Rama: Reformën në Drejtësi nuk e bëri as BE, as Amerika, por PS-ja
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...

Në javën e parë të këtij muaji është organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë takimi i dytë për gjetjet e komisionit të Posaçëm të Fatmir Xhafajt, enveristit të fundit, njeriut që dikur thoshte se është babai i reformës në drejtësi në Shqipëri dhe tani kërkon ta çmontojë atë sepse po arrestohen zyrtarë dhe hajdutë të Rilindjes.
Pjesë e grupit të ekspertëve në panelet e diskutimit ku është prezantuar edhe drafti i Planit Kombëtar të Veprimit për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit është dhe Dr. Klodian Rado.
Rado rezulton se është pjesë e grupit të ekspertëve të cilët bënë një përmbledhje të gjetjeve dhe rekomandimeve lidhur me draftin e Planit Kombëtar të Veprimit lidhur me shtyllën e Sundimit të Ligjit duke u fokusuar në garantimin e ndarjeve të pushteteve, pavarësinë e institucioneve të pavarura, rolin e Kuvendit në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, etj.
Dr. Klodian Rado është një konsulent emigracioni në Kanada dhe pedagog në Universitetin York në Kanada.
Por përtej CV-së së tij, Klodian Rado është njeriu që nuk arriti të provojë para Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) se kishte 15 vite përvojë si “jurist”, një kusht ligjor për të kandiduar për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Kandidati Klodian Rado, në mars 2019, dorëzoi aplikimin e tij për postin që do të realizojë inspektimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas konstatimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në momentin e aplikimit, kandidati Rado nuk e plotësonte kriterin e vjetërsisë në profesion.
KED vendosi të ndalojë kandidimin e juristit Rado me vendimin e datës 2 gusht 2019.
Klodian Rado, i cili ka punuar si ekspert pranë misionit EURALIUS, dështoi të provonte se ka paguar taksat për punësimin e tij gjatë periudhës 2003-2006, fillimisht si asistent në një zyrë avokatie dhe më tej në shoqatën “Për qytetërim e drejtësi”.
Kandidati Rado e ka pranuar pamundësinë për të siguruar dokumente ligjore për të provuar, sidomos punësimin në zyrën e avokatisë, por ai ka deklaruar se është i gatshëm që të provojë thëniet e tij me dëshmitarë. Ky sugjerim nuk është pranuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili konsideron si provë vetëm dokumentet dhe jo dëshmitarët.
Në një komunikim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, aplikanti për postin e ILD-së, Rado, është shprehur se:
“Në dijeninë time, për fat të keq, unë nuk kam e nuk jam pajisur asnjëherë me librezë pune. Të gjithë punëdhënësit e mi të mëparshëm, subjekte publike apo private, brenda apo jashtë Shqipërisë, nuk më kanë kërkuar dhe, si rrjedhojë, nuk më kanë firmosur asnjëherë këtë dokument”.
Më tej, në nëntor të 2019-ës, pasi KED vendosi të ndalojë kandidimin e tij, Rado bëri një kërkesë për heqje dorë nga kandidimi me justifikimin se duhej të shkonte pranë familjes në Kanada.

Rado po ashtu së fundi ka kandiduar për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Sot Klodian Rado që nuk arriti të vërtetonte vitet e tij të eksperiencës për mospagim taksash për punësimin e tij dhe përfitoi 2 paga me 100% e pagës bruto mujore për pozicionin e këshilltarit, është ekspert në Komisionin e Posaçëm të enveristit të fundit që kërkon të integrojë Shqipërinë në BE, njeriut që qëndron pas shumë skandalesh dhe aferash./ CNA

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...
Më 28 korrik të vitit 2024 kryeministri Edi Rama në fj...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte i pranishëm në...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Në matjet e dyta politike të bëra nga Barometri në Euronew...
Luli Basha nuk ka asgjë origjinale si politikan, përveç gj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjt...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka vizituar sot një ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishte s...
Turi i takimeve të drejtuesit politik të qarkut të Korçës ...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin për sportin p...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka b...
Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Soci...
Kandidati i PD-së në Tiranë, Grigels Muçollari, zhvilloi n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...