Të gjithë duken të ndryshëm, por janë të njëjtë!
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundë...

Nga Ermal Mulosmani
Sot vendoset fati i Drejtësisë. Prokurorët kanë arritur pikën e përballjes. Nëse ata janë kurajozë, të aftë dhe të ndershëm duhet të fillojnë procedimin penal për Kryeministrin. Duhet të kërkojnë provat për ta argumentuar inkriminimin e tij. Kjo është kryesfida e tyre.
Afera e inceneratorëve nuk është as e Erion Veliajt, as e Arben Ahmetajt, as e Lefter Kokës. Inceneratorët janë urdhër politik i Edi Ramës që përcakton edhe fituesin, edhe proçedurën edhe ekzekutuesin. Deri tani janë goditur vetëm ekzekutuesit.
Sepse kanabizimi i Shqipërisë është orientim politik dhe urdhër mosveprues i Edi Ramës. Në gjitha krimet, vrasjet dhe trafikun kriminal, Kryepërgjegjësi është Kryeministri. Dëshmitarëve Sajmir Tahiri dhe Arben Ahmetaj duhet tu merret dëshmia.
Krijimi i një kupole klienteliste sipërmarrësish, që implikohen në veprime korruptive për të qenë gjithmonë në varësi të pushtetit ekzekutiv, është politikë e urdhëruar dhe e ekzekutuar nga zyra e Kryeministrit. Dhënia e konçesioneve pa tender, e pasurisë publike për administrim pa garë, e tenderave sekretë në AKSH është veprim i urdhëruar dhe i kontrolluar nga Kryeministri. Kasta ekskluzive e sipërmarrësve kryeministrorë qëndron mbi garën, mbi ligjin dhe vetëm nën hyqmin e Kryezotit.
Betonizimi i Tiranës, veçanërisht kullat, nuk janë vepër e Erion Veliajt. Betonizimi, që nga dhënia e truallit për ndërtim, zgjedhja e ndërtuesit, arkitektit, ngjyrave, llojit të tullave dhe edhe hidrosanitaret e kullave janë vepër e Kryearkitektit. Si çdo gjë në këtë vend. Nëse aty ka vepër penale fajtori është Edi Rama.
Tenderat, proçedurat, ilirmetat, saliberishat, prokurimet, ligjet, VKM-të, janë vetëm guriçka në rrrota për vizionin e Kryevizionarit. Ato janë pastruar me ndërmjetësinë e pastruesave Ministra, Prokurorë, Drejtorë, Sipërmarrës. Siç pastrohet gruri nga kashta.
Sigurisht, pastruesit duhet të paguajnë për zellin e tyre në shërbim. Ndoca vite burg dhe ja, do vijnë dita të gëzojnë përfitimet e veta.
Kërcënimi i sotëm i Kryeministrit është sfida e madhe e SPAK-ut. Unë jam i bindur se deri tani Spaku ka bërë luftë për propagandë. Një orkestër keqbërësish nuk mund ta zhbësh duke burgosur instrumentistët por duke neutralizuar Dirigjentin.
A është Rama një Dirigjent keqbërës? Kam dyshime për këtë. Domethënë nuk jam I sigurtë që veprmet e tij janë nisur për keq ose vetëm për të vjedhur. Unë mendoj se Rama ka përdorur paratë e Shqipërisë si të ishin të shtëpisë së tij. Është në natyrën e tij të bëjë veprime eksteravagante, anormale, që kërkojnë guxim dhe shpenzime joproporcionale. Ai ndoshta mendon se duke shkuar me shpejtësi në drejtim të piketës më të largët të vizionit të tij, duke fituar kohën në kurriz të vogëlsive proçeduriale dhe ligjore, i bën një shërbim të madh shtetit dhe kombit.
Mendoj se edhe dënimet e Ministrave të tij i mendon si dëme kolaterale të këtij vizioni, kosto të domosdoshme për të arritur të përsosurën.
Por, Spaku nuk është aty për të repsektuar vizionin politik të udhëheqësit. Ai është aty për të parë vogëlsitë ligjore, proçeduriale, ndonjë korrupsion etj etj. SPAK-u ndoshta i bën dëm Shqipërisë duke i arrestuar Kryeshefin vizionar por nëse do mendojë më shumë për veten sesa për Shqipërinë duhet ta bëjë. Fundja ai është një kokë e ftohtë që operon me ligje jo me emocione.
A do kthehet SPAK-u në Frankenshtajn?! Kjo është prova e zjarrit./ CNA
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundë...
nga Armir Shkurti Unë nuk mendoj se arrestimi i Veliajt i...
Lolita, një faqe në rrjetet sociale, ka publikuar një stat...
Erion Veliaj, 45 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej ...
Të paktën një gjë të mirë po e bën SPAK-u. Kjo meri...
E hëna e dytë e shkurtit ka shkundur keq Tiranën politike,...
Diskutimi i mbrëmshëm në ekrane rreth kryebashkiakut nisi ...
Si një njeri i përpjekur për këtë vend me kontribute të nj...
Fjala e deputetit të PD z. Oerd Bylykbashi në debatin parl...
Statusi i fundjavës, 8.02.2025 Brezi i atyre që kaluan fë...
Nga Eduard Zaloshnja Gjatë muajve të fundit, Edi Rama dhe...
Kur Kryepeshkopi Anastasios Janullatos vinte në Gjirokastë...
Gjendja e opozitës mbetet prej disa vitesh shqetësimi ...
Opinion nga Esad Gjonbalaj: Është krejt normale të kemi d...
Opinion nga Mero Baze Shqipëria ishte sot kryeqyteti i or...
Opinion nga Ardi Stefa Aktualisht çështja nuk qëndron se ...
Nga Kastriot FRASHËRI Kryepeshkopi Anastas kryesoi kishën...
Opinion nga Mentor Kikia! I nderuar Z. Prokuror!Së pari d...
Vendit ku gjen më shumë mllef, urrejtje e grindje i kemi v...
Opinion nga Ardian Vehbiu! Kam ndjekur këto ditë gjëra që...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...