LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Partia e Borisov shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së”/ Rama: Tani duhet të veproni shpejt

24 Qershor 2022, 14:12, Politikë CNA
“Partia e Borisov shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit në Parlamentin bullgar, vendim që i hapi rrugën heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se parlamenti bullgar i shpëtoi fytyrën Bullgarisë dhe BE-së.

Rama shkruan kishte marrë një telefonatë nga kreu i opozitës bullgare, Boyko Borissov, që kishte pasur një rol përcaktues për të hequr veton.

Po ashtu Rama përcjell mesazhe të forta, ndërsa shkruan se “Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt”.

“Sapo mora një telefonatë nga @Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”-shkruan Rama./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga