Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Janë ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë. Kanë qenë më shumë. Tani janë më pak, shumë më pak.
Por, prapë aty janë. Në Prishtinë. Shpesh vijnë edhe në Tiranë. Se gjejnë edhe në Tiranë ndonjë si vetja e tyre.
Ishin kundër luftës çlirimtare të UÇK-së. Kanë qenë edhe kundër pavarësisë së Kosovës. Se kundër gjuhës shqipe si gjuhë e nënës dhe gjuhë zyrtare në Kosovë e kundër flamurit kombëtar kuq e zi, kanë qenë edhe më herët se të ishin kundër UÇK-së dhe luftës së saj për çlirimin e Kosovës.
Njihen. Njihen e dallohen. Përveçohen prej të gjithëve.
Janë të ngjashëm me serbët. Ose më saktë, janë si serbët. Vetëm se për dallim prej serbëve, flasin edhe shqip. Flasin shqip, edhe pse mendojnë serbisht.
Nuk kanë marre. As fytyrë nuk kanë. As nuk skuqen e as nuk zverdhen. Enden rrugëve të Prishtinës. Edhe kur shfaqen ekraneve të televizioneve a kur e vënë surratin nëpër portale, ata janë të njëjtit; janë jugosllavët e mbetur në Prishtinë.
Tregohen me gisht. Njësoj siç tregohet e keqja. Për ta ditur se ku është e prej nga vjen. Për ta shquar e për të mos e lënë të avitet.
Shfaqen herahershëm. Më shumë kur i cytin me u shfaq. Por, edhe kur nuk i cytin cytësit në Beograd, prapë ata shfaqen.
Siç u shfaqën dhe iu sulën kohëve të fundit Etnikut tonë. Se në Serbinë, ku këta jugosllavët e mbetur në Prishtinë gjejnë Jugosllavinë që u mungon, dikush i mban dhe i cyt të bëjnë pikërisht atë që këta bëjnë.
Morën gurët e urët e zjarrit dhe u ndërsyen për të vrarë djalin prej Malisheve, Etnik Brruti. E quajtën tradhtar.
Sepse, njësoj siç mund të zgjidhte të luante me ekipin përfaqësues të futbollit të Kosovës, zgjodhi të luajë për ekipin kombëtar të Shqipërisë.
Zgjodhi fanellën Kuq e Zi dhe flamurin kombëtar, në ngjyrat e të cilit është po aq sa Shqipëria edhe Kosova. Siç kanë qenë që prej “kur s'kish kufi, as fqinjëri, as shkja të zi”.
Etniku qëlloi të jetë nga Malisheva. Por, mund të ishte njësoj dhe i njëjti shqiptar edhe nga Shkodra, nga Malësia e Gjakovës këndej e andej, prej Kaçanikut a prej Labërie, prej Konispolit të Çamërisë po aq sa prej Luginës së Preshevës, Tetovës, Dibrës së Madhe e të Vogël, Komanovës, Hotit e Grudës, Ulqinit e Tiranës.
Sepse ne “jem’ nji komb, m’u da s’duron”.
Ata, jugosllavët e mbetur në Prishtinë, nisën të gogësijnë. Vollën dhe pëgërën kutërbueshëm. E quajtën tradhtar Etnik Brrutin, ata që tradhti e kanë gjithë jetën dhe qenien e tyre.
Por, ligësia, helmi, urrejtja dhe e keqja e tradhtia e tyre nuk është kundër Etnikut. Ata, jugosllavët e mbetur në Prishtinë, vetëm sa e përdorën Etnikun.
E përdorën për të na thënë se janë aty. Në tokën tjetër. Se për ata, jugosllavët e mbetur në Prishtinë, Kosova është toka tjetër.
E përdorën zgjedhjen e zemrës së Etnik Brrutit, për të na thënë se ata janë aty. Në kombin tjetër. Se për ata, jugosllavët e mbetur në Prishtinë, Kosova është kombi tjetër.
Kombi kosovar. Gjuha kosovare. Identiteti kosovar.
Po, është e vërtetë se përveç Shqipërisë, në Ballkan e ngjitur me të, ekziston edhe një shtet tjetër i shqiptarëve, Kosova.
Por, Kosovën e bënë shtet shqiptarët, gjaku i tyre, rezistenca, lufta e shqiptarëve. Jugosllavët e mbetur në Prishtinë ishin kundër. Dhe janë kundër edhe sot. Kundër Kosovës dhe kundër Shqipërisë.
Të dyja shtetet, Shqipëria dhe Kosova, flasin të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe. Ndër më të lashtat e gjuhëve të botës ku jetojmë.
Ajo është shenja e parë e identitetit tonë kombëtar. Është edhe elementi i parë përbashkues e që na bën të dallueshëm prej të tjerëve rretherrotull nesh.
Në të dyja shtetet jeton i njëjti popull, populli shqiptar. Dhe të dyja shtetet, Shqipëria dhe Kosova, janë i njëjti komb, kombi shqiptar.
Nuk jemi dy, por jemi një komb. Nuk flasim dy, por flasim një gjuhë. Nuk kemi dy, por kemi një histori. Kemi një kulturë. Kemi të njëjtat legjenda, të njëjtat përralla. Kemi doke e tradita përbashkuese ndër ne shqiptarët, e përveçuese prej të tjerëve përreth nesh. Prej grekëve, serbëve e bullgarëve.
Shteti kosovar, gjuha kosovare, identiteti kosovar janë pjellë e hershme e serbo-jugosllavëve. Anipse zëdhënësit më të zellshëm të kësaj teze kohëve të fundit janë bërë ata, jugosllavët e mbetur në Prishtinë, ajo përfundimisht është një teori e vdekur. Është një ëndërr e vdekur. Dhe e varrosur përgjithmonë ditën kur luftëtarët e UÇK-së u betuan që nën flamurin kuq e zi dhe me luftën e tyre do ta bënin Kosovën të lirë. Siç e bënë me një luftë-epope, të pashembullt për kohët e Europës moderne.
Edhe ata, jugosllavët e mbetur në Prishtinë, nuk kanë për të pasur tjetër fund, përpos fundit që kanë pasur ata, jugosllavët e Kosovës, para këtyre jugosllavëve që kanë mbetur ende në Prishtinë.
Kur Indrit Cara i Kavajës dhe si ai, qindra shqiptarë Shqipërie e bashkuan gjakun e tyre me gjakun e sivëllezërve të gjuhës dhe të gjakut, me shqiptarët e Kosovës në luftë për çlirimin e saj, askush nuk e ka çuar nëpër mend se ata, jugosllavët e mbetur në Prishtinë, do ta quanin Etnik Brrutin e Malishevës tradhtar, vetëm e vetëm sepse në vend të ekipit të futbollit përfaqësues të shtetit të Kosovës, zgjodhi të luajë për ekipin kombëtar të futbollit shqiptar.
Afërmendsh, për jugosllavët e mbetur ende në Prishtinë, edhe Indrit Cara është tradhtar.
Tradhtar është edhe Isa Boletini, për jugosllavët e mbetur në Prishtinë.
Sepse, ai shkoi e iu bë krah Ismail Qemalit, për të ngritur flamurin e pavarësisë në Vlorë.
Gjithë çfarë na u rishfaq ndyrësisht me sulmet dhe akuzat e jugosllavëve të mbetur në Prishtinë, për “tradhtinë” e shqiptarit me emrin aq domethënës Etnik, vetëm e vetëm se djaloshi prej Malisheve zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë, është ana tjetër e asaj që serbët bënë pak kohë më parë në Banjskë me aktin e dështuar terrorist, ku ra hero Afrim Bunjaku.
Afrim Bunjakun nuk e vranë vetëm terroristët serbë. Bashkë me ata ishin edhe jugosllavët e mbetur në Prishtinë.
Jugosllavët e mbetur në Prishtinë ishin bashkë me serbët edhe në masakrën e Reçakut. Edhe kur e vranë Adem Jasharin me 58 pjesëtarët e familjes së tij në tokën e shtëpinë e tyre, ata bashkë ishin.
Ashtu si liria, edhe ligësia ka emër./ CNA
“Po këtë vit buxheti nuk ka reformë fiskale!” – pohoi gaze...
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën ...
Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pam...
Botuesi italian Carlo Bollino, i cili është kallëzuar në S...
Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Në SPAK, Driant Zeneli ka shpjeguar se, si drejtor ekzekut...
Dosja për çiftin Veliaj-Xoxa dhe të tjerë persona nën heti...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...