web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aktivisti rendit arsyet/ Pse qytetarët e Tiranës nuk duhet ta votojnë “Lëvizjen Bashkë” të Arlind Qorit

31 Mars 2023, 17:51, Politikë CNA

Aktivisti rendit arsyet/ Pse qytetarët e Tiranës nuk duhet ta

Aktivisti dhe studenti Andrea Bregu, i cili e ka cilësuar Arlind Qorin si kandidat të Erion Veliajt dhe këlysh të Goerge Soros, ka renditur 5 arsye se përse mendon se qytetarët e Tiranës nuk duhet të votojnë “Lëvizjen Bashkë” në zgjedhjet e 14 majit.

Arsyeja e parë, Bregu thotë është se “Lëvizjen Bashkë” është krijuar nga “Lëvizja Mjaft”, pjesë e së cilës më parë ka qenë kryebashkiaku i tiranës, Erion Veliaj.

Ai pretendon se një tjetër shkak për të mos i dhënë votën është se partia e Qorit financohet nga organizata “Olof Palme”, dxrejtioreshë e së cilës është një isha-anëtare e “Mjaft”-it.

Aktivisti thekson se arsyet e tjera lidhen me kauzat e dëmtuara nga lëvizja e Arlin Qorit para se të bëhej parti politike, duke nisur nga betonizimi i Liqenit të Tiranës në vitin 2016, rezistenca e studentëve në vitin 2018 dhe protestat e Maturantëve në vitin 2021.

Deklarata e plotë:

5 arsye nga Andrea Bregu për një qytetar të Tiranës për të mos votuar Lëvizjen e Arlind Qorit të Sorosit

“Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit nuk mund të përfaqësojë të pakënaqurit, skeptikët dhe elektoratin gri sepse është e faktuar që janë krijuar nga “Lëvizja Mjaft”, është financuar nga njerëzit më të afërt të Erion Veliajt tek “Mjaft”, i kanë shërbyer Ramës dhe Veliajt kundër interesave të Shqiptarëve duke sabotuar dhe vrarë çdo kauzë civile me ndjeshmëri publike.

Përse nuk duhet parë shpëtimi tek këlyshët e Sorosit?

Arsyeja dhe Fakti 1:

1. “Lëvizja Bashkë” nuk është gjë tjetër veçse Organizata Politike e cila është pjella e “Mjaft”-it e themeluar nga anëtarë të “Mjaft”-it si Arlind Qori, Leart Kola dhe Andi Kanaj pas ardhjes në pushtet të Rilindjes për të vrarë çdo iniciativë që do rrezikonte pushtetin e Ramës dhe Veliajt.

Cënimi i moralit të “Lëvizjes Bashkë” për kërkimin e votës:

Si do iu dalin përpara votuesve të Tiranës Arlind Qori, Mirela Ruko & Co për t’i kërkuar votën si parti që është një pjellë e “Mjaft”-it ku pjesë ka qenë Erion Veliaj? Si e justifikon garimin kundër Erion Veliajt Arlind Qori?

Arsyeja dhe Fakti 2:

2. “Lëvizja Bashkë” ose Organizata Politike është financuar nga “Olof Palme” ku Drejtoresha e “Olof Palme” për Shqipërinë është Plejada Gugashi, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e “Mjaft”-it dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë e Erion Veliajt tek “Mjaft”-i.

Cënimi i moralit të “Lëvizjes Bashkë” për kërkimin e votës:

Si i justifikojnë akuzat ndaj partive të tjera “Lëvizja Bashkë”, ku vetë financohen nga eksponentë të politikanëve që sipas tyre kanë mbi 30 vite në pushtet?

Arsyeja dhe Fakti 3:

3. Përpara se të ishin parti Organizata Politike sabotoi dhe vrau kauzën Kundër betonizimit të Liqenit të Tiranës në vitin 2016, duke larguar me forcë njerëzit që nuk binin dakord me bindjet e tyre komuniste duke përçarë rezistencën.

Cënimi i moralit të “Lëvizjes Bashkë” për kërkimin e votës:

Si i kërkojnë votat gjithë elektoratit në Tiranë kur veprimet e tyre të mëparshme në këtë kauzë kanë cënuar interesat e qytetarëve duke i shërbyer Erion Veliajt?

Arsyeja dhe Fakti 4:

4. Përpara se të ishin parti Organizata Politike me Lëvizjen Për Universitetin sabotuan kauzën dhe rezistencën e studentëve në vitin 2018 kundër Ligjit për Arsimin e Lartë.

Cënimi i moralit të “Lëvizjes Bashkë” për kërkimin e votës:

Si i kërkojnë votat e të rinjve dhe studentëve kur me veprimet e tyre të mëparshme kanë cënuar interesat e studentëve dhe të të rinjve për t’i shërbyer Regjimit të Ramës?

Arsyeja dhe Fakti 5:

5. Përpara se të ishin parti Organizata Politike me Lëvizjen Për Universitetin sabotuan kauzën dhe protestat e Maturantëve në vitin 2021 kundër padrejtësisë së bërë nga Regjimi i Ramës.

Cënimi i moralit të “Lëvizjes Bashkë” për kërkimin e votës:

Si i kërkojnë votat prindërve të fëmijëve kur me veprimet e tyre të mëparshme kanë cënuar të ardhmen e fëmijëve të tyre për t’i shërbyer Regjimit të Ramës?

Mos kërko shpëtim nga këlyshët e Sorosit, sepse ata të ofrojnë vetëm ferrin!!!/ CNA.al





Lajmet e fundit nga