A doni më prova për Lulzim Bashën?
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...

Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, shumica e atyre që e mbështetën Lulzim Bashën, kur vrau babain e vet politik, sot janë ndarë në dy grupime të mëdha. Të parët e kanë marrë seriozisht kuvendin e vulës të mbledhur këtë të shtunë. Ata kanë vënë kujën se si Luli ka zhdukur nga statuti fjalën dorëheqje duke u bërë njësoj si Saliu, që nuk di të largohet kurrë, madje edhe pas humbjeve të njëpasnjëshme.
Të tjerët ende nuk u besojnë syve dhe veshëve kur shohin se si, në një ish-parti të kthyer në bandë mercenarësh, Basha do të marrë për vete edhe funksionin e kreut të grupit parlamentar. Të gjithë këtë grupim e përbashkon një gjë: ata i marrin si serioze gjëmat që dëgjojnë nga goja e atij që e kanë pasur kryetar për gati një dekadë.
Të dytët kanë një qasje tjetër. Duke e kuptuar se sa qesharake është të bësh betejë epike me Bashën, ata thjeshtë po e tallin. Dikush e quan si festë synetie, atë që ndodhi sot, një tjetër e konsideron organizatorin e saj si dikë që do të jetojë në deziluzion, ndërsa një i tretë bën autoironi me faktin se ka besuar vërtet që një ditë Luli mund të drejtojë qeverinë.
Pavarësisht se të dyja grupimet janë gabim, pasi secili prej tyre ka besuar edhe pas majit 2021, që Lulin e mbështesin shumica e demokratëve, madje-madje, vazhduan të përkunden në këtë përallë edhe pas kuvendeve të dhjetorit të atij viti, pra brenda të qenit të gabueshëm, këta të dytët kanë më shumë të drejtë.
Dhe ka një arsye të qartë se pse Luli duhet trajtuar me të qeshur. Ndryshe nga ata që friksohen se ai po bëhet autokrat, diktator apo se po mbledh të gjitha pushtetet brenda vulës, Basha duhet marrë për atë që është realisht. Ai nuk ngjan as me Edi Ramën, që ka zhdukur zgjedhjet nga PS dhe që ia imponon asaj ministrat pa pyetur askënd. Ai nuk krahasohet as me Berishën, para të cilit s’guxon të pipëtijë askush edhe kur pëson disfata katastrofike. Ai nuk përbën shembull antidemokratik si Ilir Meta, që kur iku vetë në presidencë ia la trashëgimi partinë gruas. Dhe i pari dhe i dyti dhe i treti mund të simbolizojnë sot e gjithë ditën shembuj tipikë shqiptarë të autokratëve më mendjengushtë. Por sado të rënda të jenë mesazhet që ata japin, sado të dëmshme efektet që lënë trashëgim, në të mirë apo në të keq, duhet thënë që edhe Rama edhe Berisha edhe Meta kanë së paku një parti.
Ndërsa Basha ka vetëm vulë të vjedhur. Edhe po të dojë të jetë diktator apo grumbullues pushtetesh, ai është i tillë vetëm në imagjinatën e tij. Ai nuk ka as mjete as forcë për t'i sendërzuar ëndrrat e veta më të errëta. Shpesh ai ngjan me atë personazhin e njërit prej filmave më të parë në Netflix, “L’isola della Rosa”, që për t'u bërë kryetar shteti ngriti një platformë çeliku në mes të oqeanit, së cilës i vuri emër, i krijoi flamur dhe e pagëzoi me vulë.
Se si mbaron fabula e këtij fiksioni është lehtësisht e imagjinueshme edhe për ata që nuk e kanë parë. Fiks kështu është edhe histora e Bashës. Prandaj është qesharake ta trajtosh atë si rrezik. Në vend të merremi me ato që bën, me ato që thotë apo me ato që rrëmben, le të bëjmë me të pak humor. Është mundësia e vetme në këtë sezon të zymtë politik.
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i aty...
Dante Aligieri ka thënë: "Prejardhja nuk e bën fisn...
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është n...
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
T'i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pasi Drejtuesi i De...
Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim...
Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e steri...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...