EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvra!
E donte jetën shumë. Na e ka thënë në sy.
E donte atë me punë e djersë.
E kam takuar aty në atë shtëpinë e tij të varfër disa vite më parë, që ndonëse në terr prej mungesës së energjisë e orendive, të verbonte nga ndershmëria, sinqeriteti dhe njerëzorja.
Ai vetë kishte turp që e ndihmonin, për të mbajtur shpirtin gjallë, të afërmit, miqtë, shokët.
Donte të jetonte me dinjitet.
Donte punë. Në mos punë, përkrahje sociale, ndihmë ekonomike nga qeveria e “reformave” të mëdha me shpirt të vogël.
Donte vetëm një llampë dritë e asgjë tjetër më shumë, nga kabineti që quhet qeveri e organi Kryeministër!?
A e kuptoni?!
Vetëm një llampë dritë që në një vit harxhon aq sa harxhon në një minutë ftohësi ultramodern i zyrës së atij që rri aty shtriqur këmbë përmbi këmbë, i “hallemadhit” miliarder të vendit më të varfër të Europës.
Nuk i dhanë asgjë prej gjëje, as dritë, as shpresë, as bukë. Sepse nuk kanë asnjë ndjeshmëri.
Madje e shpallën “armik” , reaksionar e i hoqën çdo mbështetje.
Vërtet e vranë!
Po ju që e vratë a ndjeni një fije turp?!
Se përgjegjësi e di që jo!
Në litar Fatosin nuk e çuan këmbët e veta.
Aspak.
Njerëz mos e besoni!
E çoi braktisja e shtetit.
E çoi dënimi me skamje që i kishte shpallur pushteti.
E çoi pashpirtësia e të pafytyrëve që tallen me mjerimin pa drita të njerëzve të thjeshtë.
E çoi arroganca e të panginjurve që notojnë në miliona të fituar vetëm me një lëvizje të presjes dhjetore të çmimit të energjisë.
E çoi Rama, shpura e tij, babëzia e tij, antihumanizmi i tij.
Pse hezitoni ta thoni e ta themi?!
Çfarë?!
Do më thoni që po bëj nekropolitikë?!
Në djall politika, në djall “ëngjëjt” diabolikë që drejtojnë këtë vend “të pafajshëm”.
Po, po! Ju e vratë!
Siç dini të vrisni vetëm ju.
Të vrisni me skaf në qetësinë e detit dhe më pas lani duart…në det.
Të vrisni në gjumë si Gjoklajn dhe lani duart…në plehra.
Të vrisni natën nga pas në rrugicë si Rashën e lani duar…me disifektant Covidi.
Të vrisni në komisariate si Ilvin e lani (lironi) duart… duke hequr lidhëset e këpucëve.
Dhe këtej çirreni në histeri marramendëse: Drejtësia!!!! Drejtësia!!!
Po të dalë dikush e të më tregojë Drejtësinë për Fatosin e ndjerë.
Të dalë një i vetëm i pushtetshëm i këtij vendi.
Por ah ju….!?
Ju të kulluarit këllirë të rënë nga qielli pa ngjyrë.
Jo vetëm kaq…
Ju dini të vrisni dhe ngadalë.
Të vrisni duke ta marrë shpirtin pak e nga pak, ekonomikisht, me varfërim progresiv, me taksa të padrejta, me xhandarë e taksidarë.
Duke të hequr nga puna e damkosur për bindje politike, si “armiq” regjimi.
Duke të larguar njerëzit e dashur që të rrethojnë, larg syve, kujdesit e zemrës.
Duke ta bërë të vështirë jetën me çdo çmim.
Duke ta nxirë, ditën, muajin, vitin me mijëra mënyra e marifete.
Duke të tallur, vjedhur, grabitur me ligje, me horrlliqe, me katër duar e pa duar, natën e ditën.
Dhe ajo që është akoma më e tmerrshme.
JU TË VRISNI ME VETËVRASJE!
Siç bëtë me Fatosin.
Siç keni bërë me Qamil Zelën me Arifin, Gjinin e dhjetra të tjerë që i keni vrarë duke i shtyrë drejt vetëflijimit, se nuk kishin mundësi të paguanin faturën e energjisë, se nuk mund të mbanin familjen, se nuk kishin rrugëdalje përpos lehtësisë së dheut.
E kështu me vrasje si vetëvrasje, ju me atë rast nuk lani as duart.
Por ama me duart e bërë “pis” fërkoni barkun.
Ia kaloni dhe Pilatit në këtë gjest mashtrimi.
Fatosin e shkretë e vratë…
Po ne?!
Po qytetarët?!
Ne bashkë me qytetarët s’duhet t’ju lejojmë që të bëni vrasjen e rradhës.
Boll më!!!!!!



Shpallja "non grata" e Sali Berishës nga Mbretëria e Bashk...
Dobësimi ekonomik nuk vjen brenda një fundjave. Ai vjen ng...
Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve "...
Ja edhe këta ‘shejtanër’ të Departamentit të Shtetit b...
Kjo është historia reale e Zavalinës (Kamiçan) së lënë jo ...
Endërra e vitieve 90 për bollëk do të kthehej brenda t...
Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jo...
Gjatë ditëve të mbushura me ngjarje të rënda, majmuni ...
Ai është i shitur. Ajo është e blerë. E di unë se më k...
Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit...
Ndryshe nga çfarë ka relatuar Agjencia e Mbikqyrjes Polico...
Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu sic i pati ngjare ...
Nëse pushtetit grabitës i ka falimentuar Kavaja e Vora...
126 vjet më parë në Londër u shënua viktima e parë nga...
Nuk ndodh që një polic të vrasë fëmijën në breg të det...
Ish-zv/ministri i Edi Ramës, Dritan Hila, vetëm pak or...
Një thirrje për çdo nënë dhe grua shqiptare! Zoti i d...
Përveç birësimit që kërkojnë të ligjërojnë homoseksualët d...
Shumë nga shqiptarët sot habiten me reagimet e vonuara...
Pardje bera nje status per Richard Grenellin dhe fejsb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...