
Fatmir Xhafaj ka kërkuar fonde shtesë për komisionin e tij të ashtëquajtur Antikorrupsion, që po lufton kundër SPAK-ut.
Mediat raportojnë se Kuvendi ka miratuar një fond rreth 500 mijë euro për komisionin e Xhafajt, me pretendimin se këto para do të shkojnë si pagesë për ekspertët.
Që të kuptohet qartë, Xhafaj ka marrë rreth 500 mijë euro nga Elisa e inceneratorit për komisionin e tij që punon në mënyrë abuzive për të shantazhuar organet e drejtësisë.

Ndërkohë që SPAK-u po lufton zyrtarët e lartë të Rilindjes, ndërkohë që Erion Veliajt i ngushtohet laku, Fatmir Xhafaj kthehet në skenë me komisionin e tij, të cilit i jepen edhe fonde.
Ky është momenti që SPAK-u të jetë më i fortë dhe më i vërtetë ndaj një njeriu, ndaj të cilit duhet të kishte filluar hetimi sipas ligjit antimafie. Nëse ka një njeri që duhet t’i hetohet gjithçka nga historia e tij politike dhe mund të përfundojë me keq se Meta dhe zyrtarët e Rilindjes, kryebashkiakë, ministra, etj., ai është Fatmir Xhafaj.
Por socialistët kanë gjetur enveristin e fundit për të shantazhuar dhe kërcënuar SPAK-un dhe ky është një veprim më shumë sesa politik, pasi po financohet një strukturë me qindra mijëra euro kur këto para mund të jepeshin për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi.
Në fakt, duhet mbështetur SPAK-u që ka prodhuar rezultate të mëdha në luftën ndaj korrupsionit, ka sekuestruar 150 mijë euro asete, ka goditur grupe kriminale, tashmë të provuar për lidhje të forta me politikën, ka ngritur akuzë për qindra zyrtarë të lartë, ka kryer me dhjetëra hetime pasurore.

Por në vend të drejtësisë financohet një komision nga Elisa e inceneratorëve, mbështetet një komision nga qeveria, sulmohet SPAK-u edhe nga opozita, sepse kjo është rruga për ta goditur këtë institucion për të frenuar luftën e vërtetë që po i bëhet korrupsionit.
Se çfarë lufte ndaj korrupsionit bën Parlamenti këtë e kanë parë shqiptarët në 3 dekada dhe kur ngjallet një shpresë për luftën ndaj korrupsionit dalin të tilla komisione, që drejtohen edhe nga njerëz të korruptuar, që përdoren nga politika, nga të dyja palët, sepse i shkon laku deri në fyt.
Kanë 3 dekada që po luftojnë dhe tashmë palët politike mesa duket kanë një dakordësi, palët që sillen sikur po bëjnë betejën parimore. Njëra palë madje thotë se ne e mbështesim SPAK-un, është produkti ynë, Amerika solli Noc Rrokun, etj., ndërkohë pala tjetër sulmon e akuzon me emra prokurorët e gjyqtarët.

Tani të dyja palët bashkohen te Xhafaj, japin edhe para që të kërcënojnë drejtësinë e vërtetë për luftën ndaj korrupsionit.
Megjithatë, nuk do të munden kurrë 500 mijë eurot e Elisës të ndalin luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, duke përdorur enveristin e fundit me shpatë në dorë.
Në fakt, duhet që të hetohen fondet dhe kostot që ka pasur ky komision, i paguar nga xhepat e shqiptarëve të varfër për të goditur SPAK-un, i cili është institucioni që po lufton korrupsionin./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka zhvillua...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë fjalës së tij...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Australia po d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, iu kundërpërgjigj zëvendëskrye...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka quajtur një nga aferat më...
Ka përfunduar pas rreth një ore protesta para Bashkisë së ...
Tedi Blushi ka denoncuar Erion Veliajn nga protesta para B...
Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi, k...
Aktorja Adriana Tolka ka mbajtur fjalën e saj në protestën...
Opozita po zhvillon protesë para Bashkisë së Tiranës, ...
Ka nisur protesta kundër Erion Veliajt para Bashkisë së Ti...
Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla, fol...
Sot u zhvilluan homazhe në nder të politikanit dhe kryetar...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë pjesë e trye...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka folur për marrë...
Opozita nuk tërhiqet në betejën e saj dhe protestat para B...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...