Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Kongresmenë dhe përfaqësues të shquar të politikës amerikane, që e duan Shqipërinë dhe çmojnë partneritetin me Partinë Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Këlliçi shkruan se është i nderuar nga nga mikpritja dhe dashamirësia e miqve tanë Amerikanë, të cilët kishin një vlerësim maksimal për Partinë Demokratike dhe rolin e saj në forcimin e partneritetit midis vendeve tona.
Postimi i Këlliçit:
Kënaqësi e privilegj të isha i ftuar në Capitol Hill në Uashington DC, ku pata mundësinë të takoj Kongresmenë dhe përfaqësues të shquar të politikës amerikane, që e duan Shqipërinë dhe çmojnë partneritetin me Partinë Demokratike.
U ndjeva i nderuar nga mikpritja dhe dashamirësia e miqve tanë Amerikanë, të cilët kishin një vlerësim maksimal për Partinë Demokratike dhe rolin e saj në forcimin e partneritetit midis vendeve tona.
I jam mirënjohës për kohën dhe vëmendjen e tyre Anëtarëve të Kongresit Amerikan:
Tim Walberg, Republikan - Miçigan
Robert Aderholt, Republikan - Alabama
Jeff Duncan, Republikan - Karolina e Jugut
John Moolenaar, Republikan - Miçigan
Louie Gohmert, Republikan - Teksas
Nicole Malliotakis, Republikane - Nju Jork
Gus Bilirakis, Republikan - Florida
Joe Ëilson, Republikan - Karolina e Jugut
Morgan Griffith, Republikan - Virxhinia
Mark Green, Republikan - Tenesi
Brian Fitzpatrick, Republikan - Pensilvani
Michael McCaul, Republikan - Teksas
Lucy McBath, Demokrate - Xhorxhia
Conor Lamb, Demokrat - Pensilvani
si dhe ish Kongresmenëve Lincoln Davis, demokrat i Tenesi dhe Patrick Murphy, demokrat Pensilvani, ish zv. Sekretar i Ushtrisë Amerikane dhe veterani i parë i luftës në Irak, i zgjedhur si Anëtar i Kongresit.
Në takime të veçanta me secilin nga miqtë e Shqipërisë, ndamë shqetësimin për gjendjen e demokracisë tek ne, për rritjen e autokracisë, arbitraritetit të qeverisë dhe përkeqësimin e standardeve të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Korrupsioni në Shqipëri është i papranueshëm dhe një çështje që duhet marrë shumë seriozisht.
I sigurova miqtë tanë se Partia Demokratike është e angazhuar në betejë për ruajtjen e demokracisë dhe vlerave të lirisë, si aseti më i madh publik në një vend me orientim e vokacion pro-Perëndimor dhe se Partia Demokratike ka qenë në 32 vitet e fundit dhe do mbetet edhe në 100 vitet e ardhshme promotor kryesor i miqësisë dhe bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA.
Patëm dakordësinë se qëndrimet e vërteta dhe transparente të miqve dhe partnerëve amerikanë dhe europianë do ta ndihmojnë Shqipërinë për daljen nga udhëkryqi.
Kapja e drejtësisë nga qeveria përmes një reforme të njëanshme dhe me axhendë, nuk i shërben qytetarëve dhe interesit publik. Qëndrimet e sponsorizuara pro-qeveritare të disa zyrtarëve nuk ndihmojnë, përkundrazi thellojnë krizën. Në këto kushte, mora mbështetjen e miqve tanë se një opozitë e fortë, e pakapur dhe që lufton çdo ditë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, është rruga më e mirë për t'i shërbyer vendit dhe marrëdhënieve jetike që kemi me partnerin e çmuar e strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, mora garancinë se vëmendja ndaj zhvillimeve në Shqipëri, do të rritet nga ana e tyre, si dhe përpjekjet për të parë realitetin në sy, ashtu siç është, të padeformuar nga asnjë faktor i ndryshëm./CNA.al
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, E...
Prej disa ditësh , qeveria ka ndërmarrë një nismë për ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, i ftuar në emi...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka publikuar në rrje...
Ish deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka komentuar ...
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka treguar historinë ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashp...
Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka qenë shpesh në shënjestër...
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka dhënë detaje nga taki...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk i ka kursyer kritikat ...
Kryedemokrati, Sali Berisha, ka folur sot për financim...
Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsion...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ish-k...
Është shtyrë me dy javë mbledhja e Këshillit të Mandat...
Nga Dan Friedman Në vitin 2018, “Mother Jones” raport...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi çështjen...
Monika Kryemadhi është shprehur në “Opinion" lidhur me...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur në lidhje me kallëzimin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...