Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi edicionet e vitit 2022 të Barometrit të Ballkanit dhe SecuriMeter.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, u uroi mirëseardhjen të ftuarve në prezantimin e edicioneve të vitit 2022 të Balkan Barometer dhe SecuriMeter, mbajtur, sot në Bruksel, pas zhvillimeve të Samitit BE - Ballkan Perëndimor.
“Ndërsa shumë gjëra ndryshojnë, sondazhet tona të perceptimit të publikut dhe biznesit mbeten një tregues i vërtetë i opinionit në të gjithë rajonin. Herë herë rezultatet na befasojnë, herë shërbejnë si alarm, ndërsa herë të tjera konfirmojnë se përpjekjet tona nuk janë të kota pasi qytetarët dhe bizneset i ndjejnë përfitimet e punës sonë. 76% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e shohin bashkëpunimin rajonal një qasje të shkëlqyer”, tha Bregu.
Barometri i Ballkanit dhe SecuriMeter janë sondazhe vjetore të opinionit publik dhe të biznesit të porositura nga RCC, të cilat shqyrtojnë perceptimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe bizneseve të Ballkanit Perëndimor ndaj një sërë fushash e temash, si integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal, dixhitalizimi, punësimi, siguria, krimi i organizuar, emigrimi, radikalizimi online , etj. Ky është edicioni i 8-të i Balkan Barometer dhe i dyti për SecuriMeter për Ballkanin Perëndimor.
“Sot do të doja të mbani mend disa numra. 60 – është përqindja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që mbështesin anëtarësimin në BE, një shumicë ende edhe pse vitin e kaluar ishte 62%. Por nëse do të pyesnim qytetarët tanë sot për mendimin e tyre rreth integrimit në BE, besoj se do të kishim një shifër tjetër për shkak të zhgënjimit që vjen nga “JO”-ja për zgjerimin në BE të rajonit tonë 74 – është përqindja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që pohojnë se keqinformimi është një kërcënim për sigurinë në ekonomitë e tyre, ndërsa 1 në 3, vazhdimisht, e shohin korrupsionin si një kërcënim të madh për jetën e tyre. 67 – është përqindja e të rinjve që thonë se po e konsiderojnë që të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Vetëm 21% kanë besim te partitë politike, ndërsa 75% jo. 66 është përqindja e njerëzve që e shohin si problematike ndotjen në vendbanimin e tyre dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, 43 – është përqindja e bizneseve të Ballkanit Perëndimor që thonë se roaming pa pagesë në rajonin tonë ka pasur një ndikim pozitiv në veprimtarinë e tyre të biznesit”, shtoi Bregu.

“Më lejoni ta mbyll me këtë konkluzion: Nuk mund të ketë asnjë perspektivë të BE-së (të cilën qytetarët e mbështesin në nivelin 60%) pa bashkëpunimin rajonal mbështetur nga 76% e qytetarëve. Por ka më pak shanse për të bindur zërat e ashpër në BE se ne nuk do t'i shkaktojmë probleme BE-së nëse korrupsioni dhe krimi i organizuar janë ende një shqetësim për më shumë se 80% të qytetarëve. Do të jetë e vështirë për të përmirësuar rajonin e për ta kthyer atë në një qendër të madhe investimesh, nëse 67% e të rinjve do të donin të largoheshin jashtë vendit. Mediat sociale lidhin njerëzit, por keqinformimi po bëhet një kërcënim për sigurinë kombëtare në mbarë botën. E njëjta gjë vlen edhe për ndotjen e ajrit. Njerëzit që jetojnë në qytetet e Ballkanit Perëndimor humbin deri në 1.3 vjet jetë nga ndotja e ajrit, pasi popullsia është e ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë. Dhe së fundi: ku ka vullnet ka edhe rrugë. Ky është mësimi i nxjerrë nga “Roam Like at Home” që rajoni e filloi dhe e realizoi me sukses”, përfundoi Bregu.
Alessandra Viezzer, Zëvendës Shefe e Njësisë së Bashkëpunimit Rajonal dhe Programeve të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Evropian (DG NEAR), Marie Delile, këshilltare përgjegjëse për Ballkanin në Përfaqësinë e Përhershme të Francës në BE dhe Andrea Cascone, Drejtoreshë për Adriatikun dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, iu bashkuan Sekretares së Përgjithshme të RCC, znj. Bregu në hapjen e aktivitetit.
Prezantimi përfundoi me panelin e moderuar nga Radu Magdin, CEO në Smartlink Communications, me panelistët: Gentian Elezi, nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, Dimitar Bechev, Studiues vizitues në Carnegie Europe, Valbona Zeneli, Kryetare e Iniciativave Strategjike/ Departamenti në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë George C., Marshall dhe Dejan Jovi?, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit në Parlam...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi parlamenti bullgar i ...
Nuk ndalen reagimet zyrtare nga Bullgaria ndaj kryemin...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, një një deklaratë ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shpreh...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në një kon...
Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve, ku është diskut...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Bullgaria ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministr...
Pas Samitit të BE-së, kryeministri Edi Rama, në një in...
Zhgënjimi është i madh te kandidatët nga Ballkani Perë...
Një në tre shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht pun...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në...
Sonte në emisionin “Open” ka pasur një debat mes gazetarit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka njoftuar se në datën 7 ...
Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka komentuar deklara...
Kryetarja e LSI-së pasi paralajmëroi një tjetër dosje ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se opozita g...
Deputeti socialist, Etjen Xhafaj, i ftuar në emisionin “Lo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...