web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anëtarësimi në BE fillon kur të shohim në sy realitetin ku jemi

5 Maj 2026, 21:34, Opinione Mentor Kikia

Anëtarësimi në BE fillon kur të shohim në sy realitetin

Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, në kuadër të negociatave me BE-në.

Lajmi i parë i mirë: BE vazhdon mbeshtetjen për Shqipërinë.

Lajmi i dytë i mirë: “Procesi i zgjerimit varet nga kushtëzimi i rreptë, progresi i bazuar në meritë dhe zbatimi efektiv i reformave, jo vetëm nga miratimi formal i legjislacionit” - Pra nuk ka integrim sa për të thënë, apo anëtarësim pa qenë anëtar.

Ne duhet të shtrojmë kurrizin, të përmirësojmë standardet.

Realiteti, çfarë vëren raporti:

-Korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta;

-Kuadri zgjedhor konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm, por shpreh shqetësime për barazinë e kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit.

-Bën thirrje për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias;

-Shpreh shqetësim për polarizimin politik dhe diskursin përplasës që dëmton funksionimin e institucioneve demokratike;

-Mbrojtje më të fortë të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik;

-Kërkon depolitizimin e administratës publike dhe rekrutime mbi bazë merite;

-Shpreh shqetësim për mungesën e progresit në mjedis dhe klimë;

Pra, kemi një det të tërë përpara.

Shumica prej këtyre problemeve nuk kërkojnë para të zgjidhen.

Kërkojnë VULLNET POLITIK dhe përgjegjshmëri nga ata që kanë pushtetin!

Hapi i parë është ta pranojmë realitetin, jo ta fshehim nën petkun e manipulimit të publikut se “po ecim me ritme të shpejta”.

Hapi i dytë është ta marrim seriozisht dhe të përmirësojmë standardet. Të heqim edhe zyrtarisht dorë nga lloqet se do na pranojnë për gjeo-politikë, gjeo-strategji, për shkak të Kinës e për shkak të Rusisë. 





Lajmet e fundit nga