E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day) Dita zyrtare evropiane e kujtesës së krimeve naziste, fashiste, komuniste e staliniste.
Sot kjo ditë për ne të mbijetuarit e diktaturës komuniste është dhe kujtesë, por reflektimi ndaj heshtjes së politikës, pushtetit, dhe shtetit shqiptar ndaj kësaj dite evropiane.
I vetmi vend në Evropë, Shqipëria, u sundua nga stalinizmi 46 vite, dhe nuk e dënoi këtë ideologji vrastare, por kaloi nga sistemi stalinist në sistem pluralist.
Data 23 gusht bashkon ditë-vdekjet e personazheve të njohur, qëndrestarëve shqiptarë që kanë dhënë shumë për lirinë, shtetin, dhe kulturën tonë kombëtare, por më shumë se çdo gjë tjetër për dinjitetin tonë historik. Ky 23 gusht si të gjitha datat e kujtesës ndaj krimit komunist, kaloi në harresë.
Presidenti, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri e segmente të politikës ashtuquajtur opozitare mjaftohen me një status, ose bëjnë hipokrizinë e kujtesës për këtë ditë të shënuar evropiane, e cila barazon krimet e stalinizmit me krimet e fashizimit.
Politika shtetërore shqiptare gjatë 32 viteve përdori Harresën ndaj krimit stalinist!
Duhet ta pohojmë me keqardhje se gjatë tri dekadave ndaj krimeve të stalinizmit, politika shtetërore postkomuniste ka heshtur, dhe më e keqja politika ka tentuar, vazhdon të tentojë e shtrembërojë çështjen e krimeve të stalinizmit shqiptar, sipas interesit dhe trillimeve të çastit duke bërë premtime, por asnjë vullnet as dëshirë për t'u përballur me të kaluarën staliniste, as me krimet e regjimit Stalinist të Enver Hoxhës nuk e pati, dhe nuk e ka.
6000 shqiptarë, të zhdukurit e stalinizmit shqiptar, janë etalon dinjiteti të padiskutueshëm për shqiptarët. Në këtë kohë gjithçka mban erë, se si gdhihen të pasur disa "të panjohur” cininizmi i pafre i politikës së re, pasuruar pa asnjë rregull moral, në mënyrën se si pa turp shfrytëzohet pjesa më vulnerabël e shoqërisë, e në mënyrën e demagogjisë së pafre të pushtetit të sotëm.
Ky pushtet trillon çfardo gjëje, por kjo që po ndodh në Shqipëri e tejkalon edhe trillimin më të pabesueshëm. Për të zhdukurit janë munduar thjesht t'i përdorin persekutimet, por nuk ia kujtojnë dinjitetin. Dinjiteti i tyre i lëbyer. Mbase kjo i veçon politikanët, pushtetarët, të përkëdhelurit e diktaturës staliniste, që i veçojnë, i injorojnë, i harruan dhe kështu vazhduan misionin e tyre për t'i kaluar në harresë.
Në 23 gushtin e vitit 2023 shteti shqiptar nuk pati kohë për të kujtuar ditën e kujtesës evropiane, por kronikat u mbushen me nr e turizmit, me historitë e diktatorit se si ai sundonte Shqipërinë e sunduesve të vitit 2023. E sollëm si homazh për harresën dhe sidomos mungesën e kujtesës në kohën e duhur dhe konjukturat e lodhshme në përputhje me nevojat e kohës. Kjo kohë po bjerr jo thjesht vlerën, por po bën inflamative çdo personazh, me synimin për ta identifikuar me të gjithë dhe për ta relativizuar. Politika i merr kur i duhen, institucionet zyrtare kur i nevojiten politikës.
Sot kjo ditë detyron se duhet futur thellë bisturia e drejtësisë në ndërgjegje që të gjenden eshtrat e të zhdukurve. Duhet urgjentisht të caktohet dita e kujtesës së shqiptarëve siç ban Evropa. Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë muri i kujtesës për 6000 të zhdukurit e komunizmit, përballë kryeministrisë.
Misionin tonë për të ngritur murin e kujtesës përballë piramidës së diktatorit e kanë përkrahur personalitetet e larta të kulturës si dhe dy ambasada të akredituara në vendin tonë, ambasada amerikane, dhe ambasadorja izraelite Galind Peleng dhe eminenca e tij Kardinali shqiptar Ernest Troshani, si dhe tri komunitetet fetare, dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadareja dhe ikona e përndjekjes politike shqiptare, Prof. Sami Repishti.
Detyra e shtetit shqiptar, është t'i tregojë të vërtetën e krimit komunist brezave që nuk e dinë. Drejtësia shqiptare të penalizojë ligjërisht autorët e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirëve dhe të zhdukurve.
N.q.s. ne do t'i bashkohemi heshtjes së politikës ndaj kujtesës, do të përbante nji nga turpet ma të mëdha në historinë tonë kombëtare. Do të ishte nji njollë e pashlyeshme për të gjithë neve të rezistencës antikomuniste. Edhe të vdekurit nga varri do të protestonin këtë padrejtësi monumentale.
Jetojmë në botën e absurdit? Me të vertetë jemi jashtë aftësisë sonë për të perceptuar një monstruozitet të këtillë. Është misioni ynë: Të tregojmë të vërtetën. Të kërkojmë drejtësi për krimin, të ruajmë kujtesën. Atë ditë që martirët do të fitojnë drejtësinë, Shqipëria ka fituar lirinë dhe paqen!/ CNA
Samiti i djeshëm në Athinë, ishte thjesht një përkujtim i ...
Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dh...
Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit infor...
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohe...
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Ilir Beqja doli dhe na shkroi një letër të gjithëve. I...
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Për pak ditë nis sezoni i ri politik dhe sigurisht të gjit...
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...
Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur t...
Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...
Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë ...
Politika shqiptare duhet ta ketë të qartë se, me dy sh...
Ju njoh dhe informoj me ‘çarçafin e zi’ të krimit shtetëro...
Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni n...
Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërteta...
Sot është 109 vjetori i lindjes së Sterjo Spases (1914-198...
Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është l...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...