
Lulzim Basha, personi i akuzuar nga politika për vilat që ka marrë nga oligarkët, ka nxjerrë një “udhërrëfyes” se si të zbulohet korrupsioni dhe krimi i një figure politike.
Basha tregon se mënyra më e thjeshtë për të hetuar aferën e një politikani është të ndiqet paraja, të shihen shpenzimet dhe pronat e tij e të familjarëve të tij.
Ai thekson se ndjekja e parasë tregon se cili politikan është i pastër dhe cili jo. Madje ai sugjeron që të sekuestrohen pasuritë e politikanëve të korruptuar, duke e cilësuar si “thembrën e tyre të Akilit”.
Këtë “udhëzim”, Basha e jep në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto nga një takim në Dibër.

“Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.
Mënyra më e thjeshtë për të hetuar një çështje ku dyshohet se një figurë, në këtë rast politike është përfshirë në afera korruptive, ndiq paranë. Shiko çfarë shpenzon. Shiko pronat e tij dhe familjarëve të tij.
Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo.
Dosja e Ahmetajt, ku shfaqej se si qeveria vepronte si organizatë kriminale, tregoi dhe njëherë se duhet një paketë ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, duke nisur me:

Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;
Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;
Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;
Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve.
Ajo që i dhemb më shumë botës së krimit dhe të korruptuarve është sekuestrimi i pasurive”, shkruan Basha ndër të tjera./ CNA.al
Ministri i Mbrojtjes, zoti Niko Peleshi po zhvillon një vi...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një drekë info...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për mediat, ...
Pak minuta më parë ka përfunduar takimi informal i kryemin...
Partia Demokratike e vulës ka depozituar në Kuvend kërkesë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi...
Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka pritur në një t...
Ndonëse Yuri Kim është larguar nga Shqipëria si ambasadore...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmë...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit të raporti...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për media...
Deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë mbajt...
Të hënën, ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, n...
Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, u shpreh në...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi gjatë fjal...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së st...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar ...
Lulzim Basha, gjatë turit të tij të kafeve nëpër Shqipëri, k...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar për projektli...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kërc...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...