Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim politikën me sportet, sidomos me ato që janë joindividuale, por luhen në skuadër, do të vërenim se janë tri shkolla, të cilat ndjekin trajnerët.
Shkolla e parë mbështet mendimin se një ekip që fiton nuk ndryshohet.
Shkolla e dytë është pro kombinimit të një pjese të ekipit fitues me lojtarë të rinj.
Shkolla e tretë është radikale. Ajo është pro rinovimit rrënjësor, sepse gjykon që ekipi fitues i ka harxhuar të gjitha rezervat, pra e ka konsumuar të gjithë karburantin.
Natyrisht që të tre shkollat kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Gjithçka varet nga vlerësimi që do të bëjë trajneri për lojtarët e tij.
Të mos ndërrosh ekipin që fiton është pothuajse aksiomë. I lë lojtarët të bëjnë lojën e tyre, duke ndjekur rreptësisht udhëzimet e tua. Thjesht, ndonjëherë bën ndonjë ndryshim të nevojshëm, gjithmonë të brendshëm me lojtarët e rosterit tënd.
Ekziston rreziku që në vijimësi disa lojtarë bazë të “digjen” dhe të mos jenë më rezultativë.
Për këtë arsye mendon shkolla e dytë e mendimit të trajnerëve, ajo e rinovimit të pjesshëm, e cila parashikon kombinimin e lojtarëve të vjetër me të rinjtë. Këtu rreziku është që lojtarët e rinj të mos “lidhen” siç duhet me të vjetrit në fushën e lojës, ndërkohë që në dhomat e zhveshjes klima të mos jetë e mirë, pasi të vjetrit e shohin ekipin si të tyre.
Trajneri-kryeministër ose edhe kryetar partie bën planin e tij: ministrat dhe funksionarët partiakë ftohen ta zbatojnë- ndërkohë që ndjekësit, votuesit apo edhe pjesa gri e elektoratit presin të shohin dhe të gjykojnë me votën e tyre.
Në shkollën e tretë trajneri merr gjithçka përsipër. Në rast se dështon rinovimi i tij, atëherë largohet, pavarësisht se në një periudhë afatmesme mund të dalë pozitive.
Në rast se fiton, atëherë merr të gjitha meritat.
Por në rastin e një ndryshimi rrënjësor, rezultatet pozitive shihen të shtrira në kohë e hapësirë.
Ajo që kërkohet është një “kredi” e konsiderueshme kohe dhe një performancë gjithnjë e më e mirë e ekipit të ri.
Do më thoni se çfarë lidhje ka sporti si skuadër me politikën.
Ka shumë lidhje, do t’ju përgjigjesha. Është trajneri-kryeministër-kryetar partie, janë lojtarët-ministra-funksionarë partie dhe në fund janë edhe tifozët-votuesit fanatikë ose jo, elektorati partiak ose ai gri, të cilin të gjithë synojnë ta kenë me vete.
Trajneri-kryeministrët-kryetar partie paraqet planin dhe lojtarët-ministra-funksionarë partie ftohen ta zbatojnë, sipas aftësive të tyre.
Në fund tifozët-votuesit presin të shohin dhe të gjykojnë...
Në fillim të shkrimit thashë se të tria këto shkolla trajnimi kanë të mirat dhe të këqijat e tyre.
E keqja e parë është se këto shkolla bazohen vetëm mbi fitoren, ndërkohë që duhet marrë parasysh dhe me shumë seriozitet edhe parametri i humbjes.
E keqja e dytë, nuk është fakti se çfarë shkolle do të ndjekin trajnerët për të fituar, por këmbëngulja vetëm në një shkollë, trajneri humbës kronik të mbajë me çdo kusht lojtarët e patë të ekipit humbës kronik, të mundohet t’u hedhë hi syve tifozëve, se me këtë ekip do të dalë kampion dhe t’i çojë nga humbja në humbje, duke humbur jo vetëm kampionatet, por edhe tifozët.
Dhe kjo është tragjedi, jo vetëm në sport, por edhe në politikë!
Dhe jo vetëm në politikë!
Bën që të humbasë demokracia, sepse i le fushë të lirë vetëm një ekipi, i cili do të vazhdojë të të poshtërojë, përsa kohë nuk ndryshon shkollë por edhe filozofi.
D.m.th tifozët ndërrojnë trajnerin dhe gjithë ekipin humbës!
Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e steri...
Dihet se politika e jashtme e një shteti orientohet ng...
Ngjarja më e madhe e 500 viteve të fundit, ndodhi sot. Shq...
Fabian Kati, një student shqiptar i viteve ’90 në Itali, e...
Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde...
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day)...
Samiti i djeshëm në Athinë, ishte thjesht një përkujtim i ...
Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dh...
Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit infor...
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohe...
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Ilir Beqja doli dhe na shkroi një letër të gjithëve. I...
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Për pak ditë nis sezoni i ri politik dhe sigurisht të gjit...
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...
Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur t...
Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...
Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...