web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Është koha për një ndryshim”/ LaCivita: PD-ja ka plane për të ardhmen e të rinjve

16 Prill 2025, 14:28, Politikë CNA

“Është koha për një ndryshim”/ LaCivita: PD-ja

Partia Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD-së dhe kreun e PD-së, Sali Berisha. Në takim mori pjesë edhe këshilltari i fushatës, Chris LaCivita.

Në fjalën e tij, LaCivita tha se të rinjtë duhet të jenë aktivë dhe të angazhohen.

LaCivita u shpreh se PD-ja ka plane për të ardhmen e të rinjve.

LaCivita shtoi se është koha për një ndryshim.

“Duhet ndryshuar drejtimi dhe e ardhmja. Për këtë arsye duhet të votoni.  

Kemi një thënie në Amerikë: 'Bota ndryshon kur voton'.

Tradicionalisht të rinjtë janë aktivë. Kjo është shpresëdhënëse për vendin. Të rinjtë duhet të angazhohen.

Më e rëndëishmja për ne është të komunikojmë. Ka shumë mënyra komunikimi sot.

Edhe të rinjtë në SHBA janë aktivë dhe i janë përgjigjur Presidentit Trump.

Janë rrethana të ndryshme, por duhet t'ju sigurojmë se ka një parti që merret me planet për të ardhmen.

Është koha për një ndryshim”,-tha LaCivita./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga