Kujdes, luani vetëm në trotuar!
Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo s...

Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat fillojnë të duken më të vërteta se vetë realiteti.
“Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja!” nuk është thjesht një metaforë, por fakt. Qoftë edhe kur bëhet fjalë për “kilometrin e fundit”!
Dhe, aktualisht në Shqipëri, fakti po refuzohet me kokëfortësi.
“Kilometri i fundit” i kujt? I një gare që nuk ka nisur kurrë? Apo i një rruge që është bërë vetëm për t’u kthyer mbrapsht? Këtu nuk kemi më të bëjmë me finish, por me një marshim të pafund në vendnumëro.
Ky “kilometri i fundit” është bërë streha e fundit e atyre që nuk kanë më asgjë për të ofruar përveç lodhjes së tyre; është gënjeshtra e fundit e një politike që ka mbaruar prej kohësh. Është një premtim pa përmbajtje, një alibi për të shtyrë edhe pak protagonizmin në skenë ndërkohë që spektatorët dhe aktorët e tjerë kanë kohë që janë larguar. Ndërkohë problemi nuk është sa kilometra kanë mbetur, por me çfarë mjeti po ecën. Me çfarë këpucësh.
Dhe kur mjeti është i amortizuar, apo këpucët janë të vjetra, çdo metër shtesë është thjesht zvarritje dhe mundim.
Politika shqiptare ka një obsesion të çuditshëm me riciklimin. Figura të konsumuara, narrativa të lodhura, konflikte të stërpërsëritura; të gjitha paketohen si “përvojë” dhe shiten si garanci për të ardhmen. Në fakt, janë thjesht lëkurë e vjetër që mundohet të marrë formë të re.
E theksoj: politika shqiptare është kthyer në një punishte këpucësh të përdorura. Të njëjtët mjeshtra, të njëjtat lëkurë, e njëjta erë myku që mbulohet me parfum propagande. Dhe shqiptarëve u kërkohet të besojnë se kjo është rilindje, reformë, apo ringritje. Në fakt është riciklim i dështimit. Shqiptarët nuk kanë më nevojë për këpucë që duken të reja; kanë nevojë për një rrugë që nuk e njeh më baltën e së shkuarës.
Ironia më e madhe është se ata që flasin për “kilometrin e fundit” janë pikërisht ata që kanë vite që rrethrrotullohen. Ata që flasin për sakrifica në “kilometrin e fundit” janë pikërisht ata që kanë konsumuar çdo kilometër të mundshëm të këtij vendi, politikisht, ekonomikisht, moralisht. Nuk kanë më çfarë të japin, por kërkojnë edhe pak kohë. Edhe pak durim. Edhe një shans të fundit…, që gjithmonë rezulton të jetë thjesht një tjetër fillim i së njëjtës histori.
Ndërkohë, Shqipëria nuk e ka më luksin të presë derisa dikush të lodhet nga vetvetja.
Dhe vendi mbahet peng nga kjo farsë e pafund.
Dhe çështja nuk është vetëm se lëkurat janë të vjetra. Problemi është se ata që i përdorin nuk kanë as vullnetin, as interesin për të bërë diçka të re. Ata nuk duan këpucë të reja. Duan vetëm të vazhdojnë të ecin mbi ne me të vjetrat duke i lustruar, duke u ndërruar lidhëset, duke i shitur si model i fundit...
E vërteta është e thjeshtë, edhe pse e pakëndshme: rinovimi nuk vjen nga ripërdorimi i të njëjtëve njerëz me të njëjtat ide. Nuk vjen nga retorika e konsumuar që maskohet si këmbëngulje. Vjen nga distancimi i qartë me të shkuarën.
Në fund të fundit, nuk është çështje këpucësh, por çështje rruge. Çdo hap i mëtejshëm me këto këpucë të vjetra nuk është progres, por thellim i gropës ku kemi ngecur.
Dhe me lëkurë të vjetër, jo vetëm që nuk bën dot këpucë të reja, por rrezikon të mbetesh zbathur në një rrugë që kërkon hapa të rinj, njerëzish të rinj me këpucë vërtet të reja.
Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo s...
Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, në ku...
E diela e 3 majit 2026 do të mbetet një ditë e trishtë në ...
Prilli i 2026-ës solli një lajm që dukej si hap drejt demo...
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, deklarata ...
Pas 13 vitesh pushtet, qeveria është zbrazur edhe nga fant...
Pas një muaji anëtarësia e PD do të votojë për të zgjedhur...
Statusi i fundjavës, 2.05.2026 Zgjedhjet e 23 majit 2026 ...
Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tri palë zgjedhje, një...
Në një garë ku ka vetëm një kandidat, të dalësh i dyti ësh...
Mbrëmë, në orën 21:00, kisha një bisedë të gjatë në me...
Ndërsa propaganda për luftën e pakompromis ndaj parave të ...
Nuk ka pse shpik kandidatura false nga hiçi për të thënë q...
Falënderuesi i atëhershëm i Ramiz Alisë është çimentuesi i...
“Mbyll gojën. Mos kundërshto! Ne kemi investuar te ti, jo ti...
Hasa në një postim të Bashkisë Kukës këtë javë, që tregon ...
Ka një tendencë ditët e fundit për ta parë “kafazin e xham...
Lajmi se një kilogram qershi në Tiranë doli në treg me 36 ...
Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Kryeministri Mustafa ...
Dy fjalë nuk rrinë dot në të njëjtën fjali pa u përplasur:...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...