
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është në gjendje kritike për jetën.
Rrugëtimi i tij në politikë, në tranzicionin e dhunshëm dhe të zhurmshëm, është larg nga udhëtimi i një engjëlli, por sigurisht nuk është as udhëtimi i djallit.
Ndërsa publiku, dëgjon e lexon, para syve të tij shpaloset një dallgë e madhe hipokrizie. Dallgë e cila ngre një pyetje që nuk është e lehtë t’i japësh pergjigje: si balancohet e vërteta me respektin për njeriun që po lufton për jetën?
Tradita dikton që të përmbahemi nga të folurit keq sidomos për ata që ndërrojnë jetë ose ata që luftojnë për jetën. Në çaste të tilla merr përparësi nderimi për kujtimin e personit dhe dhimbja shtesë që mund të shkaktojë tek të dashurit e tyre çdo fjalë e thënë pa masë dhe takt. Megjithatë, në anën tjetër është e vërteta!
Ish-kryeministri Nano është një figurë me peshë të konsiderueshme në skenën politike të Shqipërisë. Vlerësimi më madh që i bëhet sot është tranformimi i partisë Punës në Parti Socialiste, natyra liberale dhe fakti që në drejtimin e tij PS kishte nivel të lartë demokratizimi që nuk e ka sot asnjë forcë politike, përfshi dhe partia që drejtoi ish-Kryeministri. Por mandatet e tij qeverisëse më shumë se për arritje,do të mbahen mend për polemikat dhe vendimet e diskutueshme.
Politikanët, si të gjithë njerëzit, janë qenie me të meta. Ata marrin vendime që kanë pasoja të mëdha dhe jo të gjitha pasojat janë pozitive. Është detyrë e medias, historianëve dhe shoqërisë në përgjithësi të shqyrtojnë në mënyrë kritike veprimet dhe politikat e (ish) liderëve, në mënyrë që historia të mos tjetërsohet. Në fund të fundit, e vërteta është gur themeli i një shoqërie të drejtë.
Megjithatë, e vërteta duhet thënë me kujdes, veçanërisht në çaste të tilla delikate. Ndërsa vendimet e ish-kryeministrit mund të kenë shkaktuar polemika, debate e kundërthënie, është momenti të kujtojmë se ai është gjithashtu baba, bashkëshort, shok dhe mik. Në momentet kritike, dhimbja e shkaktuar nga kritika e ashpër mund të jetë dërrmuese si për të sëmurin ashtu edhe për familjarët dhe miqtë e tij.
Në kohën e lajmeve rrufe, ku fjalët udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe zënë rrënjë si në ndërgjegjen e publikut ashtu edhe të turmave digjitale i takon medias të vendosë një ekuilibër delikat. E vërteta duhet thënë pa ndihmën e titujve sensacionalë për të marrë ca klikime më shumë.
Për më tepër, qasja ndaj së vërtetës duhet të shtrihet përtej individit dhe të përfshijë kontekstin e kohës.
Ajo që duhet të shmangim është tundimi i madh i hipokrizisë pa fre dhe kurthi për t'u përfshirë në amnezi kolektive. Nuk i shërben askujt që për hir të mirësjelljes dhe “korrektesisë politike”, e vërteta të futet nën qilim. Trashëgimia e ish-kryeministrit, si ajo e çdo lideri, duhet t'i nënshtrohet një shqyrtimi rigoroz. Megjithatë, ky skanim duhet të kryhet me një ndjenjë të thellë ndjeshmërie pa kaluar në sharje e fyerje duke sjellë polarizimin ekstrem të opinioneve mes hipokritëve që e paraqesin si ëngjëll dhe atyre që e portretizojnë si djall.
Në këtë moment të veçantë ndoshta na vjen në ndihmë fjala nuancë. Si në këtë jetë, ashtu edhe në tjetrën, e vërteta nuk është e thjeshtë, por komplekse.
Ne mund të kujtojmë sot atë që ka bërë mirë ish Kryeministri, mund të lutemi për shëndetin e tij, pa patur nevojë për elozhe të tepërta, dhe për hipokrizi - sidomos nga ata që nuk kanë lanë fjalë dhe rast t'u ikë për ta goditur.
Në këtë mënyrë, respektojmë trashëgiminë e tij, në mënyrë që ajo mbahet mend jo vetëm për kompleksitetin, por edhe për mësimet që ajo i jep liderëve aktuale.
Nëse i jemi shmangur dhe nuk jemi ballafaquar plotësisht me të shkuarën komuniste, nuk duhet të shmangemi nga e shkuara e “tranzicionit” e cila duhet pranuar jo vetëm me ngjyrat e ndritshme, por edhe me ngjyrën gri dhe pse jo edhe me ngjyrën e zezë.
Në këtë, valle delikate midis së vërtetës dhe respektit, shfaqet në radhë të parë karakteri i “valltarëve”.
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
T'i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pasi Drejtuesi i De...
Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim...
Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e steri...
Dihet se politika e jashtme e një shteti orientohet ng...
Ngjarja më e madhe e 500 viteve të fundit, ndodhi sot. Shq...
Fabian Kati, një student shqiptar i viteve ’90 në Itali, e...
Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...