web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërhyni në industrinë e ndërtimit, do të piqemi si minjtë në zjarr!

15 Prill 2026, 10:33, Opinione Mentor Kikia

Ndërhyni në industrinë e ndërtimit, do të piqemi si

Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës në Tiranë, nuk duhet të kalojë me “marrjen e situatës nën kontroll dhe hetimin e shkaqeve”. Pavarësisht se kush e ndezi, pse e ndezi dhe si e ndezi zjarrin, krimineli nuk është ai që e ndezi, por ai që ndërtoi një pallat që digjet si të jetë lyer me benzinë.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si një precedent për të vendosur një vijë të kuqe në cilësinë e ndërtimeve.

Lexova reagimin e një inxhinieri kimist, Prof. Dr. Zarif Dervishi.

“Jam shprehur prej kohësh në shtypin, komunikime verbale, në shumë takime me drejtues bashkie, se veshja e pallateve me kapotë polistiroli duhet të ndërpritet me urgjencë se përbën rrezik për jetën e banorëve edhe të pallateve ngjitur...! Kjo llojë kapote prej polistiroli prodhohet në vend. Ky lloj polisteroli nuk përdoret as në USA , as në Europë dhe as në vëndet e Azisë e më tej...”.

Ka ende një debat se me çfarë materiali ka qenë veshur pallati i kompanisë “Arlis” që u dogj. Por kjo nuk është një çështje analizash në rrjet apo në media, është çështje ekspertësh. Ajo që është fakt, është se një pallat i tërë u dogj si të ishte prej kashte dhe dhjetëra njerëz u plagosën e rrezikuan të humbnin jetën.

Dhe nuk është rasti i parë, as me këtë kompani dhe as të tjera para saj.

Të vijmë te zgjidhja:

Qeveria, përmes institucioneve, duhet të ndërhyje duke ndaluar në mënyrë të prerë, sot, pa pritur nesër, përdorimin e materialeve që përbëjnë rrezik. Nuk ka nevojë për shkencë të madhe, as për fonde.

Ndërtimet duhet të plotësojnë standarde, që aktualisht nuk përputhen kurrkund me çmimet.

Kishim frikë se mos na sulmon Irani ne? Jo, nuk ka nevojë. Një shkrepëse dhe ia vë flakën gjithë qytetit, që ngjan si një qytet prej kartoni.

Rruga për në BE kalon nga siguria për jetën.

Kur do ta mbyllim këtë Kapitull për Integrimin?/CNA





11:01 Opinione Luan Rama

AKSHI si makth

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...

09:50 Opinione Ditmir Bushati

PERDJA E TYMIT

Premtimet entuziaste për përmbylljen e negociatave brenda ...

13:48 Opinione Milaim Nela

Basha vs Salianji!

Të gjithë ndjekësve dhe mbështetësve të Salianjit do ju th...

Lajmet e fundit nga