Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit informal të Athinës, në përkujtim të 20 vjetorit të samitit historik të Selanikut, më shumë sesa për marëdhëniet mes dy vendeve, na shërbeu për të kuptuar figurën qesharake që kemi në krye të shtetit. Presidenti Begaj e ka refuzuar ftësën e kryeministrit Mitsotakis dhe si përfundim askush nga shteti shqiptar nuk do të jetë, as në darkë dhe as në takimin shumëpalësh që do të mbahet në përkujtim të një evenimenti që përcaktoi, dy dekada më herët, hartën e rrugës së Ballkanit perendimor drejt Evropës.
Në pamje të parë, Bajram Begaj edhe mund të thoshte “JO”, pasi ftesa greke ishte një shantazh i kamufluar. Po të shohësh përbërjen e të ftuarve, ku janë edhe Vuçiçi edhe Albin Kurti edhe kryeministri maqedon Kovaçevski edhe shefat e qeverive të Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë, përkrah presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, duket qartë se Athina ka thërritur qëndrat e rëndesës politike për çdo shtet. Në këtë kuptim, nëse dikush duhet të shkonte nga Shqipëria, ai duhet të qe Edi Rama. Provokimi grek është se për shkak të gjendjes së tensionuar mes dy vendeve, pas arrestimit të Fredi Belerit, ata e kanë futur Ramën në listë të zezë. Ata kanë dashur ti japin një sinjal, se me urdhërimin e burgosjes dhe mbajtjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës në burg, ai nuk mund të trajtohet si një lider i botës demokratike.
Pala greke edhe mund të ishte më protokollare dhe me e kujdesshme. Ata mund t’a kamuflonin përzgjedhjen e tyre me faktin se 20 vite më parë, në Selanik, delegacioni shqiptar kryesohej nga ish presidenti Moisiu, prandaj ata kishin ftuar tani pasardhësin e tij. Por, jo, grekët atëhere kur duan, dinë të jenë arrogantë deri në vrazhdësi. Mediat me burime nga pallati Maksimus nxituan ta bëjnë të qartë se Edi Rama po ndëshkohet për përdhosjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Madje, madje, ata nuk u mjaftuan vetëm me lajme të infiltruara për shtypin, por vetë zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis doli për ta bërë të qartë se ftesa e munguar për kryeministrin Edi Rama ishte si pasojë e qëndrimeve për çështjen e Fredi Belerit.
Në këto kushte, një kryetar dinjitoz shteti i kishte të plota argumentat për ta prapësuar “dhuratën” provokative greke. Ai mund të bëhej serioz dhe të thoshte se në këto rrerhana qe i detyruar ta refuzonte ftesën. Nëse Athina e përcakton humorin e saj nga qefmbetjet politike edhe të drejta qofshin ato, Bajram Begaj, nuk duhet të kishte asnjë kompleks t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë.
Por, fatkeqësia është se në këtë rast presidenti ynë nuk ka arsyetuar si shtetar, por si një lake i kryeministrit. Ky i fundit, pa denjuar ndoshta t’ia thotë as vetë, ka dërguar ndonjë këshilltar për t’ia komunikuar urdhërin se e ka të ndaluar të udhëtojë: “ti nuk mund të shkosh në këmbë të shefit”.
Prandaj në vend të një qëndrimi dinjitoz, i gjori Begaj, është dashur të gjejë një gënjeshtër që se beson as vetë. Ai i’u përgjigj grekëve që nuk shkonte në takim se e kishte axhendën të zënë.Pra se ai paskërsh më shumë punë edhe se presidenti i Serbisë, se kryeministri i Kosovës, Maqedoinisë, Kroacisë, Bullgarisë apo Rumanisë. Qesharake deri në ulërimë.
Njësoj si në rastin e ardhjes së Klintonit, kur Rama as nuk e përfilli, harroi ta përfshijë dhe në protokollin e rëndësishëm dhe presidenca u detyrua të shpikë një justifikim shëndetësor për mungesën në ceremoni.
Në logjikën e Ramës ai ka çuar një kukullën e tij në presidencë dhe kaq i del e i tepron për ta përdorur në mënyrën si po bën. Po me të njëjtën shpërfillje përbuzëse, kryeministri shkoi në mbeledhjen e përvitshme të OKB-së në vend të Begajt, duke prishur një regull të pashkruar të vendosur që në vitet 2000-jë, sipas të cilit, një vit shkon kreu i qeverisë e më pas kreu i shtetit. Rama as u merakos shtatorin e vjetshëm se radha i takonte Bajrom Begajt. Po ashtu ai e ka detyruar presidentin ti thotë jo ftesës së përbashkët të marrë nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe për samitin e klimës që do të mbahet në nëntor. Pra shkurt, ka vendosur ta trajtojë presidentin si leckë, ashtu siç bën me çdo institucion në këtë vend.
Prandaj dhe provokimi grek, për të ftuar në përvjetorin e 20 të samitit të Selanikut, Begajn dhe jo Ramën, duke dashur të tregojnë përgjegjësinë personale të kryeministrit në çështjen Beleri, nuk na dha ndonjë lajm të madh. Të gjithë e dinim që qeveria greke dhe personalisht Mitsotakis e ka me Ramën. Por ky provokim, sado i poshtër dhe jo protokollar qoftë, na shërbeu për diçka: për të kuptuar se kemi një klloun në vend të presidentit. Një vit më parë u tha se në krye të shtetit u zgjodh një gjeneral, por tani askush nuk dyshon se aty gjendet një ushtar i autokratit.
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohe...
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Ilir Beqja doli dhe na shkroi një letër të gjithëve. I...
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Për pak ditë nis sezoni i ri politik dhe sigurisht të gjit...
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...
Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur t...
Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...
Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë ...
Politika shqiptare duhet ta ketë të qartë se, me dy sh...
Ju njoh dhe informoj me ‘çarçafin e zi’ të krimit shtetëro...
Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni n...
Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërteta...
Sot është 109 vjetori i lindjes së Sterjo Spases (1914-198...
Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është l...
Meqënëse abuzohet shumë kohët e fundit me këtë fjalë s...
Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngje...
Janë skaje të një drejtëze. Krejtësisht të ndryshëm në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...