LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njëzetë e dy të liga në nëntë vjet të sektit Rama

13 Gusht 2022, 10:43, Opinione Bujar Leskaj

Njëzetë e dy të liga në nëntë vjet të sektit

Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma

Njëzetë e dy të liga në nëntë vjet të sektit Rama:

Kanabizimi i vendit.

 Sipas Raportit të vitit 2022 për tregun e drogës në vendet e BE-së, të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, ” Shqipëria për disa vite ka qenë një prodhues kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun europian”.

PPP-të

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Shqipëri, kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5 përqind të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime dhe në shumicën e tyre, përmbajnë risqe, të cilat i përballon ose të gjitha, ose pjesën më të madhe Buxheti i Shtetit.

Ligjet e qepura me dorë

Sipas organizatës prestigjoze Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka cituar në raportet e tij, Shqipëria “shkëlqen” në ligje të përgatitura mbi bazën eskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar. Mjafton të përmendim Ligjin për Teatrin Kombëtar, masakrën e tokave sipas Ligjit 2020, si dhe abuzimet masive me Ligjin e Investitorit Strategjik .

Dorëzimi i interesave kombëtare, duke rrënuar perspektivën e konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare, me pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur” të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Dorëzimi i detit tek grekët me një rënie dakord me qeverinë e vendit fqinj, për ta adresuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, duke dobësuar dukshëm pozitën kombëtare në përcaktimin e ujrave të Shqipërisë sipas rregullave të mirëdefinuara të vijës bregdetare.

Dyfishimi i borxhit publik

Në nëntë vjet 2013-2022, borxhi publik i Shqipërisë(ai zyrtari dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP dhe detyrimeve të TVSH, etj.) ka kërcyer nga 68% në 116%!

Shpërdorimet galopantë në investimet publike

Të gjitha të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe nga ajo e Infrastrukturës flasin për kosto të rritura me herë për ndërtimin e një km rrugë. Ato kanë një diferencë të lartë në rrugët e ndërtuara me para nga Buxheti i Shtetit, në krahasim me financimet dhe hua të buta nga donatorët. Kosto mesatare e 1 km rrugë është trefishuar në nëntë vitet e fundit!

Politika e fasadave

Shpenzime në nivele mbi 650 milionë euro në vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efiçiencë dhe Ekonomicitet) dhe parimeve të OECD/SIGMA të administrimit të përgjegjshëm të financave publike, si dhe dëm ekonomik mbi 200 milionë euro.

Politika që inkurajuan hemoragjinë

Në nëntë vitet e fundit janë larguar rreth 600 mijë vetë, ose sikur të boshatiseshin qarku i Fierit, Vlorës dhe Kukësit bashkë! 345 mijë të larguar janë të rinj të gupmoshave 19-27 vjeç. Sipas EuroBarometrit, 74.8 përqind e grupmoshave 19-27 vjeç duan të emigrojnë, ose gati tetë në dhjetë të rinj, duke mos parë asnjë mundësi për të realizuar aspiratat e tyre në atdhe.

Gropa e zeza financiare në naftë dhe energjitikë

Politikë qeveritare që lejoi dhe nxiti abuzimet masive me koncesionet në naftën shqiptare dhe me blerjet dhe shitjet skandaloze të energjisë elektrike nga KESH.

Mund të shtojmë dhe të liga të tjera. P.sh.:

Instalimi i antikulturës së papërgjegjshmërisë

Asnje nga zyrtaret e larte te sektit Rama, te akuzuar per shperdorim detyre dhe korrupsion nga institucionet e pavarura te vendit, nuk eshte larguar nga detyra. Ne te kundert, disa jane promovuar.

Konsiderimi i opozitës si armike

Fjalori denigrues, sulmet verbale dhe tentativat per blerje te perfaqesuesve te opozites jane kthyer ne dukuri te perhershme e te zakonshme te sektit ne qeverisje, te motivuar dhe duke dhene shembullin personal ne keto sulme vete Lideri Global.

Goditja ndaj mediave

Nuk mjaftojne vetem insinuatat dhe sulmet verbale te mediave prane qeverise. Sa here mediat e pavarura te vendit sulmojne dhe denoncojne aferat qeveritare, nga organet tatimore dhe doganore nisin kontrollet selektive dhe gjobat ndaj kompanive qe i financojne keto media.

Inkurajimi i grupeve kriminale dhe pastaj të “hanë kokat”

Përdorimi i elementëve me të kaluar kriminale dhe i grupeve kriminale gjatë fushatave zgjedhore është tashmë një dukuri e zakonshme gjatë nëntë viteve të fundit, e denoncuar dhe nga raportet e OSBE/ODHIR.

Uzurpimi i të gjitha institucioneve dhe keq (përdorimi) i tyre

Rasti i fundit flagrant ishte ai i përdorimit të Autoritetit të Dosjeve në sulmin e paprecedent dhe të turpshëm ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Shkatërrimi i bujqësisë

Realizimi i politikave fiskale inkoherente dhe bllokuese të prodhimit të brendshëm. U zerua rimbursimi i TVSH 6 përqind në blerje për fermerët dhe u vu një taksë e re 10 përqind TVSH për lëndët e para. Pragu i rimbursimit të TVSH për investimet kapitale në bujqësi (blerje makinerish, linjash prodhimi, etj.) u dhjetëfishua! Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022 ishte më i ulët se ai i vitit 2021, ndërsa mungojnë për këtë vit investimet për kanalet vaditëse dhe kulluese nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

Mungesa e theksuar e mbrojtjes së shtresave të varfra

Rimbursimi ndaj inflacionit i 348 mijë pensionistëve kryefamiljarë, pensionistëve me pension më të vogël nga gjysma e pagës minimale dhe familjeve në nevojë me 3 mijë lekë në muaj, edhe pse një fond shumë i vogël, nuk u rinovua pas skadimit të afatit tremujor të Paketës së Rezistencës(Mjerimit) Sociale, megjithë të ardhurat rekord me shtesë mbi 440 milionë euro në buxhetin e shtetit, gjatë gjashtëmujorit të parë janar-qershor 2022.

Mungesa e mbrojtjes së biznesit dhe gjoba selektive ndaj tij

Janë me dhjetëra biznese të rrënuara nga kontrollet selektive dhe gjobat ndaj aktivitetit të tyre, ndërkohë që bizneset “mavi”, favorite të Ramës dhe sektit të tij, nuk kontrollohen asnjëherë dhe fitojnë tendera pafund nga buxheti i Shtetit.

Propagandë arrogante dhe gebelsiane

Çdo ditë, që nga orët e para të mëngjezit, mendja e qytetarit të thjeshtë bombardohet nga mijëra mesazhe dhe statuse, si dhe qindra shkrime, intervista dhe video në faqet në internet të institucioneve qeveritare, në mediat sociale dhe në mediat tradicionale. Çdo ditë deformohet realiteti, për të sprucuar vetëm bojën rozë të pseduo-“arritjeve” të sektit.

Grabitja e Butrintit përmes dhënies me koncension

Kjo formë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedent në Evropë, e dhënies me koncesion privatit të thesareve arkeologjike të vendit, si Parku Kombëtar i Butrintit, përbën një goditje mizore dhe shkatërruese ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ruajtjes dhe zhvillimit të saj.

Gllabërimi i Sheshit të Flamurit në Vlorë dhe përgjysmimi i sipërfaqes së tij, gjoja duke e “rikualifikuar”

Ndërhyrjet në Shesh përbëjnë një goditje të rëndë të simbolit dhe vetëdijes kombëtare për vlerat tona historike.

Dhënia me koncension e Porteve të Durrësit dhe Vlorës

Procedurat koncesionare po realizohen përmes kontratave dhe marrëveshjeve okulte, duke dëmtuar rëndë interesat e ekonomisë kombëtare dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të këtyre dy portave kryesore të vendit.

Në fillim e nisa këtë postim si dekalog të të këqijave të sektit Rama, por minimalisht dolën 22 të liga dhe ka me dhjetëra të tjera si këto. Ftoj çdo qytetar ta shkruaj të tijën si e mendon./CNA.al

16:45 Opinione Denis Dyrnjaja

Qeveria e karantinave!

Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jo...

21:29 Opinione Lutfi Dervishi

U bëmë për 1 lek!

Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit...

Lajmet e fundit nga