LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma pretendon drejtimin e PD-së?

21 Shtator 2022, 09:23, Politikë CNA
 
Grida Duma pretendon drejtimin e PD-së?
Grida Duma

Midis 3 grupimeve të deputetëve demokratë, si të atyre që përkrahin Berishën, si të grupit që merr pjesë në mbledhjet e kafeneve me Alibeajn, si me ata 2-3 të tjerë që duket sikur vijojnë linjën e Luli Bashës, shfaqet herë pas here Grida dhe Salianji.

Grida është me doktorin kur vjen fjala për të ndarë pyetjen kush ka me shumë mbështetje në bazën e partisë, Grida është me mbledhjet e Enkelejdit kur i do qejfi Salianjit, sepse ndiejnë erën e ndonjë thele apo posti për shoqërinë e Salianjit.

Grida është me Luli Bashën kur diskutohet për çështje "parimore" të tipit "ka bo gabime po ne e pranojmë në radhët tona". Thjesht e ka koleg!

Kjo është Grida e bisedave të "WhatsApp"-it me Salianjin, ku thjesht po bënin nxemje erotike për "duelin" e nxehtë të darkës.

Grida Duma pretendon drejtimin e PD-së?

Dhe nuk ke ç'u thua! Se vërtetë nxemjen po e bënin në orar të punës, (dhe jo punë dosido, po punë për hallet e popullit), por ama jetojmë në një botë të lirë. Dhe mos kujtoni se po ziheshin jo! Njëjtë e vazhdonin dialogun edhe në darkë! Salianji duke lehur e duke thënë: "Po jam qen, jam pleh" dhe Grida që e lejonte duke i thene: "Q.. tani me kë të duash".

Gjithkush ka stilin e vet dhe stili nuk gjykohet. Fundja pushteti t'i jep ca liri më shumë që të eksperimentosh me stilet sa kohë që të rregullon xhepin. Pa llogaritur që nga ajo anë Grida e ka rregulluar gjithmonë veten. Shokët dikur i ka pas gjithmonë të zgjedhur. Ky Salianji i sotëm di di ta vërtisë kamerën. Aq më shumë që nuk rrihet dot vetëm! Dhe sa kohë që s'ka tjetër më të hajrit, ka njeriu me kë bën nxemjen me mesazhe në celular!

Grida Duma pretendon drejtimin e PD-së?

Të gjithë e dëgjuan Gridën kur ju drejtua Luli Bashës me: Na prij Lul Basha!

Sikur të mos mjaftonte patetizmi "alla Grida" për të qenë fals, Grida i shtoi si çdo gjëje që thotë edhe dozën e vet natyrale të falsitetit.

E meqë Luli ia doli të rrijë 8 vjet në krye të PD-së si recitues i rëndomtë dhe fals, pse të mos pretendojë edhe Grida që 8 vjet të jetës së vet t'i shtyjë si Luli?

Për të krijuar imazhin e vet prej gruaje të fokusuar, jo vetëm te Salianji (kur s'ke pula do hash sorrën që të vjen vërdallë) siguron edhe shoqërinë e ndonjë gruaje që shtyn jetën midis fluturimeve mendore që vështirë se do prodhonin të ardhura nëse nuk do të ishte rroga e deputetit. Grida si e ardhme e PD-së mund të bëjë atë që bëri Luli dhe të të fusë në listë sërish!

Grida Duma pretendon drejtimin e PD-së?

Kështu që kur këtej e tutje shikoni se si flet Grida dhe shëtitjet e saj nga një karrige në tjetrën, mos kujtoni se po bredh Lule më Lule.

Grida po mendon si lidere e ardhshme e PD-së. Pastaj do t'i gjejë një sistemim dhe Salianjit! Se do të ketë shumë punë me mesazhe. S'do të dijë kujt t'i përgjigjet më parë!

Grida është e ardhmja!

Dhe Doktori sapo deklaroi që duhen promovuar gratë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga