LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pyetje publike Lulzim Bashës/ Në pronësi të kujt janë këto dy vilat tek rezidenca e Agron Papulit?

28 Tetor 2019, 10:23, Politikë CNA
Pyetje publike Lulzim Bashës/ Në pronësi të kujt janë

Dje CNA.al publikoi një vëzhgim, ku vihej re se prej më shumë se një viti Agron Papuli, biznesmen dhe së fundi edhe ndërtues, nuk sulmohet më nga PD-ja.

Një mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, që kohë më parë cilësohej edhe si ortak i tij nga PD-ja, një njeri që akuzohej se kishte marrë 20 milion euro nga qeveria, tani nuk po përmendet më në daljet publike të Lulzim Bashës.

CNA.al solli disa materiale, të cilat mund t?i lexoni në linkun e mëposhtëm ku duket qartë se PD-ja po hesht totalisht ndaj Agron Papulit. Dhe dje thamë se ka diçka të çuditshme që Luli hesht. Ai shpesh ndodh që disa emra i harron. Disa i quan oligarkë, por sapo zgjidh hallet e tij, ua harron emrat.

Kështu është edhe rasti i Rrugës së Kombit, e disa raste të tjera.

Por, le të rrimë tek rasti më i fundit dhe më skandalozi.

CNA.al sjell më poshtë një foto,e cila ka të kornizuar dy vila. Fotot janë bërë tek rezidenca ?Long Hill?, në pronësi të Agron Papulit. Një rezidencë banesash luksoze në periferi të Tiranës, tek Rruga e Elbasanit.

Ne kemi një pyetje publike për Lulzim Bashën apo familjarët e tij. Le të na përgjigjet kush të dojë. Po të duan edhe me sulme si dy ditë më parë.

Po e kanë problem dhe hall të madh, le të përgjigjet kunati, vjehrri, kush të dojë. Ne nuk kemi asnjë problem. Thjeshtë dhe vetëm presim përgjigjen, por jo si ajo e shkollimit të Bashës, për të cilen i kemi nisur disa letra, por s?kemi marrë asnjë përgjigje.

Pyetja është e drejtpërdrejtë, në pronësi të kujt janë dy vilat në foton e mëposhtme?

Çfarë e lidh Lulzim Bashën me Agron Papulin?

A janë këto vila arsyeja e heshtjes së kreut të PD-së ndaj biznesmenit që ka fituar dhjetëra million euro nga qeveria e Edi Ramës?

Fotoja është mëposhtë. Presim që Lulzim Basha të na kthejë përgjigje publikisht. Vetë ose me të tjerë, si të dojë.

Detajet në rast se do t?i mbajë të fshehta, do ia themi ne publikisht. Janë disa vila që kushtojnë me qindra e qindra mijë euro. Ndoshta me miliona. Janë pjesë e një residence luksoze. Tani Luli do të na thotë publikisht. Të kujt janë dhe a ka ai lidhje me këto vila?/ CNA.al

Pse PD nuk flet më për Agron Papulin?

Lajmet e fundit nga