Sheshi i diktatorit dhe sheshi i Ramës
Sheshi që i dha lamtumirën diktatorit 34 vite më parë!Shes...

Nga Baki Rexhepi
Objektivi i kryesor i kësaj “lufte” duket se është pengimi i njohjes së shtetit të Kosovës nga shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur atë. Marrë shkas nga një artikull i publikuar në një portal online në Serbi, vlen të theksohet fakti se taktika e lashtë “përçaj dhe sundo” po aplikohet nga Serbia për të sulmuar faktorin shqiptar në rajon dhe për ta identifikuar atë si ekstremist, mbështetës të terrorizmit dhe faktor destabiliteti në rajon.
Triumfi i opozitës siriane dhe ardhja në pushtet e Ahmed al-Sharaa, duke sjellë ndryshimin e regjimit në Siri dhe largimin e Bashar-al Asadit, kanë risjellë në vëmendje të opinionit publik një element të rëndësishëm, i cili prek drejtpërdrejt faktorin shqiptar në rajon e në veçanti atë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.
“Xhemati Alban”, një grup luftëtarësh i përbërë kryesisht nga shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, ka qenë një fraksion i rëndësishëm që ka dhënë kontribut në çlirimin e Sirisë nga regjimi i Bashar al-Asadit, si pjesë e formacionit që udhëhoqi këtë luftë, i njohur me emrin “Hay’at Tahr?r Al-Sham”. Shqiptarët e “Xhematit Alban” dhe kontributi i tyre në çlirimin e Sirisë janë pjesë e realitetit të ri politiko-shoqëror në Siri, por edhe në arenën ndërkombëtare dhe tashmë po inkuadrohen në institucionet e reja të qeverisë siriane për të nisur punën për rindërtimin e Sirisë së shkatërruar nga një luftë e gjatë gati trembëdhjetëvjeçare.
Pikërisht ky grup luftëtarësh dhe disa nga figurat udhëheqëse të këtij grupi, duket se po përdoren nga Serbia për të vënë në lëvizje një makineri propagandistike me qëllim etiketimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës si “terroristë” e “mbështetës të terrorizmit”, që janë gati të sulmojnë Serbinë, në rast të një konflikti të mundshëm në Kosovë. Një taktikë e cila përpiqet që të mbjellë “farën e dyshimit” brenda vetë udhëheqjes së re siriane, me shpresë se ndoshta do mund të ndikojë në denigrimin e shqiptarëve dhe tregimin e tyre me gisht si terroristë. Këto deklarata qesharake që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe faktet, i përngjajnë një thirrjeje dëshpërimi, e cila mbahet me shpresë pas një fije bari, njësoj si i mbyturi i cili bën përpjekjen e fundit, edhe pse fati tashmë e ka përcaktuar të ardhmen. Pyetjet që këtu shtrohen janë së paku tri: Përse Serbia është e interesuar pikërisht në këtë moment të mbjellë dezinformacion ndaj shqiptarëve? A mund të shndërrohen këto “gjyle me fitil të lagur” në “fijen e barit”, që do të shpëtonte lidershipin politik serb nga “dallgët” e studentëve protestues, që po projektohen si një mbytje e pashmangshme për regjimin autokrat? A janë këto metoda të hershme serbe, të nxitura nga faktorë të jashtëm, të cilët janë të interesuar të nxisin tensione të reja etnike në Ballkan?
Beogradi zyrtar, që një kalë të fortë të politikës (agresive) së brendshme, ka pasur gjithnjë atë çka ndodh në politikën e jashtme, po jep shenjat e riaktivizimit të makinerisë propagandistike ndaj shqiptarëve. Kjo makineri funksionon përmes dezinformacionit, por duke pasur synim kryesor ndikimin tek opinioni publik apo edhe te pushteti politik, në pengimin e njohjeve të Kosovës apo edhe në tërheqjen e njohjeve, sikurse ka ndodhur në të kaluarën.
Në shkelje flagrante të Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneksit të Zbatimit të Ohrit të vitit 2023, Serbia nuk e ka ndalur në asnjë moment fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Diplomacia “tregtare-ushtarake” që ka ndjekur Beogradi, ka zënë rrënjë të forta kryesisht te vendet afrikane që kanë konflikte të hapura me fqinjët. Të interesuara për të përfituar armatime dhe municione nga industria ushtarake serbe, këto vende janë shndërruar në një pre të lehtë për politikën e jashtme serbe, duke u dakordësuar për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Biznesmenë me ndikim të lartë në politikën serbe, financues të partisë politike në pushtet apo edhe ish-këshilltarë të qeverisë e ministrave të caktuar, janë figurat kryesore të kësaj diplomacie “tregtare-ushtarake”. Këto triumfe diplomatike, politika serbe i përdor rëndom për konsum të brendshëm politik.
Është botërisht e njohur dhe është një realitet politik fakti se marrëdhëniet e qeverisë së re siriane po orientohen përditë e më tepër drejt Perëndimit e gjithnjë e më larg Rusisë e Kinës. Në një kohë tepër të shkurtër, por mjaft intensive, aktorët kryesorë të politikës së jashtme të Sirisë kanë zhvilluar me dhjetëra takime zyrtare me faktorë të rëndësishëm politikë në Evropë dhe më gjerë. Mesazhi i dalë nga këto takime ka qenë ofrimi i garancisë se kapitulli i ri që Siria ka hapur, është i orientuar drejt paqes dhe bashkëpunimit me Perëndimin dhe jo konfliktit dhe mosmarrëveshjeve. Në këto zhvillime dinamike një rol të rëndësishëm luan edhe Turqia e cila ka ofruar mbështetjen e saj për qeverinë e re siriane dhe në veçanti për presidentin e ri të Sirisë Ahmed al-Sharaa.
E vënë përballë këtij realiteti të ri politik në Siri që ka ristrukturuar gjeopolitikën në Lindjen e Mesme, duket se Serbia tashmë po e parasheh se në një të ardhme jo shumë të largët, njohja e radhës për Kosovën mund të vijë pikërisht nga qeveria e re e Sirisë. Ndoshta një obligim moral për kontributin e luftëtarëve shqiptarë në luftën për rrëzimin e Asadit, ndoshta një “këshillë miqësore” nga Ankaraja zyrtare, ose një zgjedhje e vetë lidershipit të ri sirian, cilado qoftë arsyeja, tashmë në horizont po shfaqet një rrugë që mund të çojë drejt një njohjeje të re për Kosovën. Diskutimet dhe burokracitë institucionale mes palëve do të marrin kohën e tyre të nevojshme, e deri atëherë shkopinj të tjerë mund të futen nën rrota, por destinacioni i kësaj udhe mbetet një dhe i pandryshuar.
Sheshi që i dha lamtumirën diktatorit 34 vite më parë!Shes...
nga Armand Shkullaku Tingëllon e pabesueshme, por Edi Ram...
Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fu...
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të t...
Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK ...
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 ...
Relativizo sa të mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar...
Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tas...
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet. Ka pasur gjithmonë. Gjith...
Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzua...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku tho...
Një sqarim i vogël për histerinë kolektive se kryetari i b...
Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama ! Nga...
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...
Luiza Gega, Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi e të tjerë duhet ...
Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Parti...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundër S...
Nga Ermal Mulosmani Sot vendoset fati i Drejtësisë. Proku...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...