Kundërpërgjigje ndaj gazetarit Baton Haxhiu për shpifjet e tij
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të t...

Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fushatë politike që ka si synim parësor delegjitimimin e SPAK dhe të drejtësisë së re. Si kurrë më parë të dy krahët e politikës shqiptare deklarojnë se SPAK ka dalë jashtë kontrollit ndaj ose duhet eleminuar (sipas berishistëve) ose duhet reformuar dhe kontrolluar (sipas të majtës).
Si e majta ashtu edhe e djathta e gjykojnë SPAK sipas kutit të interesit të tyre politik duke e deformuar, përçmuar ose mohuar punën kolosale anti-korrupsion që po zhvillon drejtësia e re, si kurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar.
E majta është mobilizuar me të gjithë altilerinë e saj politiko-shtetërore dhe mediatike për ta paraqitur arrestimin e Veliajt dhe të bashkëshortes së tij si tërësisht të pabazuar në fakte. Madje flitet për një grusht shteti ndaj pushtetit socialist. Po ti besojmë narrativës socialiste dosja e SPAK kundër Veliajt është e mbushur me trillime dhe evidenca të manipulara nga një prokuror berishist.
E megjithatë një lexim i thjeshtë i fakteve që tashmë pranohen nga të gjithë nxjerr në pah se evidenca që ofron SPAK prodhon një dyshim mëse të arësyeshëm mbi lidhjet e ngushta të kryebashkiakut Veliaj me, dhe përfitimet e tij nga, ndërtues të mëdhenj që kanë përfituar tendera të konsiderueshëm nga Bashkia e Tiranës.
Ky është rasti i vilës së famshme të Qerretit që sipas dokumenteve vazhdon të jetë në pronësi të firmës Agi Kons Shpk, përfituese e disa tenderave të rëndësishëm nga Bashkia e Tiranës. Në këtë pikë pak rëndësi ka nëse vila ishte në pronësi të vjehrrit të ndjerë të kryebashkiakut Veliaj apo në pronësi të këtij të fundit, siç po debatohet në media.
Fakti i pranuar nga të gjithë është se me letra, pra formalisht, kjo vilë është e regjistruar në emër të Agi Kons Shpk. Kjo do të thotë se kryebashkiaku dhe familjarët e tij pushojnë prej vitesh në një vilë luksoze që është në pronësi të së njëjtës firmë që merr tendera nga zyra e kryebashkiakut.
A nuk lind këtu një dyshim i arësyeshëm për një marrdhënie problematike mes kryebashkiakut dhe kësaj firme ndërtimi? A është normale që familjarët e ngushtë të një zyrtari të lartë, apo vetë familja e tij, të pushojnë prej vitesh në një vilë luksoze në pronësi të një firme që përfiton leje ndërtimi nga zyrtari në fjalë?
A nuk është ky një konflikt i pastër interesi që minimalisht tregon se ekziston një marrdhënie jo e shëndetëshme mes kryebashkiakut dhe ndërtuesit në fjalë? Aq më tepër kur rezulton, sipas fakteve të publikuara në media, se ky ndërtues ka marrë nga Bashkia e Tiranës, në kundërshtim me ligjin, jo vetëm tendera ndërtimi por edhe tenderat e supervizimit të ndërtimeve që ai vetë kryente.
Natyrisht është gjykata ajo që do vendosë nëse një marrdhënie e tillë mund të klasifikohet si korruptive apo jo. Nuk dua të paragjykoj marrdhënien e kryebashkiakut Veliaj me ndërtuesin e vilës ku ai pushon.
Ama narrativa socialiste se Veliaj u arrestua nga SPAK sepse lodrat e fëmijëve të tij u gjetën tek vila e vjehrrit është një tymnajë politike që përpiqet të fshijë faktet e shumta të identifikuara nga SPAK që nxjerrin në pah marrdhënien e sikletëshme mes kryebashkiakut dhe një ndërtuesi që përfiton leje prej tij.
Të njëjtat media pro-qeveritare që krijojnë këtë tymnajë injorojnë faktin tjetër tejet shqetësues se disa nga ndërtuesit kryesor që merrnin leje nga Bashkia e Tiranës ishin njëkohësisht financues të fondacionit Harabeli apo të disa fondacioneve të tjera që kontrolloheshin nga bashkëshortja e kryebashkiakut ose nga familjarët e saj.
Edhe këtu lind një dyshim i arësyeshëm se ryshfetet e ndërtuesve mund të paketohen si donacione për fondacionet. Aq më tepër kur ekzistojnë prova se shpenzimet e bëra nga drejtuesit e fondacioneve në fjalë nuk kanë qenë transparente, ose janë bërë në emër të personave të tretë, për tu fshehur.
Natyrisht edhe këtu është gjykata ajo që ka fjalën e fundit. Por është ulëritëse heshtja e mediave dhe gazetarëve pro-Rama mbi fondacionet dhe firmat e shumëta të bashkëshortes së kryebashkiakut dhe të familjarëve të saj, edhe pse dje po këto media denonconin fondacionin e Liri Berishës si një mekanizëm për pastrimin e ryshfeteve të bashkëshortit të saj.
Në vend të një analize të ftohtë dhe objektive të fakteve të prodhuara nga SPAK media të tilla, çdo ditë, ndërtojnë narrativën e një arrestimi politik të dhunëshëm dhe të pajustifikuar. Fakti që SPAK ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut pasi pretendon se ai me pushtetitn e tij ka ndikuar në procesin e hetimit duke intimiduar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) nuk figuron aspak në këto media.
Aty vetëm vihet në dyshim një drejtësi që arreston një kryebashkiak punëtor dhe të pafajëshëm ndërkohë që lë të lirë dhe nuk heton Berishën dhe 21 janarin e tij. Edhe pse është po e njëjta drejtësi që dje e arrestoi Berishën dhe sot e ka akuzuar dhe po e gjykon për korrupsion. Sipas kësaj llogjike SPAK është i pavarur dhe jo politik vetëm kur formulon akuzat që kënaqin mediat pro qeveritare.
Është i njëjti arsyetim që përdorin mediat anti-qeveritare për të cilat arrestimi i Veliajt është vlefshëm vetëm kur bëhet sipas akuzave të ngritura prej tyre mbi aferën e inceneratorit fantazëm të Tiranës. Çdo arrestim tjetër është i pavlefshëm sepse nuk tregon korrupsion e tij gjigand.
Ndaj sipas këtyre mediave arrestimi i Veliajt tregoi edhe një herë se SPAK dhe drejtësia e re janë në shërbim të Ramës sepse kryebashkiaku u arrestua për blerjen e ca të brendëshmeve dhe jo për shkeljet madhore që ka bërë në tendera. Është një dosje shumë e dobët deklarojnë anti-ramistët anti-spakist.
Është habi të shohësh se si mediat anti-Rama i bëjnë jehonë llogjikës qeveritare që e minimizon hetimin e SPAK dhe faktet që ai ka prodhuar, duke e reduktuar atë në blerejen e disa të brendëshmeve. Të mësuar me denoncime të abuzimeve prej qindra miliona eurosh, siç ishte rasti i inceneratorëve, këtyre gazetarëve akuzat për ngritjen e një skeme korruptive me një, dy apo tre milion euro u duken qesharake.
Edhe pse në rastin e aferës së inceneratorëve mund të vërtetosh një shpërdorim detyre por nuk është po aq e lehtë të identifikosh apo vërtetosh përfitime financiare direkte nga ana e kryebashkiakut. Dhe natyrisht një institucion me burime njerëzore dhe financiare tejet të kufizuara nuk mund të përqendrohet në afera të cilat ndoshta nuk i zbardh dot.
Por fushata politike anti-SPAK nuk ka lidhje me zbardhjen e të vërtetës, dhe aq më pak me përmirësimin e drejtësisë së re, por me delegjitimimin e saj. Ky delegjitimim bëhet herë për ti shërbyer pushtetit të Ramës, herë në funksion të hallit të Berishës dhe herë në funksion të egove mediatike që kanë më të drejtë se faktet. Dhe ky është lajmi i keq.
Lajmi i mirë është se arrestimi i Veliajt përveç gazetarëve që bëjnë politikë ka nxjerrë në pah edhe një numër gazetaresh dhe gazetarësh që prodhojnë gazetari. Janë këto të fundit që kanë zbardhur me objektivitet dhe transparencë dosjen e SPAK dhe hetimin e saj të hollësishëm në rastin e kryebashiakut Veliaj.
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të t...
Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK ...
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 ...
Relativizo sa të mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar...
Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tas...
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet. Ka pasur gjithmonë. Gjith...
Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzua...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku tho...
Një sqarim i vogël për histerinë kolektive se kryetari i b...
Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama ! Nga...
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...
Luiza Gega, Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi e të tjerë duhet ...
Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Parti...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundër S...
Nga Ermal Mulosmani Sot vendoset fati i Drejtësisë. Proku...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundë...
nga Armir Shkurti Unë nuk mendoj se arrestimi i Veliajt i...
Lolita, një faqe në rrjetet sociale, ka publikuar një stat...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...