LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Copy paste" prej 8 vitesh të njëjtin raport/ Të emëruarit e DASH në Shqipëri, si “dele” të Qeverisë

8 Gusht 2022, 17:44, Opinione Myslim Murrizi
"Copy paste" prej 8 vitesh të njëjtin raport/ Të
Myslim Murrizi

Ja edhe këta ‘shejtanër’ të Departamentit të Shtetit bëjnë ‘copy paste’ prej 8 vitesh të njëjtin raport.

Përtojnë te nxjerrin një raport real te vitit ku jemi dhe printojnë e publikojnë po të njëjtat gjera për Qeverinë Shqiptare.

Ka korrupsion thonë, ka pengesa për biznesin, ka monopole, janë dhënë PPP-të pa studim, janë dhënë tendera pa garë, janë dhënë licenca e koncesione të afërmeve të Qeverisë, janë shpallur investitorë ‘strategjik’ vetëm militante dhe patronazhiste, ka investitorë trafikanto-strategjik, hajduto-strategjik, kriminelo-strategjik, kanabisto-strategjik etj etj.

Tenderat pa garë në masën 40% janë me çmime sa vlera e shpallur.

Ka tendera ‘sekret’ për gjëra jo sekrete.

Borxhi publik është rreth 90% ose 13 miliard euro.

Korrupsioni është endemik dhe kapilare ne çdo qelize e çdo strukture te qeverise e qeverisjes.

Ministritë kane mbi 5400 vende pune bosh dhe Shqiptaret ikin nga sytë këmbët sepse të punësohesh në shtet duhet të jesh ose militant i partisë ose hajdut ose servil ose ‘mikeshë’ apo ‘mik’ me kapot që kanë në dore firmën e punësimit.

Institucionet e shtetit nuk paguajnë as ujë as drita dhe borxhi është 183 milionë euro.

Bashkitë kane dyfishuar numrin e punonjëseve vjet gjate zgjedhjeve dhe janë 220 milionë euro borxh dhe 15 prej tyre te falimentuara qe do t'i ‘sekuestroj’ shume shpejt ministria e financave.

Ka pleq neper azile qe rrinë kot thotë raporti se janë milionere ne euro.

Ne portin e Durrësit shkarkohet me shume droge se banane.

Ne kupolën e policisë promovohen dhe emërohen njerëz te përkrahur nga krimi dhe trafiku i drogës.

Komisare policie trafikant e skafiste trafiku qe vrasin dhe nuk reagon askush.

Rrugët thotë raporti i DASHIT kushtojnë me shtrenjte se ne çdo cep te globit.

Ka me shume drejtore se ne çdo administrate, për çdo 20 te punësuar ka një drejtor, pra për 175000 te punësuar ka 8750 përgjegjës  dhe drejtore.

Ka plot spiune sigurimi ne çdo cep e ne çdo institucion.

Ka një grup parlamentare ne kokërr te burgut si hajdut.

Do legalizoj kanabisin kur nuk kontrollon dot as 10 plazhe.

Do bej amnisti fiskale qe te sjellin parat çunat problematik nga jashtë por deri ne 2 milion euro mund ti pastrojnë edhe familjaret politik te investitorëve strategjik.

Thotë qe drejtori i doganës ka punësuar gjithsej 100 familje ne dogane me fare e me fis dhe nuk kontrollon kontrabandën kur ja kërkojnë vartësit.

Thonë qe drejtori i tatimeve është një kokërr hajduti qe ka miliona euro pasuri duke bredhur si drejtor nga njëra ministri ne tjetrën.

Thonë qe drejtori i rrugëve blen një firme 500 euro dhe për 3 muaj e shet 600 mijë euro dhe i jep kontrollin e rrugëve firmës se tij.

Thotë që drejtori i FNSHZ-së bën tendera 500 mijë euro për receta gatimi dhe qindra miliona euro pa gare.

Raporti i DASHIT habitet dhe bën ‘vërejtje’ pse u shkarkua nga zv Kryeministri ai qe ambasada kishte takuar vjet ne shtator dhe i kishte kërkuar te luftonte fort korrupsionin.

Ne fund fare pasi bën publike të njëjtat gjëra prej 8 vitesh raporti ‘thotë ‘që për të gjitha këto ‘nuk ka faj fare Qeveria ‘por fajin e ka opozita.

Raporti gjithashtu ‘qetëson’ tek faqet e fundit që ka kopjuar se te gjitha këto  ‘çikërrima’ dhe anomali te ‘vogla’ do ti zgjidhi SPAK-u sa të kthehet Kraja nga Amerika se ja kanë lënë porosi Atij qe t’ia përcjellë Ramës të gjitha këto ‘vërejtje’ te ‘vogla’ që kanë 8 vjet rresht që ja kanë pas thënë ministrave që janë në burg e atyre që janë shkarkuar, por ata ‘dreqër’ nuk ja kanë treguar Ramës derisa janë shkarkuar.

Ishalla ja tregon Kraja para se të iki nga shefi i SPAK-ut se po nuk ja tregoi edhe ky ‘shejtan’ atëherë Rama ka të ‘drejtë’ që thotë është çdo vit i njëjti raport veçse e bëjnë ‘copy paste’, sepse nga Ambasada ai ka vetëm përqafime, lavdërime, përgëzime, festime, buzëqeshje edhe kur e quan sekretare partie dhe Amerikën Shtet mashtrues.

E çfarë faj ka ne fund te fundit Qeverie dhe Rama????

A ti besojnë DASH-it dhe raportit vjetore të DASH-it, apo te emëruarve të DASH-it në Shqipëri që sillen si ‘dele’ të Qeverisë??????

A ti besojne DASHIT dhe raportit vjetore te DASHIT, apo te emeruareve te DASHIT ne Shqiperi qe sillen si “ dele” te Qeverise??????

 

16:45 Opinione Denis Dyrnjaja

Qeveria e karantinave!

Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jo...

21:29 Opinione Lutfi Dervishi

U bëmë për 1 lek!

Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit...

Lajmet e fundit nga