Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, një një deklaratë për mediat ka hedhuar akuza ndaj qeverisë për projektin për aeroportin e Vlorës duke thënë që është një skemë korruptive.
"Ditën e djeshme në kuvendin e Shqipërisë ngrita një çështje që si deputete dhe si kryetare e komisionit të integrimit më është dashur ta ndjek: aeroportin e Vlorës.
Një projekt që Kryeministri e shpalli fituesin dhe vendin e ndërtimit në mars 2021, pak javë përpara ditës së zgjedhjeve.
Ministrja Kumbaro ditën e djeshme deklaroi se 'njolla e projektit ndodhet në një zonë që nuk është zonë e mbrojtur kombëtare. Kjo është në njollën e vjetër të aerodromit'.
Këtu përpara jush po ju tregoj këtë pamje, në të majtë ne kemi zonën e Vjosë-Nartës e që ka qenë zonë e mbrojtur.
Në të djathtë kemi të njëjtin park, por që siç e shihni në mes aty ka një njollë aeroporti dhe rruge, tani pikërisht për atë njollë aty zonja Kumbaro thotë që është jashtë zonës së mbrojtur dhe jashtë parkut.
Ftoj çdo shqiptar që ta shohë me sytë e tij dhe të gjykojë vetë a është ky aeroport jashtë zonës së mbrojtur?! Përveç aeroportit ketu do të ketë dhe një zonë tjetër zhvillimore?
Por, përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit duke përdhosur një nga zonat e mbrojtura ligatinore projekti në vetvete është korruptiv.
Gjashtë muaj më parë i kam dërguar dy shkresa Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe gjithashtu edhe ATRAKO për të kuptuar se çfarë po ndodh për Aeroportin e Vlorës.
Nuk mora asnjë përgjigje serioze nga ministria, e cila refuzonte të kthente përgjigje përfshirë edhe kontratën, por edhe tenderin.
Arsyen e kësaj heshtjeje e mësova duke lexuar shkrimin investigativ.
Kontrata koncesionare me vlerë 138.2 mln euro është fituar nga një konsorcium që zotërohet nga dy kompani: e para është kompania turke që ndërtoi falas spitalin e Fierit dhe kompania e dytë është e afërt me kryeministrin.
Përpos kësaj, historia e garës së këtij koncesioni me vlerë 138.2 mln euro është e mbuluar me dyshime të mëdha. Pjesëmarrës në garë ka qenë një kompani britanike, e cila akuzon qeverinë se ka ndryshuar kriteret e garës pak ditë përpara përfundimit të saj. Dy javë përpara përfundimit të garës.
Pikërisht pas këtyre ndryshimeve, ka hyrë në lojë konsorciumi fitues që është regjistruar më 1 mars 2021 dhe është shpallur fitues 3 ditë më pas.
Unë e dëgjoj retorikën e qeverisë që justifikon e mbron korrupsionin sepse po ndërton vepra publike, jam e sigurtë që do t’i dalë për zot Rama si i ka dalë për zot çdo afere tjetër korruptive, por unë nuk bie dot dakord me shkeljen e ligjit, nuk bie dot dakord me këtë normalizim korrupsoni, nuk bie dot dakord me këtë lehtësi të frikhme për të pranuar korrupsionin si normë dhe vlerë.
Thjesht nuk është kjo mënyra se si unë e shoh Shqipërinë kandidate për në BE!
Jam e bindur që nuk është mënyra që shqiptari e sheh të ardhmen e shtëpisë së tij, e kombit dhe atdheut tonë.
Kontrata koncesionare që i është falur këtij konsorciumi dhe që do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur natyrore ka një vlerë prej 138.2 mln eurosh.
Sipas kontratës qeveria i ka garantuar konsorciumit se do t’i paguajë 9.6 mln euro apo diferencën nëse në 4 vite konsorciumi nuk fiton të ardhura nga fluturimet në këtë vlerë. Po ashtu nëse konsorciumi nuk fiton në vitin e 13-të shifrën prej 18.7 mln eurosh do të jenë taksat e shqiptarëve që do t’ia paguajnë.
Në total, në fund të kontratës koncesionare, kompania fituese e një tenderi që sot është dërguar në SPAK do të përfitojë 138.2 mln euro nga buxheti i shtetit një vlerë që sipas investigimit dhe letrave është 30% më shumë sesa kostoja e ndërtimit.
Kjo është një tjetër skemë tipike korrupsioni ku qeveria është e përfshirë dhe qartësisht ka favorizuar një palë. Në qoftë se do të kishte një garë, në qoftë se nuk do të ishte shkelur ligji, në qoftë se nuk do të favorizohej një kompani pranë qeverisë mund të kishim pasur investitorë të huaj, mund të flisnim për konkurrencë e treg të lirë. Sot fatkeqësia kryesore është kapitulimi i ekonomisë së tregut, me këtë sjellje e korrupsion për të komanduar çdo gjë e këdo.
Një skemë korrupsioi që sikurse gllabëron paratë e buxhetit, taksat e rritura që paguajnë shqiptarët po shkatërron dhe një tjetër pasuri kombëtare të atdheut tonë", tha Tabaku./ CNA.al
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shpreh...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në një kon...
Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve, ku është diskut...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Bullgaria ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministr...
Pas Samitit të BE-së, kryeministri Edi Rama, në një in...
Zhgënjimi është i madh te kandidatët nga Ballkani Perë...
Një në tre shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht pun...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në...
Sonte në emisionin “Open” ka pasur një debat mes gazetarit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka njoftuar se në datën 7 ...
Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka komentuar deklara...
Kryetarja e LSI-së pasi paralajmëroi një tjetër dosje ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se opozita g...
Deputeti socialist, Etjen Xhafaj, i ftuar në emisionin “Lo...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka “hedhur poshtë” d...
Kryetarja e LSI-së paralajmëroi dorëzimin e një tjetër...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është përplasur ...
Kryeministri Rama po krijon një frymë antieuropiane dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...