VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur për tregun dhe për shtetin dhe për zhvillimin shoqëror, as kryeministrat e tjerë që kanë kaluar në Shqipëri që nga viti 1992.
Zhvillimi shoqëror i një shteti të pavarur është ngritja e mirëqenies së popullit të vet në mënyrë permanente.
Dhe prandaj sot Shqipëria është një vend i cili, për zhvillimin e saj, ne mund të shprehemi vetëm me një frazë:
Nga asgjëja në asgjë.
Por, a e kuptoni se kjo asgjë e madhe po i dëbon shqiptarët nga Shqipëria?! E kuptoni ju se pa Shqipërinë, si shqiptarë që jemi, nuk mund të kemi asgjë? Po pse qëndroni kaq indiferentë për vendin tuaj dhe dëgjoni fjalët pa krejt lidhje logjike të kryeministrave tuaj?
Nuk e kuptoni që kundërshtarët shekullorë të shqiptarëve po paguajnë që ne shqiptarët të largohemi nga Shqipëria, sepse këtë po e kërkon prej shekujsh Beogradi dhe Moska?
Kurse ju po qëndroni indiferentë dhe po kërkoni të largoheni nga Shqipëria.
Por, a e dini ju se pa forcën shpirtërore të atdheut, çdo njeri i kësaj kohe është një individ me shpirt të copëtuar?
Nuk është zgjidhje historike për ju dhe për familjet tuaja largimi nga Shqipëria, zgjidhja është të largohet kryeministri që po shpërbën shpirtin mijëra vjeçar të shqiptarisë - ja kjo është zgjidhja!
Ende nuk po e kuptoni se Shqipërinë në tre dekada po e drejtojnë ata që paguhen që Shqipëria të shpopullohet nga shqiptarët?
Nuk po e kuptoni se në fjalimet e kryeministrave të Shqipërisë nuk keni dëgjuar dot asnjë fjalë për përkrahjen e shqiptarëve dhe asnjë fjalim ku të jetë përcaktuar me forcë profesionale rruga e rikrijimit të Shqipërisë moderne?
Dhe Shqipëri moderne don të thotë që ajo të jetë një vend i industrializuar, por edhe me një bujqësi të nivelit të Bashkimit Evropian, dhe njëherësh, edhe me një arsim të nivelit të Evropës Perëndimore.
Ende nuk e keni mësuar që me paratë e Beogradit, në vitet 1992 - 1996 u shkatërruan në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika, që shqiptarët i kishin ndërtuar me mund, me djersë dhe me gjak?
Asgjë nuk kemi parë deri tani për zhvillimin e Shqipërisë, dhe pikërisht për këtë kuptohet qartë se qeveritë në Shqipëri nuk i kanë drejtuar e nuk po i drejtojnë kryeministra që të jenë "skllevër" të interesit kombëtar dhe të patriotizmit arbëror.
E kuptoni që shqiptarët e përvuajtur po largohen nga atdheu i tyre, sepse Shqipërinë po e drejtojnë antishqiptarët që kërkojnë të mos ndërtohet më një Shqipëri e fortë?
E dini ju se Shqipëria sot është 2.5 milionë, kurse në vitin 1990, domethënë 25 vite më parë, Shqipëria ka qënë me një popullsi prej 3.2 milionë shqiptarë?
Dhe sigurisht që është një fakt ky që tregon se, në 25 vitet e fundit, sipas statistikës së rritjes vjetore të popullsisë, nga Shqipëria janë larguar rrerh 1.4 milionë shqiptarë.
Dhe të gjitha këto, që janë fakte të vërteta, duhet të arsyetohen drejt për të ardhmen.
Por gjithsesi duhet theksuar ajo që duhet ta dinë të gjithë shqiptarët:
Shqipëria do të fillojë të zhvillohet atëherë kur ajo do të drejtohet nga kryeministra dhe nga qeveri profesionale, që e duan Shqipërinë: nga shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe nga ata që po jetojnë jashtë saj si emigrantë e që, me punën e tyre, po e mbajnë sot Shqipërinë në një jetë normale.
(Ilustrimi është një montazh mbi pikturën e njohur të kohë...
Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pj...
E shkruaj këtë tekst nga një bindje e kthjellët konser...
Sot vij me dy burime që më udhëheqin: Kushtetutën që më de...
Reforma në Drejtësi përbën një nga nismat më të rëndësishm...
Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje d...
Arritjet, përpjekjet dhe sfidat për ardhmërinë Euroatlanti...
Kinse për t’iu kundërvënë “historisë komuniste”, ja se si ...
Në Shqipëri, procesi i pranimit në Bashkimin Europian nuk ...
E vlerësojnë për "kontributin në PS", ndërkohë që PS-ja e so...
Sali Berisha flet vazhdimisht kundër SPAK!Por... Ja sesi ...
Midis fundit të tetorit 1940 dhe prillit 1941, Jugu i Shqi...
Gjatë këtyre 35 viteve nuk u bë drejtësi për krimet e komu...
Nuk qe e vështirë ta shquaje ndër të tjerët që Fatos Nano ...
Pa diskutim që ChatGPT është një nga zbulimet më të mëdha ...
Është një lodhje që s’ka të bëjë as me trupin, as me orët e ...
Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lën...
Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sand...
Sot në mesditë, pas një vuajtjeje të gjatë në reaminac...
Nuk do ta harroj kurrë 9 janarin e vitit 2004. Isha drejto...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...