EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Studentëve, ish-studentëve të mi (sot kolegë), në përvjetorin e vdekjes së Musine Kokalarit:
Njiheni Musinenë dhe veprën e saj! Duajeni Shqipërinë edhe në kohë të liga si Musineja! Kujdes nga çakejtë e politikës që sot përdorin fjalën e Musinesë, por veprën ndaj atdheut e kanë si persekutorët e saj!
Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917. Në vitet '30-'37 u shkollua në Tiranë, fillimisht në Institutin “Qiriazi” e më pas në Institutin “Nëna Mbretëreshë".
Më '38-n, Musineja nisi studimet në Fakultetin e Letërsisë Moderne në Universitetin “La Sapienza”, ku pas mbarimit ('41) u përfshi në lëvizjet antifashite në Romë e me të njëjtat bindje kthehet në Shqipëri. Me një vizion tashmë të zgjeruar e të pasuruar, në vitin '43 ajo bëhet frymëzuese dhe themeluese e Partisë Social Demokrate të Shqipërisë.
Kjo periudhë e frytshme në rrafshin intelektual për Musinenë, do të përkonte me një kohë tragjike në rrafshin njerëzor e shoqëror për të e Shqipërinë. Më 12 nëntor '44 forcat komuniste ekzekutojnë dy vëllezërit e saj Vesim dhe Muntaz Kokalari, ndërsa ajo vetë do të arrestohej dy herë gjatë nëntorit '45.

Më 23 janar të vitit '46 Musineja arrestohet dhe u nënshtrohet torturave të vazhdueshme në qeli, por refuzon të heqë dorë nga bindjet e saj për një sistem pluralist dhe shoqëri të lirë, siç kërkohej në “Koalicionin Demokratik” (lëvizje intelektuale që bënte tok grupimet opozitare para zgjedhjeve të dhjetorit '45).
Më 2 qershor '46, Musine Kokalari gjykohet në një proces të turpshëm. Pavarësisht kërcënimeve dhe trajtimeve çnjerëzore, ajo shfaq guxim duke ripërsëritur qëndrimet e saj përgjatë kohës shumë të shkurtër kur pati mundësinë të fliste (foto 1). Rezistenca stoike e Musinesë gjatë procesit gjendet e ilustruar në një foto të shkrepur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (foto 2).
Musineja u dënua me 25 vjet burgim (nga të cilat 16 vite i kaloi në burg) si dhe me persekutim të përjetshëm. Gjatë kohës së burgut, iu nënshtrua torturave të tmerrshme të regjimit. Në vitin '72, Musineja arrin të përfundojë në fshehtësi librin “Si lindi Partia Social Demokrate”, ku shpjegon pikëpamjet e saj antikomuniste dhe alternativën e saj progresiste e demokratike. Arriti ta ruante këtë vepër përmes një serie shkrimesh që ia dërgoi nipit të saj, Platon Kokalari, nën tematikën “Të shpëtojmë sa të mundim nga vlerat morale”.
Musineja ia dorëzoi shpirtin Krijuesit në 13 gusht të vitit 1983, 3 vjet pasi u diagnostikua me kancer dhe ashtu e sëmurë u refuzua e u la pa u kuruar nga trupat spitalore.
Musine Kokalari përfaqëson disidenten e parë shqiptare./CNA.al
Kosova e çliruar nuk po di më se çfarë të bëj me lirin...
Partneriteti në koncesionin e Portit të Durrësit është...
Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma Njëzetë e dy të ...
Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në trye...
Dy ditë më parë mediat raportuan për vetëvrasjen e një 27-...
Sot i ashtuquajturi “interes publik” është kthyer në r...
Ndonjehere, vras mendjen se perse ne ketu nuk kemi evo...
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekon...
Në një lajm të fundit të transmetuar nga media, komuni...
Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvr...
Shpallja "non grata" e Sali Berishës nga Mbretëria e Bashk...
Dobësimi ekonomik nuk vjen brenda një fundjave. Ai vjen ng...
Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve "...
Ja edhe këta ‘shejtanër’ të Departamentit të Shtetit b...
Kjo është historia reale e Zavalinës (Kamiçan) së lënë jo ...
Endërra e vitieve 90 për bollëk do të kthehej brenda t...
Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jo...
Gjatë ditëve të mbushura me ngjarje të rënda, majmuni ...
Ai është i shitur. Ajo është e blerë. E di unë se më k...
Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...