Propaganda elektorale e kënetës dhe bufit
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...

Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, intervista, debate etj.), nga ora 07:00 deri në 24:00. E enjtja është dita kur zhvillohen edhe debatet më të rëndësishme. Për javën që lamë pas, besoj e vutë re, që debati më i fortë, apo le të themi kulmi i debateve, ishte te programi "Të Paekspozuarit", i Ylli Rakipit në "MCN". Nuk lidhet me publikimin e një ndonjë fakti apo ndonjë deklarate të rëndësishme, por sepse Andi Bushati u revoltua me dy koleget që ishin në studio ngaqë s’po e linin të fliste. “Do më lini ta përfundoj mendimin apo ta dhjes fare? – tha ai, ndërsa gazetaret filluan t’ia presin fjalën, në fillim njëra, pastaj tjetra e pastaj të dyja njëkohësisht. Bushati u çua, la studion dhe kur Rakipi i thërriste “O Bushat, o Bushat”, ai ia ktheu: “Ik o pirdhu”!
Fantastike ë? Ta thuash Live “ta dhjes”, “ik ore pirdhu”… ku ka më mirë për klikime.
Videoja u hodh në faqen e televizionit. Pastaj edhe portalet e tjera e morën me urgjencë. Sekuenca 50 sekondëshe u bë HIT. Në rrjetet sociale, media online e portale vërshuan titujt tipikë të këtyre ngjarjeve: “Plas në studion e TPZ”, “Plas keq në studion e TPZ”, “Shpërthen Bushati: Ta dhjes, ik pirdhu”, “Revoltohet Bushati: Ik o pirdhu”. Nja dy javë më parë ishte bërë hit videoja ku një biçim politikani, që ka qenë edhe deputet, i hakërrehej një gazetari në studio: “Qepe gojën se të palloj në dru unë”.
Vu shikimet, vu klikimet, vu komentet, s’ka gjë që shumë janë edhe me sharje. Shumë K. Sepse media jonë sot lufton vetëm për K. Parimet, profesionalizmi, misioni, etika kanë pësuar tronditje të forta.
Në fakt çfarë po ndodh me median? Nuk po ndaloj te tematika, por te mënyra se si zhvillohen debatet në pjesën më të madhe të tyre, te degradimi i vetë debatit, si zhanër gazetaresk.
Shkurt, nëse bën një pyetje nuk merr pergjigje.
Nëse nis një ide, nuk e përfundon arsyetimin.
Ai që ndjek bisedën nga ekrani kërkon të dëgjojë/mësojë se çfarë mendojnë "ata njerëzit e mençur" që janë ftuar në studio. Por ai nuk merr vesh asgjë. Të gjithë flasin njëkohësisht. Të gjithë ngrenë zërin, bërtasin, për të fituar vëmendje. Pastaj shahen, kërcënohen…
Mediat online janë në përgjim. Sapo kapin sherrin dhe sharjen, vërshojnë “lajmet”: “Plas në studion X”. “Sherr në studion Y”. “Ja si ia përplasi filani fistekut”. Pastaj vijojnë informacionet në detaje: “O legen”, “o hajdut”, “të më rruash lesht”, “merre edhe gruan po deshe”…
Nga debatet televizive rrallë gjej të citohen deklarata të qenësishme, me vlerë, sugjerime të dobishme, analiza që nxjerrin në pah problemet për të cilat diskutohet. Po të klikosh në google, me fjalëkyç “ik pirdhu”, “o legen”, shprehje që s’kanë asnjë lidhje me politikën, median dhe etikën, gjen pa fund publikime që kanë për titull këto shprehje. Të gjitha të cituara nga programet televizive.
Për fat të keq, televizionet janë kthyer në kuzhina ku gatuhen gjellë të prishura, të cilat u shërbehen njerëzve menjëherë nga një ushtri portalesh të uritura.
Të jemi drejtë: Ai quhet debat, do të ketë edhe ngritje zëri e replika, pa diskutim. Por kur këto degradojnë, apo kur “debati i ashpër” kthehet në qëllim në vetvete për të tërhequr vëmendjen, këtu ka mbaruar misioni, profesioni, etika, forma dhe përmbajtja.
Mediat vetë thonë se këto do publiku. Ndaj dhe moderatorët shpesh e nxisin vetë këtë lloj debati, ose, kur fillon, nuk e ndalojnë. Sepse nëse nuk ka sherr, nuk ka audiencë. Për të njëjtën arsye, në të nëjtën linjë ecin dhe programe të tjera televizive. Publiku do vulg, shalë dhe gjoks jashtë. Atë i japin!
Gjithsesi, ato pak studime që janë bërë për tregun mediatik, nuk e konfirmojnë këtë perceptim mbi shijet e publikut. Por, edhe nëse shumica e publikut do vërtet produktin 2SH (SHerr dhe SHalë), media është institucion dhe nuk duhet t'i shkojë pas shijes së vulgut.
Media ka për detyrë edhe ta ndryshojë shoqërinë.
Kjo ka bërë që besueshmëria te media të rrokulliset në mënyrë dramatike. Sondazhet e fundit e rendisin ndër 5 të fundit median. Ajo besohet më pak edhe se qeveria, policia e institucione të tjera publike, ndërsa, të paktën një dekadë më parë, ishte me besueshmërinë absolute.
P.S: Kërkoj ndjesë për përdorimin e disa fjalëve joetike, por për të paraqitur realitetin, m'u desh t'i referoja saktësisht.
Në foto: Publikime të mediave online që janë referuar nga televizionet, nëse kërkon me fjalët kyçe ”O legen”, “ik pirdhu”./ CNA
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Në SPAK, Driant Zeneli ka shpjeguar se, si drejtor ekzekut...
Dosja për çiftin Veliaj-Xoxa dhe të tjerë persona nën heti...
Kush mendon se Bashizmi ka vdekur e ka tmerrësisht gab...
Në kalendarin e muajve që vijnë e ikin pa asnjë kontradikt...
A më mundëson një vendim më të mirë gjyqësor, kjo procedur...
Pozicioni i Engjëll Agaçit ishte deri dje ai nëpunësi më i...
Ka një përpjekje për t’i ikur të vërtetës mbi efektin glob...
Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori...
Çfarë gëlltitet më shpejt? Mandarinat e helmuara apo gënje...
Nëse do të shikonit ose dëgjonit sonte lajmet e televizion...
Ekziston një konsensus i gjerë në opinionin publik se SPAK...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...