E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohej në rezultatin e votimeve se si do të ishin rezultatet që do të nxirrnin kutitë e votimit. Çfarë do të ishte përcaktuese: ekonomia e shkatërruar apo skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë dhe funksionarëve të saj të lartë.
Me këtë dualizëm, e cila në çdo takim paraqitej si dilemë dhe si alternativë, nga opozita u tentua të formësohej një lloj qëndrimi populist, të cilin mund ta quaja: apoteoza e militantit partiak cinik.
Me fjalë të tjera, një arsyetim i bazuar në llogjet e debateve televizive, llogjet e kafeneve, por edhe manipulimit të opinionit publik nga mediet pranë qeverisë, të cilat u përpoqën të na bindnin se edhe nëse një qeveri shkel Kushtetutën dhe cenon demokracinë liberale, ky nuk është një problem i madh, sepse qytetarët janë të interesuar kryesisht për ekonominë, pra, për “xhepin e tyre”, d.m.th. rrogën që marrin në administratë, ndaj..., le të flasim për gjëra të tjera, -ishte konkluzioni i tyre.
Qëndrimit cinik të majtë i bashkohet edhe një linjë arsyetimi nga e “djathta”, e cila ra në kurthin e ndjekjes dhe përgjigjeve të pozitës, duke pretenduar se skandalet e kësaj qeverie i përkisnin kategorisë së çështjeve që shqetësojnë vetëm elitat e arsimuara të shtresës së mesme, dhe nuk ka të bëjë me të varfrit që janë të dërrmuar nga varfëria. Sipas arsyetimit të mësipërm, opozita nëse dëshiron të arrijë te masat duhet të merret në radhë të parë me problemet e flakta të qytetarëve më të varfër dhe jo me skandalet.
Të kuptuarit e motivimeve elektorale në termat e një dileme "interesat apo vlerat", "racionaliteti apo emocioni" synojnë që ta vendosin natyrën komplekse njerëzore (shoqërore dhe elektorale) në shtratin e Prokrustit. Përkundrazi, sjellja politike formësohet nga një sërë faktorësh, jo gjithmonë të lehtë për t'u analizuar, lëre më të parashikohet.
Meqenëse identifikimet e forta partiake dhe ideologjike janë prishur, ndër të tjera dhe për shkak se në çështjet e ekonomisë qytetarët nuk dallojnë politika rrënjësisht të kundërta mes partive, por vetëm disa dallime, ndoshta të rëndësishme, por jo thelbësore; mobilizohen shumë më tepër votues se në të kaluarën bazuar në kritere të vlerave personale, stileve të jetesës dhe ndjeshmërive që nuk lidhen drejtpërdrejt me çështjet materialiste, pra me ekonominë. Sigurisht që ekonomia vazhdon të luajë një rol dominues, por gabojmë nëse mendojmë se është e vetmja që formëson kryesisht zhvillimet.
Kjo është arsyeja pse votat kanë nevojë për vëmendje në mënyrën se si lexohen. Më lejoni të jap një shembull të thjeshtë. Supozoni se bëhen zgjedhje për të votur se çfarë shoqërie duam: Matriarkale apo patriarkale. Dhe supozojmë gjithashtu se 65% janë përgjigjur nëna dhe 35% babai. Si do të ndiheshit nëse do të shihnit një titull gazete: “Baballarët mbaruan! Shqiptarët i duan nënat e tyre! Shoqëria duhet të jetë urgjentisht matriarkale”!
Padyshim që do të mendonit se një përfundim i tillë është i gabuar, sepse nuk jeni pyetur nëse e doni babanë tuaj, sa shumë e doni atë, ose nëse do të vajtoni nëse e humbisni, por ju pyetën vetëm në krahasim me nënën tuaj dhe “rolin” e saj në shoqëri.
Zgjedhjet e fundit të 14 majit në Shqipëri vërtetuan vlerën e arsyetimit të mësipërm. Për javë të tëra, opozita e djathtë pati një retorikë përçarëse brenda vetes, sepse ishte në panik. Rithemelimi me revolucionin që kishte thënë se kishte nisur parashikonte një "cunam demokrat", i cili kurrë nuk ndodhi.
Qytetarët e përgjegjshëm ishin në panik, kur nuk ishin indiferentë. Shumë parashikuan humbjen e thellë dhe argumentuan se humbja do të ishte për shkak të agjendës së gabuar të demokratëve të të dyja palëve, por sidomos të agjendës së Rithemelimit që iu nënshtrua LSI-së në dëm të demokratëve.
Ndërkohë që pritej që demokratët të dilnin e të fokusoheshin në çështjet imediate (varfëria, ekonomia e rrënuar, shpopullimi, qytetet pa plan, mungesat e ujit të pijshëm, abuzimet me paratë e taksat e popullit edhe në nivel lokal) e djathta më shumë u mor me veten, linçimin e atyre që deri në 2021 i kishin në krah, sesa te kundërshtari i vërtetë që ishte qeveria.
Ndërkohë që demokratët në aparencë u fokusuan te çështjet e vërteta, (për të cilat qytetarët ishin më të interesuar), sepse në fakt u fokusuan te lufta brenda llojit, socialistët pa programe e projekte u fokusuan te qytetarët mesatarë, pa harruar edhe kasaphanën zgjedhore.
Socialistët investuan tek opozita copë-copë, duke bërë që qytetari ku të shihte mungesën e alternativës qeverisëse opozitare, të zgjidhte sigurinë e pagës e të punës në administratën aktuale, pavarësisht se mund të ishte kundër. Në fund, “Cunami revolucionar” rezultoi të ishte një flluskë.
Pavarësisht pakënaqësive të shqiptarëve me skandalet, korrupsionin, varfërinë, shpopullimin, arsimin e shëndetësinë përtokë, inflacionin e papunësinë galopante, socialistën e ngjyrosën me vota të vërteta, por edhe të blera apo të shantazhuara, hartën e Shqipërisë në ngjyrë mavi!
Shpjegimi kryesor? Shtresa të ndryshme të shoqërisë votuan me kritere të ndryshme.
Dhe ngjyrosja mavi e hartës prej socialistëve e futi opozitën në një krizë edhe më të thellë, nga e cila vështirë se do të dalë, përveçse në rast të krijimit të ndonjë force tjetër të re opozitare, në të cilën nuk do të bëjë pjesë asnjë nga pardesytë e bardha të vjetra!
Në rastin tonë, i cili mund të jetë edhe unikal në botë, varfëria, shpopullimi, skandalet e inceneratorëve, arrestimit deri në nivelet më të larta të qeverisë mund të përbëjnë lajm, që në një shtet normal do të kishin hedhur me këmbë përpjetë qeverinë, por në Shqipëri nuk është çështja numër 1 në përditshmërinë e njerëzve, por ndërgjegjëson shumë qytetarë.
Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të opozitës dhe qeverisë për t'i bërë njerëzit ta harrojnë ato, çështja e mbrojtjes së demokracisë mbetet një çështje primare për shumë qytetarë e votues dhe, kur të vijë çasti ata as nuk do ta mbyllin gojën dhe as nuk do të falin.
Veç kësaj, të mos harrojmë se që nga Dhjetori ‘90, në vendin tonë kërkesa për bukë ka qenë e pandashme nga kërkesa për liri, demokraci e drejtësi të pavarur./ CNA
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Ilir Beqja doli dhe na shkroi një letër të gjithëve. I...
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Për pak ditë nis sezoni i ri politik dhe sigurisht të gjit...
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...
Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur t...
Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...
Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë ...
Politika shqiptare duhet ta ketë të qartë se, me dy sh...
Ju njoh dhe informoj me ‘çarçafin e zi’ të krimit shtetëro...
Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni n...
Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërteta...
Sot është 109 vjetori i lindjes së Sterjo Spases (1914-198...
Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është l...
Meqënëse abuzohet shumë kohët e fundit me këtë fjalë s...
Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngje...
Janë skaje të një drejtëze. Krejtësisht të ndryshëm në...
“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...