“Do të zhdukim drogën/ Berisha paralajmëron ata që morën licenca nga Rama për mbjelljen e kanabisit
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me prodhuesit e sektorit të bimëve mjekësore. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se ky sektor është injoruar.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ofron alternativë më të keqen që mund të ofrojë një njeri për sektorin e bujqësisë.
Berisha tha se më 11 maj, fermerët shqiptarë do jenë masivë në votën e tyre për fermën madhështore, për bujqësinë madhështore, për Shqipërinë.
“Pra, me të gjitha këto, desha t’ju siguroj se nga një sektor i injoruar, por nuk jeni vetëm ju, është në tërësi bujqësia, dhe çfarë alternative ofron Edi Rama?
E dëgjuat vetë, alternativën e një fermeri që i thotë se prodhimi mu kalb, nuk e shita dot, se ferma më falimentoi, por unë do të votoj ty. Jo, kjo është me zë dhe figurë.
Pra, Edi Rama ofron alternativë më të keqen që mund të ofrojë një njeri. Ofron shpëlarjen e trurit të njeriut që përbën dhe fatkeqësinë më të madhe njerëzore.
Moment që ne që kemi kaluar diktaturën komuniste, e dimë se çfarë do të thotë. Ne e kemi akoma të freskët kur ne rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës, diktatorit më të keq të të gjitha kohërave, por u gjetën qindra mijëra për të vendosur prapë shtatoren. Por ajo ishte shpëlarje truri dhe ajo nuk duhet të ndodhë kurrë.
Alternativa e Edi Ramës për fermerin, për bujqësinë, ishte kjo, më votoni, pavarësisht nga falimentimi, pavarësisht nga injorimi, pavarësisht nga dënimi që u kam bërë.
Se Edi Rama, prodhimin bujqësor, blegtoral e ndëshkoi me Ballkanin e Hapur. Hapi kufijtë, se nuk e bën asnjë vend në botë, e bëri si një argat i Vuçiç-it, ndërkohë që zotëria e tij i financon fermerët në gjithë Serbinë 8 herë më shumë se Edi Rama.
Atëherë hajde të bëjmë garë, unë 1, ti 8. Çfarë gare mund të bësh këtu? Nuk ka garë këtu.
Ndaj dhe fermerët falimentuan. Rriti çmimet e inputeve.
Myzeqeja kishte 35 mijë lopë race, i ka therur gjysmën sepse dengu i barit u bë shumë më i shtrenjtë se kilja e qumështit.
Dhe ky mori e ua hapi kufirin, vuri ligjin, votoi ligjin për të futur qumështin pluhur pa taksa. A mund të imagjinoni ta bëjë një njeri? A ka akt më shkatërrues për prodhuesit e qumështit në Shqipëri? Dhe tani shqiptarët blejnë djathë të bërë me qumësht pluhur.
Por ai e bazon të gjithë qëndrimin ndaj fermerëve në shpëlarjen e trurit, mu kalb prodhimi, e hodha në kanal, por prapë do të të votoj ty. Po mirë ti votoje, por ti ke një përgjegjësi për fëmijët tu, ti ke një përgjegjësi për nipërit e mbesat tua, ke një përgjegjësi për atë komunitet ku jeton.
Kur e sheh se njerëzit pikërisht se ti kalb prodhimin, ikin se nuk kanë çfarë të bëjnë, si mundet t’i premtosh votën një njeriu si ai.
Edhe njëherë i them atij fermeri të nderuar, fatkeq, se nuk e ke dëgjuar ndonjëherë të vetme të thotë patate, mollë apo groshë. Jo dhe jo, kanabis, kanabis dhe vetëm kanabis.
Po ç’të lidh ty me atë, si mundet? Normalisht një njeri që jeton me nder, me punën e tij, siç jetojnë fermerët, nuk mund të ketë armik më të egër se këtë njeri.
Unë kam besim të madh se më 11 maj, fermerët shqiptarë do të jenë masivë në votën e tyre për fermën madhështore, për bujqësinë madhështore, për Shqipërinë”,-tha Berisha./CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kryeministri Edi Rama, në një nga komunikimet e tij me pub...
Në javën e parë të këtij muaji është organizuar nga Kuvend...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...
Më 28 korrik të vitit 2024 kryeministri Edi Rama në fj...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte i pranishëm në...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Në matjet e dyta politike të bëra nga Barometri në Euronew...
Luli Basha nuk ka asgjë origjinale si politikan, përveç gj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjt...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka vizituar sot një ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishte s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...