LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe këshilltarëve të dënuar

29 Janar 2023, 09:33, Politikë CNA

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe

Më 7 janar 2016 ligji kundër krimit në politikë i njohur si ligji i dekriminalizimit do të hynte në fuqi. Ligji nr.138/2015 mori votat e 131 deputetëve në parlamentin shqiptar, e nga ai moment është në fuqi.

FactCheck nga Arsen Rusta ka bërë një bilanc të këtij ligji në 6 vite ekzistencë.

Të përjashtuarit nga dekriminalizimi

Elvis Roshi është politikani lokal ndaj të cilit ky ligj u zbatua për herë të parë duke e nxjerrë nga politika dhe çuar deri në arrest.

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe
Elvis Roshi

Më 11 maj 2016 ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të kërkonte nga KQZ-ja formularin e Elvis Roshit, asokohe kryebashkiak i Kavajës nga Partia Socialiste.

Pak javë më vonë ai do të vihej në hetim për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit pasi sipas prokurorisë ai s’kishte shënuar dënimin e autoriteteve italiane në atë formular.

Më 14 qershor 2016 ndaj Roshit caktohet masa e arrestit me burg pikërisht për efekt të ligjit të dekriminalizimit.

Ndërsa më 23 dhjetor 2016 kryebashkiakut dhe dy deputetëve përkatësisht Dashamir Tahiri nga PD-ja dhe Shkëlqim Selami nga LSI-ja u hiqet mandati me kërkesë të sektorit të dekriminalizimit. E pas këtij momenti ky ligj nis rrugëtimin duke prodhuar efekte që vazhdojnë ende.

Në 2017 Prokuroria do të kërkonte t'i hiqej mandati për falsifikim të formularit kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe
Tërmet Peçi

Kjo kërkesë u rrëzua, ndërsa Peçi vazhdon të jetë kryebashkiak dhe ende në politikë.

Të njëjtin vendim KQZ e pati edhe për Adriatik Zotkajn, qytetarin e parë të Poliçanit, duke refuzuar kërkesën e prokurorisë për t’ia hequr mandatin.

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe
Adriatik Zotkaj

Një tjetër kryebashkiak, i cili ka kaluar në filtrat e dekriminalizimit është edhe ai i Krujës, Artur Bushi.

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe
Artur Bushi

Më 6 qershor 2016 prokuroria njoftonte se “Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin” të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Përtej kësaj kërkese dhe formularit të plotësuar prej vetë Bushit me një sërë episodesh përballë ligjit, arrestime e hetime, ai doli i pastër duke vazhduar një karrierë të gjatë politike.

Në shkurt 2017 dekriminalizimi nxori emrin e  Armando Prengës.

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe
Armando Prenga

Armando Prenga rezultonte i dënuar me vendim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë.

Gjithashtu ai rezultonte me precedentë penalë në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos.

Dekriminalizimi nga Kuvendi në Këshillat Bashkiakë

Krimi nuk ka tentuar të marrë poste vetëm në parlament përgjatë 2017, plotësimi i posteve në Këshillat Bashkiakë tregon se edhe për 79 vakancat aty ka pasur persona me probleme me ligjn.

Nga 79 kandidatë për të plotësuar vakancat në Këshillat Bashkiak, dy kanë humbur mandatin dhe 77 të tjerë e kanë marrë pas verifikimeve të bëra nga komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

Viti 2018 rezulton intensiv për komisionin shtetëror të zgjedhjeve dhe sektorin e dekriminalizimit.

Më pesë janar 2018 KQZ asokohe do të përjashtonte nga politika e parlamenti dy deputetë që do të humbnin mandatin, përkatësisht Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rahovica nga LSI-ja.

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe
Gledion Rahovica

Në vitin 2018 në formularin e vetëdeklarimit ka pasur këshilltarë që kishin marrë dënime me burgim me vendim të formës së prerë.

Në 2019, edhe pse u shpall fitues me votë, kryebashkiaku socialist për Shkodrën, Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen pasi ai u denoncua në media nga opozita për fshehjen e së shkuarës dhe problemeve ligjore që kishte pasur në Itali.

 

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe
Valdrin Pjetri

 

Ndaj tij u krye edhe një proces penal në gjykatën e Tiranës, ndërsa arriti të marrë vendim pushimi për akuzën e falsifikimit të formularëve, vulave e stampave.

Agim Kajmaku, në krye të bashkisë Vorë nga Partia Socialiste, do të ishte kryebashkiaku i radhës që në 2019 do të humbte mandatin e fituar me vota. Shkak u bë një dënim që ai kishte në shtetin grek dhe s'e deklaroi, ndërsa nga ai moment ai u vu përballë drejtësisë për t'u arrestuar vitin e shkuar në Itali si i dyshuar për trafik kokaine.

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe
Agim Kajmaku

I vetmi politikan që ka përfunduar në SPAK për efekt të ligjit të dekriminalizimit është qytetari i parë i Mallakstrës, Qerim Ismailaj.

Dekriminalizimi i nxori nga politika aktive/ Emrat e deputetëve dhe
Qerim Ismailaj

Ai vazhdon të jetë në detyrë, ndërsa SPAK-u kërkon të dënohet, edhe pse KQZ s'i hoqi mandatin pasi sipas prokurorisë ai ka fshehur të shkuarën kriminale në Greqi.

Për të SPAK-u kërkon përkatësisht 1 vit burgim, ndërsa pritet që vendimi i cili do t'i nënshtrohet procesit me gjykim të shkurtuar të shpallet më 2 shkurt 2022.

 

Lajmet e fundit nga