E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Partneriteti në koncesionin e Portit të Durrësit është kështu. Kompania arabe do të marrë 70 për qind të fitimit neto, ndërsa qeveria 30 për qind. Tani pyetja shtrohet a është kjo një marrëveshje e mirë për Shqipërinë? Përgjigjen e ka tregu.
Sot, kur një pronar e jep pronën e tij për zhvillim te ndërtuesi merr 30 për qind të sipërfaqes së ndërtimit. Madje në zona të caktuara të Tiranës, pjesa e pronarit shkon edhe 40 për qind. Kurse qeveria do të marrë 30 për qind të fitimit. Kjo është një diferencë shumë e madhe. Tani le të bëjmë pak matematikë.
Në Portin e Durrësit do të ketë 1.5 milionë metër katrorë ndërtim. Supozojmë se çmimi mesatar i shitjes do të jetë 2200 euro për metër. Kompania do të arkëtojë 3.3 miliardë euro. Investimi i deklaruar është 2 miliardë euro, që do të thotë se fitimi mbetet 1.3 miliardë euro. Sipas partneritetit, kompania arabe do të marrë 910 milionë euro, kurse qeveria 390 milionë euro.
Por si do të ndahej fitimi nëse qeveria do të hynte në marrëveshje me kompaninë arabe me kushtet e tregut, pra të merrte 30 për qind të sipërfaqes bruto? Nga 1.5 milionë metrat e sipërfaqes ndërtimore qeveria do të përfitonte 450 mijë metra. Me çmim shitjeje 2200 euro, qeveria do të arkëtonte 900 milionë euro. Pra tre herë më shumë. Por nuk mbaron këtu, sepse ky më sipër është rasti më i mirë.
Kompania arabe do të jetë aksioneri i maxhorancës dhe kjo do të thotë se ajo do të ketë kontrollin e plotë të shpenzimeve. I gjithë projekti është i përjashtuar nga taksat. Kjo ngre një pyetje. Cili është mekanizmi që parandalon fryrjen e shpenzimeve në mënyrë artificiale për të ulur sa më shumë fitimin? Çfarë e ndalon aksionerin e maxhorancës të bëjë skemën trekëndësh? Të krijojë një kompani në offshore dhe të faturojë prej andej shpenzime të fryra? Nuk ka.
Kompania mund t’i fryjë shpenzimet deri në pikën që ta çojë fitimin minimal ose zero. Dhe qeveria do të marrë 30 për qindëshin e zeros. Dmth hiç. Ky është një rrezik shumë i madh i materializuar disa herë në partneritetet e qeverisë më privatët. Kujtoni ARMO-n dhe dhe Albtelekomin.
Tani ka dhe një problem tjetër shumë madhor. Projekti i Portit turistik në Durrës do të shkatërrojë Portin ekzistues të mallrave. Në fillim të muajit të kaluar u bë publik, projekti i kompanisë hollandeze Royal Haskoning për portin e ri të mallrave në Porto Romano. Fatura e ndërtimit të portit? Plot 2 miliardë euro. Këto do t’i paguajë qeveria.
Për ta përmbledhur, marrëveshja është kjo. Qeveria mund të marrë 310 milionë euro fitim në rastin më të mirë nga partneriteti me kompaninë arabe në Durrës, por do të duhet të paguajë 2 miliardë euro për të ndërtuar portin e ri të mallrave në Porto Romano. Populli thotë bli qen dhe shit këlysh.
Me shumë gjasa porti i mallrave në Durrës nuk do të ndërtohet asnjëherë sepse buxheti i Shqipërisë nuk ka këllqe për të financuar një investim 2 miliardë euro. Pra Durrësi, një qytet me port prej mijëra vitesh, tashmë do të mbetet pa port tregtar. Aktiviteti portual do të zhvendoset në portin privat të Kastratit në Porto Romano. Por ai port nuk mund të përballojë dot flukset tregtare që ka sot Porti i Durrësit, për të mos folur për cënimin e sigurisë, pasi në portet energjetike nuk lejohet të shkarkohen mallra të tjera.
Ky është pazari i Portit të Durrësit, që qeveria nuk na e tregon. Tani gjithsekush mund të gjykojë vetë se sa e mirë është kjo marrëveshje.
Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma Njëzetë e dy të ...
Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në trye...
Dy ditë më parë mediat raportuan për vetëvrasjen e një 27-...
Sot i ashtuquajturi “interes publik” është kthyer në r...
Ndonjehere, vras mendjen se perse ne ketu nuk kemi evo...
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekon...
Në një lajm të fundit të transmetuar nga media, komuni...
Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvr...
Shpallja "non grata" e Sali Berishës nga Mbretëria e Bashk...
Dobësimi ekonomik nuk vjen brenda një fundjave. Ai vjen ng...
Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve "...
Ja edhe këta ‘shejtanër’ të Departamentit të Shtetit b...
Kjo është historia reale e Zavalinës (Kamiçan) së lënë jo ...
Endërra e vitieve 90 për bollëk do të kthehej brenda t...
Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jo...
Gjatë ditëve të mbushura me ngjarje të rënda, majmuni ...
Ai është i shitur. Ajo është e blerë. E di unë se më k...
Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit...
Ndryshe nga çfarë ka relatuar Agjencia e Mbikqyrjes Polico...
Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu sic i pati ngjare ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...