“Do t’ia dalim dhe kësaj lufte”/ Rama bisedë telefonike me presidenten e KE, mesazhi për qytetarët
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se pasditen e sotme do të...
Ministria e Drejtësisë refuzoi të përgjigjet nëse ka marrë masa për licencën e Eva Blushit, pas dyshimeve për përfshirjen e saj në shkelje ligjore, ndërkohë që ministrja Etilda Gjonaj zgjodhi të shfaqet në një intervistë Top Channel, të drejtuar nga Ben Blushi, bashkëshort i noteres, televizion nga i cili sulmoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
?Boldnews.al? pyeti rreth dy javë më parë Ministrinë e Drejtësisë nëse kishin verifikuar ligjshmërinë e licencës së noteres Blushi, pasi në media u publikuan të dhëna për përfshirjen e saj në aktivitete private të tjera.
Në përfundim të afatit, sipas parashikimeve të ligjit ?Për të Drejtën e informimit?, Ministria e Drejtësisë refuzoi të kthente përgjigje nëse e kishte trajtuar rastin e noteres Eva Blushi dhe nëse kishte marrë masat, sipas përcaktimeve ligjore.
?Boldnews.al? ka ushtruar të drejtën e ankimit pranë Komisionerit për të Drejtën për Informim, duke kërkuar ndërhyrjen e tij për të detyruar Ministrinë e Drejtësisë të zbatojë ligjin ?Për të drejtën e informimit?.
Bizneset e noteres Blushi
Ligji ?Për Noterinë?, i miratuar në Dhjetor 2018 dhe që ka hyrë në fuqi në Janar 2019, ndalon përfshirjen e noterëve në aktivitete të tjera private, përjashtuar mësimdhënien dhe përfshirjen në jetën akademike.
Të dhëna zyrtare nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) provojnë se Eva Blushi, krahas aktivitetit si notere, është aksionere edhe në dy kompani të tjera private të regjistruara në Shqipëri.
1. Në Tetor 2018, pak javë para se të hynte në fuqi ligji i ri për ?Noterinë?, ku parashikohen ndër të tjera edhe ndalimi për përfshirje në aktivitete private, në QKR regjistrohet kompania ?Luxury Comunicazione e Publicitta?, në të cilën Eva Blushi është aksionere me 20 përqind të kapitalit.
Kjo kompani vijon të jetë aktive edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit ?Për Noterinë?, përfshirë edhe pozitën si aksionere të noteres Blushi, duke e vendosur atë në kushtet e ndalimit ligjor.
2. Në Prill 2019, në kundërshtim me përcaktimet e ligjit ?Për Noterinë?, Eva Blushi regjistrohet si ortake me 50% të aksioneve në kompaninë ?Publialb?, ku pjesën tjetër e ka Vjollca Blushi, pronarja e Top Channel dhe njëkohësisht punëdhënësja e bashkëshortit të noters, Ben Blushi
Neni 19 i ligjit ?Për Noterinë? parashikon specifikisht se ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private.
Por ky parashikim ligjor duket se nuk e ka stepur noteren Eva Blushi.
Krahas dy kompanive të regjistruara në Shqipëri, të dhëna mediatike referojnë se znj. Blushi është aksionere edhe në kompaninë ?E.M Capital?, e regjistruar në Sofje Bullgari, në fund të vitit 2019.
Noterja Blushi është ortake në këtë kompani me biznesmenin shqiptar, Klodian Zoto, i njohur më së shumti për marrjen me koncension të inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit e Fierit, nëpërmjet disa procedurave kontraverse.
Kompania ?E.M Capital? e dyshes Blushi-Zoto ka hyrë në tregun shqiptar në Dhjetor 2019, pasi bleu 51% të aksioneve në kompaninë ?Valtelina?, e njohur me emrin tregtar ?Lori Caffe?. Pjesa tjetër e aksioneve në këtë kompani vijon të jetë në pronësi të pasardhësve të themeluesit të saj, Dritan Hoxha, e konkretisht vejushës së tij, Vjollca Hoxha së Top Channel dhe fëmijëve të tyre.
Përfshirja e noteres Eva Blushi në të tre këto kompani duket se përbën shkelje të ligjit ?Për Noterinë?. Por, deri më tani, Ministria e Drejtësisë, përgjegjëse për verifikimin e kushteve të licensës së noterëve, nuk ka publikuar asnjë masë ndaj znj. Eva Blushi, si edhe nuk ka preferuar t?i kthejë përgjigje kërkesës zyrtare të redaksisë së ?Boldneës.al?.
Refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë
Në 17 Shkurt 2019, redaksia e ?Boldnews.al? i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për informacion, në të cilën kërkohet nëse ky institucion është vënë në dijeni të përfshirjes së Eva Blushit në aktivitete private dhe nëse kjo situatë përbën ose jo shkelje ligjore, si edhe verifikimet apo masat e mundshme të ndërmarra ndaj noteres.
Ministria e Drejtësisë, në tejkalim të afatit 10-ditor për kthim përgjigje, nuk dha asnjë reagim ndaj interesimit të redaksisë së ?Boldnews.al?.
Përkundrazi, në kohën që redaksia priste përgjigje për, më së paku nisjen e verifikimeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për rastin ?Eva Blushi?, titullarja e institucionit, Etilda Gjonaj, shfaqet në televizionin ?Top Channel?, me drejtor të përgjithshëm Ben Blushin, për të sulmuar Presidentin Ilir Meta.
Tashmë, redaksia e ?Boldnews.al? është në pritje të ndërhyrjes së Komisionerit për Informim, me qëllim nxitjen e Ministrisë së Drejtësisë për të kthyer përgjigje.
Nga ana tjetër, një kërkesë e ngjashme i është drejtuar edhe Dhomës Kombëtare të Noterisë. Por, deri më tani, as kjo strukturë publike nuk ka kthyer asnjë përgjigje për pozitën e noteres Eva Blushi përballë ligjit.
Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se pasditen e sotme do të...
Qeveria Shqiptare vijon të ashpërsojë masat kundër përhapjes...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Zv.kryeministri Erion Braçe i ka drejtuar një apel të fortë ...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar një vi...
Presidenti Ilir Meta, ka rishpërndarë postimin e mjekut të n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjet...
Sot bëhen 12 vite nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humb...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se e ka marr serio...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka reaguar sërish në lidh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sërish në n...
Kryeministri Edu Rama deklaroi sot se duke nisur nga e marta...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në rrjetet sociale,...
Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë të ...
Është zbardhur Akti Normativ i qeverisë mbi masat e marra pë...
Nënkryetari PD-së, Edi Paloka, ka shpërthyer në akuza ndaj k...
Në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes e...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka denoncu...
Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ka dhënë një mesazh mb...
Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht nënkryetari i LSI-së...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...