Takimi i dytë me Diasporën/ Rama, nesër në Itali
Të dielën, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim...

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, u shpreh nga selia blu se qeveria Rama ka vendosur të mos u njohë mësuesve më shumë se 20 vite punë, u mohon përvojën e punës, që është themelore në këtë profesion.
Sipas saj, arsimtarëve u mohohet përvoja e punës, tregues vendimtar në punësime dhe vlerësime profesionale ndërkombëtare.
"Sipas këtij vendimi, mësuesit i njihen vetëm 20 vite punë, pra deri në moshën 42-43 vjeç dhe pas këtyre viteve mësuesi nuk merr më asnjë vlerësim kur garon për ushtrimin e profesionit, duke u mohuar kështu përvoja e punës, tregues vendimtar në punësime dhe vlerësime profesionale ndërkombëtare, duke u vendosur në pozita diskriminuese ndaj kolegëve të tyre më të rinj që kanë më pak vite në profesion", tha ndër të tjera ajo.
Deklarata e plotë:
Partia Demokratike denoncon me forcë agresionin që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndërmarrë ndaj profesionit të mësuesit.
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr. 8, datë 03.05.2024 ‘Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, është shprehje flagrante e politizimit të sistemit të punësimit; e centralizimit të procedurave të punësimit; e mungesës së përgjegjësisë dhe respektit për punën dhe karrierën e mësuesve.
Sipas këtij vendimi, mësuesit i njihen vetëm 20 vite punë, pra deri në moshën 42-43 vjeç dhe pas këtyre viteve mësuesi nuk merr më asnjë vlerësim kur garon për ushtrimin e profesionit, duke u mohohuar kështu përvoja e punës, tregues vendimtar në punësime dhe vlerësime profesionale ndërkombëtare, duke u vendosur në pozita diskriminuese ndaj kolegëve të tyre më të rinj që kanë më pak vite në profesion.
Kreu V, pika 14 godet rëndë të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit edhe pse e ka fituar një herë. ‘Mësuesit që rezultojnë pa ngarkesë mësimore dhe mbeten të pasistemuar si pasojë e mungesës së vendeve të lira u ndërpritet marrëdhënia e punës me të drejtën e konkurrimit sipas këtij udhëzimi’.
Udhëzimi, nga njëra anë përligj dështimin e Rilindjes në arsimin parauniversitar, mbylljen e klasave dhe shkollave për shkak të shpopullimit dhe nga ana tjetër, shantazhon dhe mban në presion mësuesit sepse atyre u lidhen kontratat të përkohshme pune dhe janë të detyruar të konkurrojnë çdo vit për shkak të rënies së thellë të numrit të nxënësve.
Është antiligjore që të drejtën e ushtrimit të profesionit të fituar tashmë, të mos ta gëzosh dot për shkak të dështimit të sistemit, për shkak të dështimit të qeverisë dhe të detyrohesh të konkurrosh përsëri.
Qeveria e Edi Ramës, menjëherë pas ardhjes në pushtet, në kundërshtim me interesin publik, bëri një seri ndryshimesh në aktet ligjore dhe nënligjore duke cenuar profesionin e mësuesit dhe vënien e marrëdhënieve të punës së tyre nën trysninë partiake të Rilindjes.
Krahas ndryshimeve në ligjin nr. 69/2012 ‘Për sistemin arsimor parauniversitar’, Rilindja, gjatë periudhës 10-vjeçare të saj në pushtet, 2014-2024, ka ndryshuar 5 herë udhëzimin ‘Për procedurat e pranimit, pezullimit dhe të largimit nga puna të mësuesit’.
Udhëzimi nr. 35, I vitit 2014;
Udhëzimi nr. 38, I vitit 2015;
Udhëzimi nr. 13. I vitit 2019;
Udhëzimi nr. 12 I viit 2021 dhe së fundi
Udëzimi nr.8 i vitit 2024,
Këto Udhëzime, që mbajnë firmën e të gjithë ministrave të Rilindjes, flasin për:
– Trysninë politike, që Rilindja vijon të ushtrojë mbi mësuesit.
– Braktisjen dhe paaftësinë e kësaj qeverie për të zhvilluar burimet më të rëndësishme të sistemit, sikurse janë mësuesit.
– Papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, në menaxhimin e shërbimit arsimor, gjendja e të cilit u raportua si katastrofike nga vlerësimet ndërkombëtare të Pisa 2022.
– Mjerimin profesional të administratës së sistemit rsimor.
I bëjmë thirrje znj. Manastirliu të shfuqizojë vendimin nr. 8, vendim që i vendos mësuesit në tabelën e qitjes të shantazhit e presionit, që godet dhe asgjëson të drejtat e fituara profesionale.
Miratimi i statusit të mësuesit me qëllim garantimin e statusit të tij ligjor, ekonomik, të marrëdhënieve të punës dhe zhvillimit të karrierës, është objektiv kryesor i Partisë Demokratike që do të shmangë kontratat e punës me afat dhe do t'u garantojë mësuesve që ushtrojnë me dinjitet profesionin më fisnik, atë të formimit të brezave e të qytetarëve të Shqipërisë./CNA
Të dielën, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, denoncoi sot ...
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministr...
Kryeministri Edi Rama shpërndau këtë të premte disa certif...
Deputeti Agron Shehaj u shkëput nga Partia Demokratike dis...
Një nga sekretaret e partisë fantazmë të Lulzim Bashës, Al...
Kryeministri Edi Rama shpërndau këtë të premte në Hima...
Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, drejtuesi i PD-s...
Problemet me pronat në bregdet nuk janë të pakta, ndër...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e Hima...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Himarë, ku...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj shkrimit të medi...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median it...
CNA ka denoncuar prej kohësh lidhjet e drejtorëve të E...
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj Inspekt...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shthurur gojën dhe ka...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që...
Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetar...
Të enjten me 9 vota të mazhorancës është miratuar projektr...
Më 9 vota të mazhorancës është miratuar projektrezolut...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...