Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...

Lajmi se një kilogram qershi në Tiranë doli në treg me 36 euro kilogramin u prit me shqetësim të thellë në Monako.
Sepse kur një kg qershi në Tiranë shkon në 49 dollarë, pyetja për elitën financiare të Mesdheut bëhet shumë serioze: a po humbasim avantazhin strategjik si vend i shtrenjtë?
Në një vend si principata e Monakos ku 70% e banorëve janë milionerë, çmimi nuk është problem, është çështje reputacioni.
Sa për BE-në, situata është edhe më delikate.
Në Komisionin Europian po analizohet seriozisht ky zhvillim. Jo në kapitullin e bujqësisë, por në atë të filozofisë ekonomike.
Sepse një vend që shet kokrrën e qershisë më shtrenjtë se frëngu pulën, ka bërë një hap të madh: ka kaluar nga ekonomia prodhuese, ajo e dijes, e të dhënave, e vëmendjes tek ekonomia e absurdit.
Kjo nuk është pak për një vend ku absurdi duket se e ka ndarë mendjen të pijë kafen tri herë në ditë. Madje, zyra e Rekordeve Guinness ka dorëzuar dorëheqjen përballë çmimit tonë: tashmë ky institucion do të riemërohet zyrtarisht si 'Rekordi i Qershisë së Tiranës'."
Në Këshillin Europian Gjermania po mendon të tërhiqet nga qëndrimi i fortë për IBAR. Duhet ta pranojmë jemi në një fazë të re - tha një zyrtar nga Berlini.
Burime zyrtare, thonë se qeveritë, deri dje skepikte, janë impresionuar: “Një vend që arrin të rrisë çmimin e qershisë pa rritur cilësinë, ka potencial të jashtëzakonshëm negociues.”
Vetë Komisioni po ryshqyrton me urgjencë çështjen e pezullimit të fondeve të IPARD për Shqipërinë. Teorikisht, fondet janë pezulluar prej tri vitesh për shkak të abuzimeve, tha zëvendëszëdhënësi i Komisionit, por praktikisht, realiteti në terren po sugjeron një zgjidhje inovative: Komisioni ka vendosur të mos priten më përfundimet e hetimeve dhe kthimi i fondeve, por të hapet një fond emergjence për mbjelljen e qershive.
Arsyetimi është i thjeshtë: nëse një kilogram shitet sa një darkë në Bruksel, atëherë çdo pemë është një investim strategjik.
Në një mbledhje urgjente të Bankës Qendrore Europiane, u hodh ideja që euroja të lidhet me kursin e qershisë së Tiranës. Por plani dështoi. Ekspertët dolën në përfundimin se euroja është shumë e paqëndrueshme për t'u krahasuar me një aset kaq të fuqishëm. Ndërkohë, në Shqipëri, njerëzit po presin me padurim sezonin e shalqinit, ku me gjasë, një fetë do të kushtojë sa një fundjavë në Dubai.
Në këtë pikë, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të integrimit. Sepse nëse dikur pyetja ishte “a i përmbushim standardet e BE-së?”, tani pyetja është më praktike: A mundet BE-ja të përballojë standardet tona?/ CNA
Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Kryeministri Mustafa ...
Dy fjalë nuk rrinë dot në të njëjtën fjali pa u përplasur:...
Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antiko...
Në një vend normal, dështimi prodhon reflektim. Në Shqipër...
Odisea kërkoi vite të tëra për t’u kthyer në Itakë. Por nd...
Në prill të vitit 1912, anija "Titanik", një mrekulli e in...
Përveçse krejt e pavend, më është dukur edhe e pakuptimtë ...
Ka një keqkuptim romantik për fundin e demokracive: imagji...
Në politikën shqiptare, momentet e “zgjimit” individual sh...
Ka një figurë që përgjithësisht e njeh çdo shoqëri: fajdex...
Protesta është një e drejtë legjitime. Është një nga ato p...
Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral. Ai është gji...
Nisi vjet në kulmin e fushatës elektorale mes tre kryebash...
Elisa Spiropali duket se po kopjon Ervin Salianjin. Ka nis...
Një fjali përmbledh gjithë situatën politike shqiptare: Qe...
Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emëri...
Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit...
Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës n...
Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...