditë duke i varfëruar. Duke i bërë të ndihen të huaj në qytetin e tyre. Përditë ua bën qytetin të pajetueshëm!
Sepse Vlora sot është peng i abuzimit, i PPP-ve dhe aferave korruptive të miqve të Ramës.
Vlora sot është në mëshirë të fatit.
Qytet i bukur e i mrekullueshëm nga natyra, por i shëmtuar nga indiferenca vrastare e pushtetit!
Me ujë, sa mund të furnizohet e gjithë Shqipëria, por vlonjatët kanë vetëm dy orë ujë në ditë, ndërkohë që ujin e pijshëm e blejnë.
Me bregdetin më të bukur, por me turizmin e asfiksuar, pasi investimet në turizëm mungojnë.
Me burime të pashtershme energjie të riciklueshme, por Vlora dhe Shqipëria sot përballen me një aferë më të rëndë korruptive, se e incereratorëve, atë të TEC-eve lundruese, të cilat jo vetëm shkatërrojnë florën, faunën, ndotin bregdetin e Vlorës, por u rëndojnë xhepave të taksapaguesve shqiptarë.
Të dashur miq!
Prej 9 vitesh Shqipëria qeveriset nga ata që program kanë vetëm timonin, defin, tepsinë.
Prej 9 vitesh qeveriset nga ata, që në mënyrë të ndërgjegjshme vrasin të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, prej atyre që nuk e kanë për gjë të vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë e shqiptarëve, duke vjedhur, grabitur e rrezikuar rëndë demokracinë e pluralizmin.
Prandaj është detyra jonë që të gjithë atyre që po i bëjnë këtë gjëmë e gjenocid Shqipërisë të ikin një ditë me bishtin në shalë, të dëbuar nga ne, me turpin e mëkatin e zhbërjes dhe shkatërrimit të historisë, demokracisë e së ardhmes sonë!
Është detyra jonë t’i dalim zot Shqipërisë, të ardhmes, pluralizmit.
Nga Vlora dhe në emër të Vlorës e vlonjatëve ju garantoj se Rama e sekti i tij përgjigjen do ta marrin në 14 maj!/CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar se me kët...
Pas fjalës së kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka m...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë protestës, ku anë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se...
Sekretarja e Marëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj, është s...
Gjykata e Apelit ka vendosur për vazhdimin e gjyqit në the...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në prot...
Pas rreth 90 minutash seancë, trupa gjykuese e Apelit ësht...
Sekretari i FRPD, Grigels Muçollari, gjatë fjalës së tij në ...
Kryeministri Edi Rama dhe Mc Gonigal janë veshur nga prote...
Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë një vendim li...
Aktivisti dhe gazetari, Aulon Kalaja, ka deklaruar në ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa po marshon ...
Kreu i Partisë së Lirisë ka dalë nga selia për t’iu bashku...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu dhe ...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur për seancë...
Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim të Qeverisë, E...
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, në një deklarat...
Përfaqësuesi i PD-së zyrtare, Ivi Kaso, në seancën gjyqës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...