“Nuk janë të gjithë politikanët në një kategori”/ Shehaj: Kush nuk bën punën, të largohet
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka vizituar sot një ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative të njësisë 15 në Tiranë. Berisha u ndal te dallimet e shërbimeve të ofruara për banorët në fshat, krahasuar me ata në qytet.
Në fjalën e tij, Berisha tha se në 12 vite të Edi Ramës, fshati shqiptar është ai që përjetoi dhe provoi pasojat më të rënda të këtij regjimi.
Berisha kujtoi se në tetë vitet e qeverisjes së tij, 2005-2013, u bënë ndryshime të mëdha në komunat e vendit.
Berisha tha se PD-ja ka një filozofi, që fshati të gëzojë të njëjtën infrastrukturë, pra të njëjtën rrugë, të njëjtin furnizim me ujë, të njëjtin furnizim me energji elektrike, të njëjtat kanalizime, të njëjtën shkollë si lagjja e qytetit.
“Në rast se vështrojmë këto 12 vite të Edi Ramës, fshati shqiptar është ai që përjetoi dhe provoi pasojat më të rënda të këtij regjimi.
Këto pasoja jashtëzakonisht të rënda filluan me të ashtëquajturën reformë e qeverisë vendore, ku ju humbët shërbimet që kryheshin në komunë dhe e tëra kjo ju la ju, pa shërbimet që meritoni.
Krijoi pas saj grupe të papërgjegjshme të emëruar dhe të pazgjedhur nga ju, të cilët nuk i jepnin kujt llogari përveç xhepit të tyre. Me reformën e quajtur territoriale, ju dha një goditje shumë e rëndë qeverisjes vendore, qeverisjes së qytetarëve, e cila kishte misione shumë të rëndësishme për zhvillimin e zonave.
Unë mund të ju them një aspekt. Gjatë viteve 2005-2013, ne kishim një raport me komunat e vendit dhe ky raport ishte i tillë. Bëni ju projektet ne të ua financojmë. Dhe kjo funksionoi në mënyrën më të mirë.
Qeveritë vendore projektonin rindërtimin e rrugës, rindërtimin e objekteve, ndërtimin e tyre, qeveria qendrore financonte.
Mund të ju them ju këtu se 2005-2013, se 2/3 e të gjitha investimeve të bëra në Shqipëri janë bërë në fshat.
Pse? Fshati për infrastrukturë ishte mesjetë, në kuptimin që rrugët ishin të paasfaltuara kudo. Po rrugë të paasfaltuara fshati ka pasur edhe në mesjetë, sepse kalonin qerret, etj. Ishin pa sisteme kanalizime, pa ujësjellësa, ishin me shkolla të rrënuara dhe ne investuam.
Mund të ju them se, shumë më tepër u investua në ato vite në rrugët rurale të marra së bashku, se sa në rrugët kombëtare të ndërtuara nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër.
Pse kjo? Ne kishim dhe kemi një filozofi, fshati, fshatari duhet të gëzojë të njëjtën infrastrukturë, pra të njëjtën rrugë, të njëjtin furnizim me ujë, të njëjtin furnizim me energji elektrike, të njëjtat kanalizime, të njëjtën shkollë si lagjja e qytetit.
Të shpallje një vendim të tillë, të dukej një gjë e vështirë, por absolutisht ishte plotësisht e mundshme. Dhe me këtë projekt ne ndërtuam dhe rindërtuam në zonat rurale 8300 kilometra rrugë.
Në këtë projekt ne ndërtuam dhe rindërtuam, 800 e ca shkolla, ne ndërtuam rreth 500 qendra shëndetësore.
Pra ne po punonim fort në këtë parim, që fshatarët aty ku jetojnë të kenë infrastrukturën që ka lagjja e qytetit.
Natyrisht atyre u mbetet barra e madhe e punës në bujqësi, femrave, menaxhimit të tyre, por shteti do të bëjë gjithçka për ta lehtësuar”,-tha Berisha./CNA
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka vizituar sot një ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishte s...
Turi i takimeve të drejtuesit politik të qarkut të Korçës ...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin për sportin p...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka b...
Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Soci...
Kandidati i PD-së në Tiranë, Grigels Muçollari, zhvilloi n...
Siguria rrugore është një fushë ku angazhimi i kujtdo ësht...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Partia Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me të ri...
Partia Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me të ri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, mori pjesë në një bashkëbisedi...
Pas Lulzim Bashës, mediat e urdhëruara nga burgu i Durrësi...
‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ ka komunikuar sot ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Cërrik me ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Cërrik me ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Cër...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...