"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...

Nuk e kam zgjedhur rastësisht titullin e filmit të regjisorëve Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, me skenar të shkrimtarit Nasi Lera, për t’i prirë këtij shkrimi për HAMIT BORIÇIN.
Jo ngaqë në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi, unë e nisa ditën sot duke e marrë në telefon për ta uruar HAMIT BORIÇIN në 95-vjetorin e tij të lindjes, pasi telefonata ime e urimit nuk ka asnjë lidhje me telefonatën e filmit.
Por, sepse m’u duk shumë pak ta mbaja urimin për të, brenda asaj telefonate.
Ndaj, për ta ndarë me ju, zgjodha pikërisht titullin e filmit “Telefoni i një mëngjesi”, edhe sepse ai film ka për subjekt punën e një redaksie gazete, me gjithë dinamikat, problemet, shqetësimet e dukuritë e një kohe tashmë të largët.
Por, edhe sepse për shumë e shumë vite jeta e HAMIT BORIÇIT si kryeredaktor ka qenë “Telefoni i një mëngjesi”.

Mbase e kam gabim, por me sa mbaj mend, edhe shumë plane të atij filmi janë xhiruar në redaksinë e gazetës “Bashkimi” ku Hamit Boriçi ka qenë kryeredaktor.
Pa e ditur se kë kryeredaktor ka pasur parasysh shkrimtari Nasi Lera kur ka shkruar veprën, unë dua të besoj se kryeredaktori i filmit është vetë kryeredaktori i shkrimit tim, i cili sot feston 95-vjetorin e lindjes.
Ka qenë pedagogu im i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Prof. Selami Tabaku, që më dha mundësina ta njoh HAMIT BORIÇIN kur unë isha student e ai kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”.
Që prej atij momenti e në çdo rast tjetër më pas, mirësia, thjeshtësia dhe dashamirësia, janë për mua cilësitë e spikatura të tij.
Besoj shumë se me ato cilësi më “ftoi” e më motivoi të zgjidhja e t’i jepesha më pas profesionit të gazetarit, ku modelet apo shembujt janë të rëndësishëm për të mundur të mbërrish tek ëndrra që zgjedh të bësh realitet.
HAMIT BORIÇI është pa asnjë mëdyshje historia e gjallë e shtypit shqiptar në gati një shekull.

Që prej mesit të viteve 1950 e tëhu, ai është po aq edhe historiani më me autoritet i asaj historie ku qe dhe ku mbetet protagonist me kontribute të çmuara si gazetar e si kryeredaktor, si lektor dhe profesor themelues i shkollës së gazetarisë në Shqipëri.
Kërkues këmbëngulës e qëmtues i vëmendshëm, punëtor i palodhur dhe i kujdesshëm ndaj çdo episodi a detaji sado periferik apo i parëndësishëm në dukje, HAMIT BORIÇI ka ditur të krijojë profilin e intelektualit fisnik dhe emërmirë.
Fjalëpak kur i duhet të flasë për vete, fjalëmbël dhe fjalëmirë për të tjerët, i matur e shumë serioz kur i duhet të vlerësojë punën e gazetarëve, drejtues i të cilëve ka qenë, e po aq fisnik në çdo fjalë që thotë për kolegët që nuk jetojnë më, HAMIT BORIÇI vjen sot në 95-vjetorin e lindjes edhe si modeli i qytetarit të angazhuar dhe veprimtarit të palodhur, që s’reshti e as nuk resht së punuari pavarësisht moshës, për të shpërfaqur dhe për të na e bërë të njohur gjithçka ka mundur të zbulojë, të njohë a të mësojë në jetën e tij të gjatë.
Ja, për këto arsye unë zgjodha ta ndaj me ju urimin në ditëlindjen e 95-të të Hamit Boriçit.
Sepse për Hamit Boriçin duhet shkruar e duhet folur me zë të lartë. Ai meriton vetëm nderim./CNA
Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të ...
Janë ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë. Kanë qenë më sh...
“Po këtë vit buxheti nuk ka reformë fiskale!” – pohoi gaze...
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën ...
Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pam...
Botuesi italian Carlo Bollino, i cili është kallëzuar në S...
Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...