"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Në një botë ku njerëzit e jetojnë njësoj këtë mars si çdo muaj tjetër, më vjen të them se nuk po marr vesh më asgjë. Kjo se në të gjashta ditët e kësaj jave arrita të kuptoj që vetëm feja e paska një sens. Feja dhe politika. Mbaj mend një herë Tor Pustinën kur më tha në ditën e shtatë të javës: “Si rrallë herë çudia ndodh edhe nëse nuk ka ndodhur ende”.
Ishte viti 2003, periudhë zgjedhjesh më duket. Ka kaluar mjaftueshëm kohë prej atëherë dhe jemi përsëri në një tjetër fushatë elektorale. E çuditshme më duket që pas çdo kombinimi faktorësh a bindjesh që kanë shkuar e shkojnë… unë gjej ende kohë për arratisje romantike si kjo që nuk është hiç më shumë se një pikëpyetje e zakonshme. Njëjtë si “Politika dhe Feja”, një përgjigje jo më pak e zakonshme. Të paktën në Shqipëri!
E gjithë kjo sorollatje prej Hamleti më erdhi pas një iftari ku asnjë nga besimtarët apo të pranishmit e tjerë nuk e vunë re se ishte hera e parë për mua dhe nuk i përkas këtij riti. Kjo mbase s’e nuk agjëroj.
Pas pjatës së parë ku asnjëri nga të panjohurit në tryezën e rrumbullakët nuk fliste, preferova të kujtoja në heshtje Nolin. “Fjalët e para të fesë mbahen siç mësohen”, thotë ai. Tani që e mendoj, do të doja shumë të prisja pjatën e dytë me të dhe Eli Vizel, një shkrimtar hebreo-amerikan, i cili i mbijetoi Holokaustit. Mbase kjo do të më shtonte ca oreksin dhe natyrisht optimizmin.
Më erdhi në mendje pyetja me shumë pasion që shtron ai lidhur me situatën e ngjashme që ndodhesha në këtë muaj të bekuar të Ramazanit ku shqiptarët luten ethshëm dhe shpresojnë tek Allahu t’u pranohet përulja e sakrificës, gjë kjo që kombi hebre e quante “Dita e Pendesës” dhe kjo kalohej me një agjërim vetëm 25-orësh dhe lutje rrjedhimisht. Vizel pyet:
“A duhet të agjërojmë apo jo? Agjërimi do të na shkaktonte patjetër një vdekje shumë më të shpejtë dhe të sigurt. Pse duhet t’i provojmë Zotit se edhe këtu, të mbyllur në ferr, jemi në gjendje t’i thurim lavde Atij dhe vetëm Atij”?
Më pëlqen ky shkrimtar. Ose më pëlqen fakti që është edhe burrë edhe shkrimtar. Ose mbase se unë kam njohur vetëm shkrimtar dhe asnjë burrë që të jetë edhe shkrimtar.
Gjithsesi, pas iftarit u nisa të takoja Robin dhe mendjen e kisha te Zoti. I vetmi shkrimtar sakaq shpëtimtar i kohës. Të paktën ky i parafundit mund të takohet më lehtë, thashë me vete dhe mund të ma këpuste fillin e vramendjeve të mia duke më rrëfyer ato budalliqet e tij me planet e fushatës. Ai është rrobaqepës dhe këtë kohë që nuk po e marr vesh më, e ndaj me të siç ai bën me ato statuset nëpër rrjete sociale çdo ditë, e, totalisht të parashikueshme nga njësia e vetë apo dega siç e quajnë aktorët politikë.
Do shkojmë të pimë në Montmartre, foli ai përballë errësirës së syve të mi të sinqertë. 'Sapo të fitojë Partia, sapo të fitojë Partia!' -brohoriti dy herë duke përplasur duart.
Nëse gjërat do t'i kisha qepur ndryshe, i thashë, mbase as kostumin tënd nuk do ta porosisja para kohe për ceremoninë e mortit tim dhe akoma më keq ta vishja sot ndërsa jam ende gjallë dhe vij nga një iftar. Një e gjallë e pavarrosur që i proteston Zotit, një e gjallë që nuk agjëron dhe mendoj se s’ka pse as voton. E di çfarë Robin, kisha menduar gjithmonë se ka kohë për të grisur dhe qepur, por po kuptoj se nuk paska më kohë as për të vdekur.
Pija, pendimi dhe vdekja, foli duke shfryrë hundët rrobaqepësi nën një shami të shpëlarë dhe krejt të zakonshme, i lidh veç fati keq i të besuarit si prej nga një univers paralel. Por pak a shumë dhe atje mundet të ketë një Zot dhe ai doemos që i ka ndarë partitë e veta siç ka bërë edhe këtu.
Robin, ti nuk ke gusto, ia ktheva, por verën e zgjedh të mirë, gjumin e bën top, je entuziast dhe i vetmi njeri që njoh i cili shqetësohet kot. Pra mjaftueshëm për t’u pasur zili nga këto veti që le të themi, nuk i kam.
Tjetri nuk foli. Futi dorën në xhepin e majtë dhe befas u çua nga tavolina.
Ia ngula sytë siç do bëja me një vepër arti në allçi që goditet befas nga një liceist që vë padashje në lëvizje një klasë të tërë. Nejse.
Të pëlqen kostumi im, pyeti pa ardhur ende mirë në tavolinë.
Ti Robin harron se kostumet e tua nuk janë si vitet që i kemi të numëruara, as si ato fletushkat në kutinë e votimit që pret t’i numërosh; ndërsa harron se vetëm vendi mund të rrojë me shekuj, bashkë me partitë dhe besimtarët. Vendi, politika dhe feja.
E kupton?
Jo, tha. Natyrisht, i thashë sepse nuk agjëron, por voton. Ke menduar ndonjëherë të bësh të kundërtën?
Jo, ma ktheu prapë. E di pse nuk mendon ti Robin? Sepse edhe kur e bën, në fakt nuk e bën. Por ti beson se e bën dhe kjo ka rëndësi. Megjithëse jam e bindur se më shumë se në Zot, ti beson në kohë. Në atë që Partia jote e shqep dhe ti e qep çdo katër vjet. Punë të vështirë ke.
Trajtoje në podcast, ma ktheu dhe quaje “Dopjo gjashta e një procesi”.
Gjithsesi unë do t'i bëja të dyja nëse do të mundesha, foli nën zë. E di pse? Sepse dikur lutesha dhe pendohesha. Tani që nuk pendohem, lutem më pak dhe vëzhgoj më shumë. Është pak a shumë e njëjta gjë me lojërat e fjalës që bën ti me dhe pa emision. Rrobaqepës jam, fundja.
Po, po, Robin. Ke të drejtë je njëfarë qepësi. Veçanërisht kur ulesh në atë makinë dhe pret të përfundosh kostumin e radhës.
E ngjashme si skenë me porosinë e Hamletit që i dha shërbëtorit të tij, kur e nisi si korrier. E pyeti ky i fundit:
“Duhet t’ia them të gjitha fjalë për fjalë”? “Thuaja si të duash” i tha Hamleti, “por mos harro thelbin”.
E lexova mbrëmë këtë në një shkrim të hershëm të një publicisti që sot është kryeministër me penën mënjanë dhe një thes porosish në shpinë, ndërsa unë mbi supe vetëm këtë çështje:
Të agjërojmë apo të votojmë?/ CNA
Historia e një kombi nuk është thjesht një renditje kronol...
Në një vend ku politika dhe hip-hopi janë bërë më të panda...
Më 27 mars, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë ...
Është një ditë e lagësht që vjen pas ditës së verës dhe pr...
Përpara disa kohësh kam botuar një shkrim me titull: “Tre ...
Pasi u zbardhën përgjimet e bisedave me familjarët, Veliaj...
Që nuk je mirë mendërisht të besoj, të besoj si mjek, si n...
Nuk e kam zgjedhur rastësisht titullin e filmit të regjiso...
Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të ...
Janë ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë. Kanë qenë më sh...
“Po këtë vit buxheti nuk ka reformë fiskale!” – pohoi gaze...
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën ...
Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pam...
Botuesi italian Carlo Bollino, i cili është kallëzuar në S...
Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...