LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akti i turpshëm nga enveristi i Bashkisë së Tiranës

14 Gusht 2022, 13:50, Opinione Besim Ndregjoni

Akti i turpshëm nga enveristi i Bashkisë së Tiranës

Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidencës Musine Kokalari komanduesi i Bashkisë së Tiranës nderoi Enveristin famkeq, ish-bashkëpunëtorin e diktatorit Enver Hoxha Sevo Tarifen me me Medaljen e Mirënjohjes, një akt sa i turpshëm dhe aspak ligjor për një sistem demokratike.

Shoku Veliaj!

Të shërbesh në një sistem demokratik që e ka dënuar me ligj regjimin diktatorial të Enver Hoxhës si sistemi më i egër e më vrastar, një sistem Stalinist që ka vrarë dhe ka zhdukur kufomat e mbi 6000 shqiptarëve që nga fëmija e deri te pleqtë 85-vjeçar, që sot nuk kanë një varr, dhe në emër të pushtetit vendor të fyesh Musine Kokalarin në përvjetorin e vdekjes tragjike të saj, e qindra mijëra familjeve shqiptare që përballuan atë gjenocide shtetërore diktatoriale, që sot nuk kanë një varr në tokën e tyre, duke nderuar enveristin Tarifa, ky është veprim sa i papërgjegjshëm aq dhe antikombëtar.

Në çdo vend që ka kaluar regjimi diktatorial bashkëpuntorët e diktatorit i  mbyllin vitet e pleqërisë në burgje dhe jo të nderohen.

I kujtojmë monstrave të enverizmit të tipit Sevo Tarifa dhe Enveristit të Bashkisë Tiranë me një madalje që të jep ty, falë mbështetjes së  politikëbërjes për bashkëpuntorët e diktatorit nuk mund t'ja parqitni si një qytetar të devotshëm ata që kanë marrë pjesë në krimet e diktaturës.

Ne të përndjekurit politikë shqiptarë nuk i harrojmë krimet dhe humbjen e jeteve të familjeve tona, dhe shprehim indinjatën tonë njerëzore ndaj monstrave enveriste që  prishin ekuilibrat e shoqërisë postkomuniste që po ndërtojme me sakrifica demokracine e brishte shqiptare.

I bejmë me dije ketij Tarifave dhe Veliajve se sa të rrojnë krimet makabre të Enver Hoxhës nuk mund t'i fshinë me një dekoratë.

Është turp kombëtar që Partitë politike si opozita dhe pozita janë në një linjë për mosdenimin e enverizmit, kësaj ideologjie çfarosëse, vrastare për kombin shqiptar.

Heshtja e opoziës për dekorimin e enveristit Sevo Tarifa është akt i turpshëm. Helmatisja e brezit të ri me ideologjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike.

Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish.

Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar. Por në fillim, ama, le të dimë se cilët jemi…

Kjo nevojë ka qenë për të gjitha vendet në ish-diktaturë, që në një mënyrë a në një tjetër kanë gjetur rrugëzgjidhje për të pranuar të vërteta, duke na lënë të kuptojmë se harresa për atë kohë është thjesht një iluzion. Do të kujtoj gjithnjë dhe kudo ata që persekutuan dhe ishin fytyra e regjimit komunist.

Nuk do t’i harroj kurrë, dhe kështu duhet të bëjë shoqëria, në mënyrë që të kemi një ndërgjegje morale e të ndërtojme një shoqëri pa konflikte, por të dashur e paqesore..

“Kambanat bien për të gjithë.. diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë".

10:06 Opinione

Mote pa dasma

Ngjitur me shezlongun tim në plazh u rehatua një çift në m...

16:45 Opinione Denis Dyrnjaja

Qeveria e karantinave!

Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jo...

Lajmet e fundit nga