“Mashtrimi me etiketat e lëndëve toksike”/ PD: Asnjë institucion nuk jep përgjigje, thirrje SPAK-ut
Partia Demokratike, përmes anëtares së Këshillit Kombë...

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka dalë me një ftesë për të gjithë partitë opozitare.
Teksa hedh akuza ndaj qeverisë, Duka kërkon që e gjithë opozita të marrë përsipër përgjegjësitë e saj.
Ai bën thirrje për bashkim dhe deklaron se duhet gjetur forca dhe duhet shkelur mbi inatet dhe dasitë e vogla politike.
Kreu i PAA-së thekson se opozita duhet të dalë para njerëzve me një ofertë më të mirë qeverisëse, për të marrë besimin e tyre.
Deklarata e plotë:
Të dashur miq e kolegë!
Ky vit politik është shumë i rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Zgjedhjet e vitit 2025 janë të rëndësishme po aq sa ato të vitit 1992, kur për herë të parë, pas gjysmë shekulli, drejtimin e vendit e mori një forcë tjetër politike.
Socialistët në pushtet, si asnjëherë në vitet postkomuniste, qëndruan në pushtet 3 mandate dhe po luftojnë “me çdo mjet e çmim” për të marrë mandatin e katërt.
Opozita, si asnjëherë këto 34 vjet, është e ndarë në shumë pjesë.
Ne të gjithë jemi koshientë se sa shumë ka degraduar pushteti i gjatë i socialistëve në korrupsion dhe inkriminim.
Demokracia jonë e brishtë, që gjithmonë është klasifikuar si hibride, tani nuk dihet më se çfarë emri mund të ketë. Pasi manipulimi i zgjedhjeve dhe deformimi i votës tashmë nuk synohet thjeshtë përmes dhunës dhe parasë, por më së shumti përmes ligjit.
Parlamenti ekzistues dëshmoi se është degraduar fatalisht, duke u vënë në shërbim të korrupsionit. Sa e sa ligje janë miratuar vetëm për interes të një biznesi apo grupe biznesesh? Janë miratuar madje edhe ligje e vendime, që ti mundësojnë edhe një politikani të vetëm të hipotekojë prona që nuk i takojnë.
Nuk ka çfarë të korruptohet më shumë sesa ligjvënësi!
Në vend që të jetë garancia e kontrollit të ekzekutivit, ligjvënësi është shndërruar në noterin e hajdutërive të ekzekutivit.
Ky vend sot nuk ka nevojë thjeshtë të ndërrojë kabinetin qeveritar!
Nuk ka nevojë të ndërrojë kryeministrin, ministrat dhe një dyzinë drejtorësh.
Ky vend ka nevojë të shkulë, të çmontojë, shkallmojë një sistem, një mekanizëm të tërë ligjor e administrativ që i shërben grabitjes së pasurisë dhe taksave të qytetarëve. Ligjet dhe mekanizmat e PPP-ve, koncesioneve, investitorëve strategjikë, investitorëve që regjistrohen në off-shorë, etj etj, janë sot vrimat e zeza që përthithin pronat, pasuritë kombëtare, taksat e qytetarëve dhe bashkë me to, edhe shpresën e tyre.
Kjo ka bërë që qytetarët të vazhdojnë të ikin. Numri i lindjeve bie, numri i nxënësve bie, numri i studentëve bie, numri i të moshuarve rritet.
Numri i lopëve, deleve e dhive bie. Sipërfaqja e tokës që mbillet dhe rendimenti i prodhimeve bien…
Në zgjedhjet e vitit 2025, nuk është thjeshtë në garë për të marrë pushtetin, por është një garë për të shpëtuar vendin.
Ndaj, ne duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona, si politikanë të përgjegjshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk kemi përpara një parti rivale, por kemi përballë tërë shtetin dhe pushtetin, me të gjitha mekanizmat dhe aset e tij. Kemi përballë edhe krimin e rrugës, edhe paratë e krimit të organizuar. Për këtë arsye, ne duhet të gjemë forcë dhe të shkelim mbi inatet dhe dasitë e vogla politike.
Duhet të bashkohemi!
Ne duhet të dalim para njerëzve me një ofertë më të mirë qeverisëse, për të marrë besimin e tyre. Vetëm me votë masive ne mund të fitojmë edhe mbi manipulimet që prodhon ligji dhe makineria ekonomiko-financiare e pushtetit./ CNA
Partia Demokratike, përmes anëtares së Këshillit Kombë...
Drejtuesja e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në P...
Anëtarja e Këshillit të Mandateve, Ermonela Felaj, ka ...
Anëtarët e Këshillit të Mandateve i janë drejtuar deputeti...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rep...
Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ka hedhur akuza të fo...
Në mbledhjen e Këshillit të Mandatit ku po shqyrtohet mand...
Sot është mbledhur Këshilli i Mandatit për mandatin e depu...
Sot po zhvillohet mbledhja e Komisionit Hetimor për Shënde...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në tubimin par...
Dashamir Shehi i LZHK-së bëri të ditur mbrëmjen e kësa...
Dashamir Shehi i LZHK-së ka zbuluar prapaskenat politi...
Në zgjedhjet e ardhshme pritet që të kenë për herë të parë...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një kërk...
Një tjetër kallëzim është dorëzuar në SPAK për kryebas...
Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë dhe Këshilli...
Lul Basha në seancën e djeshme të Kuvendit, nuk u ul k...
Erion Veliaj, kryetari i drejtorëve hajdutë të Bashkis...
Para godinës së Bashkisë së Tiranës, nënkryetari i Kës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...