web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasqyrë, moj pasqyrë…

22 Gusht 2023, 11:33, Opinione Ardi Stefa
Pasqyrë, moj pasqyrë…
Foto ilustruese

Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dhe narcizmi, por asnjë qeveri nuk e ka dashur kurrë veten aq shumë sa kjo jona.

Gjatë viteve që kam ndjekur jetën politike shqiptare, nuk mbaj mend një qeveri tjetër që të ketë shfaqur një prirje kaq të fortë drejt vetëkënaqësisë dhe vetëpromovimit, fasadës dhe reklamimit vend e pa vend.

Nuk mbaj mend që ndonjë qeveri tjetër të ketë harxhuar kaq shumë burime financiare e njerëzore për të promovuar politikat dhe “personalitetet” e saj (kuptoni NJËSHIN!). Nuk mbaj mend ndonjë qeveri tjetër që të ketë kuruar me kaq kujdes imazhin e saj, aq sa të krenohet me influencerët, aktorët, këngëtarët, reperët, madje edhe kryeministrat, të cilët i sjell edhe nga përtej Atlantikut dhe që i paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë, thjesht për një reklamë, ose për të “na kujtuar” se sa të lumtur jemi.

Nuk mbaj mend kaq shumë gazetarë – reklamues, kaq të gatshëm, kaq “profesionistë” në promovimin e imazhit të qeverisë dhe kryeministrit. Sa prodhime të bukura komerciale! Bravo!

Për të qenë të drejtë, natyrisht, qeveritë kudo në botë janë të prirura ndaj narcizmit. Nuk është se politikanët janë tjetërsuar në ditët e sotme, është se teknika e propagandës sot, për shkak të mundësive teknologjike dhe natyrës së drejtpërdrejtë e të personalizuar të komunikimit politik, nxit narcizmin e pushtetit.

Megjithatë, analizimi i situatës në aspektin psikologjik është i cekët. Jo se karakteri personal dhe pasiguritë e njerëzve në pushtet nuk luajnë rolin e tyre. Padyshim që këta faktorë kanë peshën e tyre në zhvillime. Natyrisht, nëse sundimtarët nuk do të ishin kaq të pasigurt dhe narcistë, nëse do të ishin disi më të përulur e modestë dhe do të kishin arritur të frenonin tundimet e tyre narciste, sigurisht që gjërat do të ishin më mirë.

Por narcizmi që shikojmë pasqyron një problem më të thellë: demokracia jonë është e mangët, po vuan rëndë. Dhe nëse duam të kuptojmë pse qeverisja është e vetëkënaqur deri në neveri, shkaqet qëndrojnë diku tjetër: qeveria nënshtron dhe poshtëron vetë institucionet që duhet ta kontrollojnë atë.

Institucionet që duhet të sigurojnë kontrollin dhe kufizimin e qeverisë janë kthyer në shtylla dhe ndihmës të saj, në shërbëtorë të saj.

Dhe kur rezistojnë, marrin goditjet e koordinuara të një artilerie komunikimi qeveritare dhe presione të të gjitha llojeve. Në luftë janë edhe “bashkudhëtarët e vullnetshëm” qoftë nga besimi, qoftë nga egoizmi, zakonisht një kombinim i të dyjave.

Izolimi dhe heshtja e "zërave shqetësues" është një sipërmarrje e mirëkoordinuar nga qendra, me receta për diskreditimin moral dhe rraskapitjen psikologjike të njerëzve që mund të jenë pengesa ndaj pushtetit të pakontrolluar e autoritar në histori.

Kujtoni se si trajtohen zërat kritikë ndaj qeverisë, qoftë nga media, biznesi apo edhe fushat e ndryshme intelektuale.
Gjobat, mbylljet, shkatërrimin ekonomik...

Sa më shumë që qeveria zë hapësirë, aq më shumë ka nevojë për propagandë. Mekanizmat për projektimin e punës së qeverisë, ndërsa zgjerohen të shfrenuar – dhe nganjëherë në panik – mund të kufizohen me propagandën e lirë dhe qesharake, por ato ushqejnë narcizmin arrogant, antidemokratik e shqetësues të pushtetit.

Në Shqipërinë pas Enver Hoxhës, d.m.th. pas viteve ’90, "kulti i individit" u denoncua nga kritikët e diktatorit.
Megjithatë, kushdo që besonte vërtet se arsyeja e totalitarizmit enverist ishte për shkak të dashurisë së Enverit për të parë portretin e tij kudo që të kthente sytë, atëherë ai, thjesht nuk kuptonte shumë nga fizionomia e atij regjimi.





09:02 Opinione Agim Xhafka

NJË SMS NË ISHULL…

As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...

18:36 Opinione Lutfi Dervishi

Pjepri e ka bishtin prapa

Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...

07:30 Opinione Lutfi Dervishi

Darka e papaguar…

Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...

12:25 Opinione Lefter Maliqi

Çarçafi i zi i krimit!

Ju njoh dhe informoj me ‘çarçafin e zi’ të krimit shtetëro...

Lajmet e fundit nga