"Korça e para që dha shenjën se Shqipëria mund të arrijë standarde europiane"/ Peleshi takim me elektoratin
Turi i takimeve të drejtuesit politik të qarkut të Korçës ...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishte sot e pranishme në aktivitetin e organizuar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku sportistë elitarë dhe të rinj nga mundja, peshëngritja, atletika, arte marciale futboll, etj., demonstruan aftësitë e tyre, në një takim që kishte në qendër sportin si frymëzim dhe motor zhvillimi.
Ministrja Manastirliu prezantoi vizionin “Sporti 2030”, një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e sportit si pjesë e rëndësishme e jetës sociale, arsimore dhe ndërkombëtare të vendit.
“Në gjithë këto vite ia kemi dalë të kthejmë sportin në vëmendje për të rritur kulturën sportive dhe gjithashtu për të promovuar jetesën e shëndetshme duke filluar nga shkolla dhe duke vijuar me infrastrukturën sportive për ta kthyer sportin në një motor zhvillimi ekonomik për vendin”,-u shpreh Manastirliu.
Duke vënë theksin te puna me të rinjtë dhe masivizimi i sportit në sistemin parauniversitar, Ministrja Manastirliu theksoi programet shkollore që kanë nisur.
“Dua të ndalem te disa nga projektet e rëndësishme që kanë sjellë përfitime të mëdha në jetesën e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe kulturën sportive te të gjitha moshat. Një prej programeve të rëndësishme që kemi iniciuar në shkollat tona është programi i Ekipeve Sportive në Shkolla, që përmes bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me KOKSH-in dhe federatat e basketbollit dhe volejbollit, kanë arritur të angazhojnë më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza dhe djem, dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik të përfshirë në këtë program jashtëshkollor”,-tha Manastirliu.
Në drejtim të infrastrukturës, Ministrja nënvizoi progresin e arritur dhe planet për të ardhmen:
“Falë investimeve që kemi bërë në infrastrukturën shkollore, falë investimeve që kemi bërë në palestra, terrene sportive në 450 shkolla, 200 terrene sportive dhe palestra të reja të investuara nga qeveria shqiptare kemi bërë të mundur që programi i ekipeve sportive të zhvillohet dhe synojmë që brenda vitit 2030 çdo shkollë të ketë infrastrukturë moderne nga palestra, terrenet sportive edhe më shumë disiplina të përfshira në programin e ekipeve sportive. Infrastruktura sportive ka qenë pjesë e prioriteteve tona strategjike duke filluar nga investimet për parqet olimpike si Parku Olimpik i Tiranës apo stadiumi Air Albania, i Shkodrës, Elbasan Arena dhe deri në 2030 do të vijojmë investimet për stadiumin e Vlorës, Durrësit, Korçës dhe stadiumin "Selman Stërmasi" në Tiranë, ku ne po punojmë”,-tha Manastirliu.
Pjesë e rëndësishme e këtij vizioni është edhe mbështetja për sportistët elitarë dhe gjithëpërfshirja në sport. Ministrja u ndal te arritjet e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.
“Një gjë që na ka bërë gjithmonë krenarë janë arritjet t sportistëve tanë elitarë, ku në vitin 2024 Shqipëria mori medalje olimpike dhe falë sportistëve tanë elitarë kemi marrë medalje në disiplina të tjera si atletikë dhe peshëngritje. Nuk do të mungojë mbështetja për sportistë. Gjithëpërfshirja në sport për ne është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe jemi krenarë që në Lojërat Olimpike Dimërore të Torinos ne arritëm që të kemi 8 medalje olimpike për fëmijët me aftësi speciale, ku tashmë, falë ndryshimeve që kemi propozuar për sportin, do të kemi dhe Komitetin Olimpik Special.” tha Manastirliu./CNA
Turi i takimeve të drejtuesit politik të qarkut të Korçës ...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin për sportin p...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka b...
Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Soci...
Kandidati i PD-së në Tiranë, Grigels Muçollari, zhvilloi n...
Siguria rrugore është një fushë ku angazhimi i kujtdo ësht...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Partia Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me të ri...
Partia Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me të ri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, mori pjesë në një bashkëbisedi...
Pas Lulzim Bashës, mediat e urdhëruara nga burgu i Durrësi...
‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ ka komunikuar sot ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Cërrik me ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Cërrik me ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Cër...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Këtë të mërkurë, ‘PD-ASHM’ po zhvillon një bashkëbisedim m...
Eduart Ndocaj, i njohur si kaubojsi dhe deputeti i Ramës, ...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...