Berisha: Artur Metani, kriminel që zbarton urdhrat e Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj Inspekt...

CNA ka denoncuar prej kohësh lidhjet e drejtorëve të Erion Veliajt dhe përfshirjen e tyre në fushatat elektorale.
Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, një nga njerëzit pranë Veliajt, tentoi ta mohojë një gjë të tillë, duke thënë se drejtorët e arrestuar me urdhër të SPAK-ut nuk kanë qenë drejtues fushatash.
Megjithatë, Ndreca “doli zbuluar” nga drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi. Ky i fundit tregoi me emra drejtorët e Veliajt që kanë qenë përfshirë në fushatat elektorale dhe zonat ku ata kanë operuar.
“Konkretisht 3 drejtorët që janë sot në burg, Taulant Tusha ka qenë shef i fushatës, Mariglen Qato i deleguar te njësia 4, Redi Molla i deleguar te njësia nr 1. Ndërkohë nga ata që janë në detyrim paraqitje, Eglantina Zëre është kryetare e PS-së së Laprakës. Nëse zoti Ndreca nuk e njeh e ftoj të ma mohojë këtu. Dhe ndërkohë po ju marr vetëm një rast tjetër se këtë javë kemi bërë publikë dy administratorë komunash, të deleguarin politik të Dajtit, Qefalia, që me familjen e tij ka marrë 55 milionë euro tendera dhe nja 4 leje ndërtimi dhe rekordin Arben Malokun, drejtuesin politik të Zall Herrit, që ndërkohë që ishte punonjës dhe zyrtar i lartë i Bashkisë Tiranë ka marrë 34 milionë euro tendera nga Bashkia e Tiranës dhe 3 leje ndërtimi që shkojnë 30 milionë euro. Meqë nuk paskan qenë në fushatë këta”, theksoi Këlliçi.
Pjesë nga debati:
Këlliçi: Këta drejtorët që tha Ndreca nuk kanë qenë në fushatë, Konkretisht 3 drejtorët që janë sot në burg, Taulant Tusha ka qenë shef i fushatës, Mariglen Qato i deleguar te njësia 4, Redi Molla i deleguar te njësia nr 1. Ndërkohë nga ata që janë në detyrim paraqitje, Eglantina Zëre është kryetare e PS-së së Laprakës. Nëse zoti Ndreca nuk e njeh e ftoj të ma mohojë këtu. Dhe ndërkohë po ju marr vetëm një rast tjetër se këtë javë kemi bërë publikë dy administratorë komunash, të deleguarin politik të Dajtit, Qefalia, që me familjen e tij ka marrë 55 milionë euro tendera dhe nja 4 leje ndërtimi dhe rekordin Arben Malokun, drejtuesin politik të Zall Herrit, që ndërkohë që ishte punonjës dhe zyrtar i lartë i Bashkisë Tiranë ka marrë 34 milionë euro tendera nga Bashkia e Tiranës dhe 3 leje ndërtimi që shkojnë 30 milionë euro. Meqë nuk paskan qenë në fushatë këta.
Ndreca: Nuk thashë që nuk kanë qenë në fushatë. Thashë që nuk kanë qenë drejtues fushate.
Këlliçi: Në zonën e Zall-Herrit, ku nuk ka asnjë investim, asnjë punë të bërë në 8 vite nga bashkia, ka fituar Veliaj, pa shkuar asnjëherë me 72 për qind, ku drejtues politik ka qenë ky që ka marrë 34 milionë euro nga Ujësjellësi dhe Bashkia e Tiranës.
Ndreca: Nuk thashë që nuk kanë qenë në fushatë, nuk kanë qenë drejtues.
Këlliçi: Kanë qenë drejtues politikë.
Ndreca: Drejtues fushate ka qenë tjetër kush, kanë patur rol siç kanë të gjithë personat që punojnë në administratë. Nuk është e vërtetë kjo që janë punonjës të administratës dhe janë të sterilizuar nga aktivitetet politike. Po, kanë kufizime.
Këlliçi: Këta që ju përmenda unë kanë qenë të gjithë drejtues fushate. Këtë e di çdo njeri në Tiranë, nuk ka mundësi të mos e dish ti./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj Inspekt...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shthurur gojën dhe ka...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që...
Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetar...
Të enjten me 9 vota të mazhorancës është miratuar projektr...
Më 9 vota të mazhorancës është miratuar projektrezolut...
Zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, denoncoi ...
Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve. Kreu i Gr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, dje e ka marrë përgjigjen e...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka hedhu...
Ditën e sotme është raportuar se SPAK ka nisur hetim p...
Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar kontradikt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmua...
Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj Partisë Socialiste pa...
Përfaqësuesi i PS-së në grupin e dialogut për votën e ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë këtë të mërkurë ...
Sekretari britanik për Çështjet e Jashtme, David Camer...
Ish-zv.ministri i Finanave, Sherefedin Shehu ka reagua...
Në mbledhjen e kësaj të mërkure, në Komisionin e Ligje...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...