Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit Serb Aleksandër Vuçiç përfundoi me sukses por marrëveshje nuk kishte.
Sipas Kryedemokratit marrëveshja nuk u firmos sepse Vuçiç sipas tij nuk ndjek interesat e kombit serb por atë të rusisë dhe se ky i fundit i kishte dhënë urdhër të mos pranonte planin e shtruar gjatë takimit.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Ohri një marrëveshje sui generis! Apo pa marrëveshje
Vuçiç nuk firmosi megjithëse Kurti pranoi asociacionin!
Miq, takimi shumë orësh i Ohrit perfundoi me ‘sukses’, por marrëveshja nuk u firmos sepse atë nuk e firmosi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e parafundit në Bruksel ai la të kuptohej se nuk firmosi mbasi kryeministri Kurti nuk pranoi të diskutonte për asociacionin. Kurse në takimin e Ohrit kryeministri Kurti pranoi të diskutojë për asociacionin dhe njëllojë si në Bruksel ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen franko-gjermane.
Në perfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai. Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb.
Pra në Oher nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qënë ligjerisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të së dakortësuar gjatë pocesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.
Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë. #sb/CNA

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit,...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dekla...
Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu ka bërë një gafë ...
Deputeti i Partisë së Lirissë, Petrit Vasili ka denoncuar ...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi e ka konsideruar reagim ab...
Gazetari Hysni Gurra ka ironizuar deputetin socialist, Ton...
Pas shkarkimit nga kreu i Policisë së Shtetit në ditët e f...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nadarë një foto sëb...
PD-ja e vulës ka zbuluar ditën e sotme kandidatin e saj pë...
Sot PD-ja e vulës pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ka v...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka kërkuar shqi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë përgj...
Ministri Bledi Çuçi gjatë Asamblenë e Partisë Socialiste k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje...
Presidenti Bajram Begaj dhe ambasadorja e SHBA, Yuri K...
Një vit më parë Lulzim Basha u largua kokë ulur nga se...
Gjergj Luca ka dhënë një lajm të gëzueshëm për të gjithë p...
Avokati Altin Goxhaj e cilëson vulën e PD-sënë duart e Enk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...