
Në zgjedhjet e ardhshme pritet që të kenë për herë të parë disa parti opozitare që kandidojnë më vete.
Në zgjedhjet e mëparshme kanë qenë dy koalicione opozitare, siç ka qenë në vitin 2009, ku LSI dilte më vete me një grup partish, në atë kohë edhe LZHK-ja.
Kështu vazhdoi në 2013-ën dhe në 2017-ën, opozita ishte sërish e ndarë në zgjedhjet e 2021-shit, por zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do na japin numrin më të madh të koalicioneve dhe partive opozitare që kandidojnë përballë Partisë Socialiste.
I pari koalicion opozitar është ai i drejtuar nga PD-ja, ku pritet të përfshihen edhe disa parti të tjera të djathta aleate dhe besnike rreth Sali Berishës.
Një parti tjetër është “Mundësia” e Agron Shehajt, një parti e re nga një ish-deputet i PD-së, “zbulim” i Lulzim Bashës.

Gjithashtu pritet të dalë një parti nga një grup të inatosurish, të cilët, përveç Berishës, nuk duan më as Lulin në partinë e tyre. Kjo parti duket se po udhëhiqet nga Enkelejd Alibeaj dhe disa ish-mbështetës të Berishës apo Bashës, të cilët janë me mendjen e tyre, kundër të dy ish-liderave që iu kanë shërbyer.
Një parti tjetër opozitare është ajo e ish-kreut të PD-së për 8 vite, Lulzim Basha. Pasi dështoi me logon e PD-së për ta sjellë në pushtet, pasi e futi në konflikt, e përçau dhe e copëtoi, Luli pritet të dalë me partinë e tij që pritet të quhet Partia Demokratike Euroatlantike.
Janë disa parti të tjera të spektrit opozitar, të cilat ende nuk janë treguar të qarta se cilin pozicion do të mbajnë, me kë do të renditen, me Berishën, me Bashën, me Alibeajn, do të bëhen disa parti më vete, një koalicion me Agron Dukën, pritet të mbajë një pozicion Dash Shehi, PDIU e Shpëtim Idrizit duket më pranë qeverisë. Deri më tani duket se do të garojë dhe kjo parti më vete, që mandatet në fakt i siguroi si parti në koalicion me PD-në e Lulzim Bashës.
PL dhe PBDNJ duken më afër Sali Berishës, ku të njëjtat qëndrime shihen edhe nga LZHK-ja e Ekrem Spahisë.

Një rrëmujë e madhe në kampin e opozitar, ku të gjithë janë mbledhur para portës dhe duan të gjuajnë topin me portë bosh, duke u grindur se kujt i përket topi i sfilitur i llastikut opozitar.
Një tufë me parti, një mal me kryetarë, disa të vërtetë, disa gjoja opozitarë që thjesht dhe vetëm kërkojnë të qëndrojnë në politikë me hundë dhe inatet e tyre dhe në fund duke u grindur për të gjuajtur topin e kuptojnë se porta bosh është porta e tyre. Kanë shënuar autogolin e radhës dhe me gjithë këtë marrëzi thjesht i shërbejnë Edi Ramës./ CNA
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një kërk...
Një tjetër kallëzim është dorëzuar në SPAK për kryebas...
Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë dhe Këshilli...
Lul Basha në seancën e djeshme të Kuvendit, nuk u ul k...
Erion Veliaj, kryetari i drejtorëve hajdutë të Bashkis...
Para godinës së Bashkisë së Tiranës, nënkryetari i Kës...
Në muajin korrik pati një debat të ashpër në Komisioni...
Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Seanca e parë plenare e këtij sesioni të ri ishte pa d...
Këtë të hënë u hap sesioni i shtatë i legjislaturës së...
Lulzim Basha, kryetari pa parti, ka ndërruar karrigen ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
8 janari 2022 kujtohet si një ditë e zezë nga demokrat...
Pasditen e sotme është hapur sesioni i ri parlamentar. Te...
Pasditen e kësaj të hëne ka nisur punimet sesioni i ri par...
Kryeministri Edi Rama kujtoi diktaturën e Enver Hoxhës...
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, provokoi me d...
Kryeministri Edi Rama ironizoi Bashkimin Europian gjat...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...