Një parti është e madhe nga aftësia që ka për të thithur elektoratin gri
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...

Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim.
Për njëmijë e një arsye, dikush mund të mos e pëlqejë. Të mos e dojë. Mund të mos e pëlqejë nga pamja. Nga gjatësia. Nga stili i mjekrës apo veshja. Nga mënyra si flet. Nga gjestikulacionet. Nga ekstravaganda. Nga kravatat p.sh. Apo nga atletet. Kot. Nuk e pëlqen dhe pikë!
Të tjerë mund të mos e pëlqejnë si qeveris. Si ndërton administratën. Si të zgjedhurit e tij korruptohen. Si ata janë arrogantë. Si ministrat i shkojnë në burg. Të mos e pëlqejnë për ekonominë. Për arsimin. Për shëndetësinë. Për rrugët. Për bujqit. Për strehimin. Për kullat. Për hapësirat publike. Për mjedisin. Edhe për kanalet kulluese po deshe.
Po kaq legjitime është edhe që të tjerë ta pëlqejnë kryeministrin për fiks të njëjtat arsye. Këtu pastaj fillon partitizmi, militantizmi. Pa u futur fare në analizën apo thelbin e trajtimit të problemeve, ngjarjeve. Eshtë dueli tridhjetë e ca vjeçar mes të djathtëve e të majtëvë(?), mes PD e PS.
Shkurt, Edi Ramën hiç mos e duaj. Ti i foltores. Ti i PD-së. Edhe ti i PS-së po deshe. Dauj dhe pëlqe Sali Berishën. Puna jote!
Po Shqipërisë si t’ia bëjmë?!
Të mos e duam prej Edi Ramës?
Apo ta duam edhe prej Edi Ramës?
Sivjet, vendi ynë pësoi një boom turistik. Miliona turistë kanë zbarkuar nga jugu në veri të vendit. Kanë ardhur mes tyre edhe figura të njohura botërore, të cilat janë një aset i pazëvendësueshëm PR-i.
Dua Lipa p.sh., për revistën më të madhe të modës në botë, “Vogue”, klasifikon bregdetin shqiptar si vendin e parë për të kaluar pushimet.
“Unë do të shkoja pa asnjë problem t’i bëja pushimet në Shqipëri. Atje ka një det shumë të bukur. Shqipëria është pak a shumë si Italia 10-20 vite më parë, Rimini, Riçione, mikpritje e jashtëzakonshme. Nuk kam asnjë problem t’i bëj pushimet në Shqipëri” – tha për emisionin “Zona Bianca” në "Rete-4", miliarderi Flavio Briatore, ish-bossi i Formula-1, para disa ditësh.
Kjo sigurisht është një reklamë e madhe për ne, për Shqipërinë. Lexova më pas një reagim tipik shqiptar. Jo nga një njeri i zakonshëm. Jo nga një rrugaç. Jo nga një drogaxhi. Jo nga një tregtar ambulant. As shitës farash. As pjekës misrash të njomë në trotuar. As horr. Por nga një deputet dhe profesor më duket.
Deputeti i foltores, nga urrejtja për Edi Ramën, i shkruan Briatores në një status në FB, duke ia bërë Shqipërinë “sterrë, të papastër, një vend ku të vrasin, të presin me thikë, të marrin peng”…
Pas kësaj, çdo përpjekje për arsyetim, është e kotë.
Për gojëshqyerit që shajnë e mallkojnë Shqipërinë, dermani është “një grusht çimento në gojë”. Për të ardhmen!
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
T'i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pasi Drejtuesi i De...
Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim...
Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e steri...
Dihet se politika e jashtme e një shteti orientohet ng...
Ngjarja më e madhe e 500 viteve të fundit, ndodhi sot. Shq...
Fabian Kati, një student shqiptar i viteve ’90 në Itali, e...
Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde...
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day)...
Samiti i djeshëm në Athinë, ishte thjesht një përkujtim i ...
Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dh...
Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit infor...
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...