Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit 2025, i një personazhi që kishte drejtuar fushatën e Presidentit Amerikan Trump dhe arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kanë zhbërë disa realitete për të krijuar disa të reja.
Qysh në minutat e para pas arrestimit të Kryebashkiakut të Tiranës, fillimisht disa analistë pranë Partisë Socialiste në pushtet, hodhën idenë e rreshtimit të SPAK në krah të fushatës së liderit ët PD, Sali Berisha, në zgjedhje. Më tej analistë të ndryshëm e lidhën këtë veprim të SPAK me efektet e atashimit pranë PD të njeriut që drejtonte fushatën e Trump.
Sipas kësaj logjike, SPAK nxitoi të arrestonte Veliajn, duke menduar se tashmë Tramp do të mbështesë ardhjen në pushtet të opozitës së “linçuar” nga ata vetë (prokurorët) si dhe nga Lideri socialist, të cilëve u buronte pushteti nga lidhjet me miliardierin amerikan, Xhorxh Soros.
Pikërisht këto rrethana u dukën sikur e nxorrën nga shinat dhe e trembën keqas edhe Liderin socialist.
Përpjekjet e tij për të marrë vëmendjen e Presidentit Tramp, me vetëofrim, nuk po japin asnjë rezultat. Për më keq, edhe Riçard Grenellin - mikun e fundit i tij në administratën Tramp, e larguan nga diplomacia për ta emëruar në një post kulturoro - artistik.
Përpjekjet nuk dhanë rezultat as pas shpalljes “investitor strategjik” të dhëndrit të Tramp. Dështuan edhe pse ligjërisht fusha u pastrua kur Bajram Begaj e hodhi firmën e premtuar, e cila e bëri President, për nxjerrjen e ishullit të Sazanit nga lista e pronave ushtarake.
Po dështonjnë edhe pse një gazetar izraelit po hedh, sa herë që zhurma fashitet, idenë e strehimit të 100 mijë palestinezëve të Gazës në Shqipëri – një çështje që sërish do të orientonte vëmendjen e Presidentit Tramp drejt Shqipërisë.
Në këtë situatë, për çdo mendje të lehtë, rebelimi i Liderit socialist me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), pas shfaqjes, në krah të Berishës, të njeriut që drejtonte fushatën e Tramp dhe pas arrestimit të Veliajt, shfaqet i motivuar.
Por sa qendron versioni se njerëzit e Trump, bashkë me SPAK-un, po bëhen patericë e Berishës për ta ngjitur në pushtet?
Së pari, kësaj frike i del ndesh fakti se në Shqipëri kurrë nuk ka pasur një fitues zgjedhjesh me urdhër nga lart, por ka pasur fitues zgjedhjesh me votë popullore, qoftë pjesërisht e vjedhur ose e blerë.
Së dyti, data e depozitimit të kërkesës së SPAK në GJKKO për arrestimin e Veliajt është bërë shumë kohë para shfaqjes pranë PD të njeriut që drejtoi fushatën e Trump.
Së treti, të njëjtën frikë e relativizon të paktën një rast parakalues e domethënës. Një rast që thjesht lidhet me punën e një celule të motivuar të drejtësisë.
Më 9 shtator 2005, dy ditë para inaugurimit të qeverisë “Berisha”, Prokuroria e Krimeve të Rënda, arrestoi në Durrës, për kontrabandë, Leonard Kokën, vëllanë e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, të zgjedhur nga Partia Socialiste. Lideri i PD-së do të nxitonte ta quante efekt politik, duke lënë të kuptohej se shfaqje të tilla, të shkaktuara nga ndryshimi i pushtetit, nuk do e detyronin për të ndryshuar opinionin, për shembull për Kryeprokurorin, të cilin sigurisht nuk do e mbështeste, etj. Në fakt, arrestimi nuk kishte asnjë lidhje me fitoren e zgjedhjeve nga PD. Ai erdhi si rezultat logjik i hetimeve dhe për shkakun se, një ditë më parë, oficerët e policisë gjyqësore, kishin rënë dakord me një të arrestuar që ai të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.
Pra, në këtë pikë mund të thuhet se frika e Liderit nuk vjen ngaqë SPAK po rreshtohet me Partinë Demokratike. Frika, nëse ka ndonjë lidhje me këtë pjesë, mund të vijë pjesërisht sepse Shtëpia e Bardhë nuk ka lëshuar asnjë sinjal, pavarësisht tundjes së flamujve të bardhë me hartën e Sazanit në mes, pavarësisht emetimit të lajmeve për strehimin e 100 mijë palestinezëve të Gazës. Kështu që, halli i madh duket se fshihet diku tjetër. Halli është se nën drejtimin e Altin Dumanit, SPAK është vëtekorrigjuar me shpejtësi dhe nuk po tutet nga zhvillimet politike, qoftë në Shtetet e Bashkuara, qoftë në Shqipëri.
Fakt është se SPAK, me arrestimin e Erjon Veliajt, u ka mbyllur gojën edhe të gjithë kritikëve, të drejtë, të lëkundur apo të padrejtë. Me arrestimin e Veliajt, SPAK provoi se ka një bërthamë prokurorësh dhe gjyqtarësh me karakter dhe integritet, të cilët nuk kontrollohen nga Lideri socialist.
Pikërisht për këto arsye Lideri hodhi poshtë edhe atë cipën e hollë të vellos që u mundua të thurte për ta shitur SPAK-un si krijesë të Partisë Socialiste, pasi u kujdes që më parë (punë minutash) të përvetësonte meritën e SPAK për përmirësimin e perceptimit të antikorrupsionit për Shqipërinë nga Transparency International.
Kjo shpjegon lëshimin e gojës dhe hungërimat për “Republikën e Prokurorëve” , ndërsimin e deputetëve, ministrave, strukturave të kontrolluara të shtetit, militantëve dhe, nuk është çudi, ndërsimin e krimit të organizuar, me të cilin ka ndarë pushtetin që nga 2013.
Ndërseu Ministrin e Drejtësisë, Ulsin nga Dibra, i cili mund ti jetë mburrur për miqësi me Altin Dumanin, Ministrin e Financave, që të shantazhojë me pagat e prokurorëve dhe gjykatësve specialë. Shkundi dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë - një personazh që u duk sikur e fitoi postin falë pozicionit pranë së majtës.
Madje, për ti motivuar të tijët plotësisht, Lideri dha i pari shembullin personal të mosbindjes. Dha, duke kërcitur dhëmbët, shembullin që i takon një lideri ta japë: prokurorët e SPAK të mos guxonin të hidhinin këmbët për të sekuestruar celularin e tij.
Hakërrimat dhe ndërsimet e Liderit kundër prokurorëve dhe gjykatësve të strukturave antikorrupsion u materializuan brenda ditës me rrethimin, që qindra punonjës të Bashkisë së Tiranës, i bënë godinës së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Një rrethim që zgjati nga mëngjesi në darkë, gjatë kohës së rivlerësimit të masës së sigurisë për Erjon Veliajn.
Një skenë e pështirë, që ka për ti rënduar historisë së drejtësisë në Shqipëri edhe prej faktit se aty nuk u shfaqen, në asnjë rast strukturat e policisë, që gjithmonë veprojnë pas grumbullimeve e protestave pa leje.
Por karma është kur.., pasi historia sapo e shënoi edhe një tjetër rekord. Rekordin e një lideri, që dikur, më 21 janar 2011, nisi një protestë të ligjëruar kundër pushtetit të Sali Berishës për shkak të 700 mijë eurove në bllokun e Ilir Metës, dhe që tashmë, pasi ka bërë xhiron e plotë rreth ylberit dhe sa duket e ka ngrënë qerthullin, është kthyer të bëjë një antirevolucion për 700 mijë eurot që gruaja e Erjon Veliajt ka harxhuar për të blerë fustane.
Pra, të gjitha këto arsye, këto lëvizje në prag çmendurie, sigurisht që NUK mund ti motivojë frika nga shfaqja pranë PD e amerikanit të fushatës së Tramp.
Ato i ka motivuar frika e shkaktuar pas arrestimit të Erjon Veliajt, frika se SPAK, për shkak të korrupsionit, avash-avash, një nga një dhe grupe - grupe, po ja gëlltit të gjithë ushtarët, edhe ata që Lideri thotë se hanë dardha pas shpine, edhe ata që liston se nuk hanë.
Për këto arsye, dita e sotme, 12 shkurt 2025, do të mbahet mend edhe si dita e shpalljes së luftës totale ndaj SPAK, të rreshtimit të Liderit socialist në krah të Sali Berishës, Ilir Metës dhe gjithë llumit që vetë kanë mbarështruar. Ndryshimi i vetëm është se Lideri socialist i nisi sulmet pëpara se SPAK të shkojë te ndonjë bashkëpunëtor tjetër i afërt, apo te telefoni i tij.
Pra, në ring, aty ku matet burrëria, koha sapo ka vendosur, në një anë politikën e vjetër me korrupsionin e saj të organizuar dhe në anën tjetër SPAK-un si dhe atë pjesë të shoqërisë që e mbështet dhe pret shumë prej tij.
Kohët do shkojnë dhe fitorja do bëhet e një pale.
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundër S...
Nga Ermal Mulosmani Sot vendoset fati i Drejtësisë. Proku...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundë...
nga Armir Shkurti Unë nuk mendoj se arrestimi i Veliajt i...
Lolita, një faqe në rrjetet sociale, ka publikuar një stat...
Erion Veliaj, 45 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej ...
Të paktën një gjë të mirë po e bën SPAK-u. Kjo meri...
E hëna e dytë e shkurtit ka shkundur keq Tiranën politike,...
Diskutimi i mbrëmshëm në ekrane rreth kryebashkiakut nisi ...
Si një njeri i përpjekur për këtë vend me kontribute të nj...
Fjala e deputetit të PD z. Oerd Bylykbashi në debatin parl...
Statusi i fundjavës, 8.02.2025 Brezi i atyre që kaluan fë...
Nga Eduard Zaloshnja Gjatë muajve të fundit, Edi Rama dhe...
Kur Kryepeshkopi Anastasios Janullatos vinte në Gjirokastë...
Gjendja e opozitës mbetet prej disa vitesh shqetësimi ...
Opinion nga Esad Gjonbalaj: Është krejt normale të kemi d...
Opinion nga Mero Baze Shqipëria ishte sot kryeqyteti i or...
Opinion nga Ardi Stefa Aktualisht çështja nuk qëndron se ...
Nga Kastriot FRASHËRI Kryepeshkopi Anastas kryesoi kishën...
Opinion nga Mentor Kikia! I nderuar Z. Prokuror!Së pari d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...