“Ia hoqën 'non grata'-n këtij?”/ Rama ironizon Berishën: Nuk ndryshon ndonjë gjë
Kryeministri Edi Rama, në një nga komunikimet e tij me pub...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me prodhuesit e bimëve mjekësore. Në fjalën e tij, Berisha theksoi rëndësinë e këtij sektori për shoqërinë, por edhe për eksportin.
Berisha u shpreh se Shqipëria ka një pasuri shumë të madhe te bimët mjekësore e aromatike, por nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti.
Berisha tha se me projektin për Shqipërinë Madhështore e konsiderojmë sektorin e bujqësisë një sektor të rëndësisë parësore për realizimin e këtij projekti.
Berisha shtoi se për këtë sektor të veçantë PD-ja do ta subvencionojë çdo përpjekje për kultivimin, për mbledhjen, për grumbullimin, për përpunimin dhe eksportin e bimëve mjekësore.
Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama se që kur ka ardhur në pushtet, nuk ka folur asnjëherë për bimët mjekësore dhe aromatike.
“Shqipëria është ndoshta për sipërfaqe, kilometër katrorë, vendi më i pasur që mund të ekzistojë në bimësinë e saj, në biodiversitetin e saj.
Shqipëria ka një pasuri shumë të madhe te bimët eterovajore, bimët mjekësore, aromatike, që kanë një treg të pashtershëm, të garantuar dhe që nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti.
Është injoruar në një mënyrë ose në një tjetër.
Përveç kësaj, këtij sektori, që është sektor eksporti, këto vitet e fundit i ka ndodhur edhe një goditje shumë e rëndë nga narkoeuro.
Sepse ju jeni sektor eksporti dhe natyrisht transaksionet janë në dollarë dhe euro.
Krijimi i narkoeuros, zhvlerësimi i saj nga euro e bimëve helmuese, drogave, ka bërë që me qindra e qindra sipërmarrje eksporti të falimentojnë dhe me dhjetëra mijëra shqiptarë të humbasin vendet e punës.
Ne në projektin tonë për Shqipërinë Madhështore, e konsiderojmë sektorin e bujqësisë një sektor të rëndësisë parësore për realizimin e këtij projekti.
Dhe jemi zotuar për një përmbysje të plotë të sistemit aktual, të qëndrimit të këtij sistemi ndaj bujqësisë, blegtorisë, bimëve aromatike, etj.
Ne do të dyfishojmë buxhetin për këtë sektor dhe do të katër ose pesëfishojmë subvencionin për fermerët.
Do të subvencionojmë çdo hektar të mbjellë, çdo kokë bagëti dhe çdo fidan të mbjellë.
Për ju si sektor i veçantë do të subvencionojmë çdo përpjekje tuajën për kultivimin, për mbledhjen, për grumbullimin, për përpunimin dhe eksportin.
Ju garantoj se do të jeni një sektor me përparësi absolute.
Kjo përputhet 100 për qind me filozofinë tonë 'Made in Albania', prodhimi shqiptar.
Sepse ne këtë 'Made in Albania' e konsiderojmë levën e Arkimedit për të rritur rrogat, për të rritur pensionet, për të begatuar familjet, për të rritur prodhimin, për të konsoliduar ekonominë si ekonomi prodhuese.
Ne shpallim prodhimin si udhëheqës të ekonomisë sonë.
Sepse Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme prodhimi dhe prodhimi po bie prej disa vitesh.
Janë krijuar mangësi të mëdha në krah pune. Ikni u thoshte ky narkodiktatori, që siç keni dëgjuar ju, nuk e ka shqipëruar njëherë fjalën sherebelë, por ka shqipëruar qindra mijëra herë fjalën kanabis. I ka mbetur shpirti në drogë të ziut, paçka se droga është shkatërrim, është rrënim, droga merr jetë, droga shkatërron shëndet, shkatërron familje, shkatërron komb.
Dhe ky, që kur ka ardhur në pushtet, nuk ka folur njëherë për ullinjtë, për vreshtin, për mollët, për arrat, për gështenjat, për bimët mjekësore, për bimët aromatike.
Bima e vetme aromatike për narkodiktatorin është droga”,-tha Berisha./CNA
Kryeministri Edi Rama, në një nga komunikimet e tij me pub...
Në javën e parë të këtij muaji është organizuar nga Kuvend...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...
Më 28 korrik të vitit 2024 kryeministri Edi Rama në fj...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte i pranishëm në...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Në matjet e dyta politike të bëra nga Barometri në Euronew...
Luli Basha nuk ka asgjë origjinale si politikan, përveç gj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjt...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka vizituar sot një ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishte s...
Turi i takimeve të drejtuesit politik të qarkut të Korçës ...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin për sportin p...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka b...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...